Home | Society | Kriza e madhe e formalizimit të shoqërisë shqiptare

Kriza e madhe e formalizimit të shoqërisë shqiptare

image
Ne kemi krizë formalizimi, sepse kjo kohë ka ardhur sidomos me drejtësinë dhe...

 

 

      

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

Sigurisht që është një kohë e trazuar politikisht në Europë, e cila përbën dhe një rrezik jo të vogël për integrimin tonë në BE! Kriza e stërzgjatur e një prej miqve më të mëdhenj tanët në BE si Italia, ka ulur me sa mundet të ndikojë dhe lobingun e shteteve shumë të interesuara për Shqipërinë në BE. Shteti mik tjetër i madh i yni si Austria, po bën lobingun më të madh të mundshëm jo te vetëm partneri i madh europian si Gjermania, por dhe te vendet disi skeptikë për ne dhe euroskeptikë në minorancat e tyre të forta. Forcat nacional revanshiste anti euro dhe anti BE po luajnë gjithsesi fort në këto kohë të trazuara për boshtin e vërtetë perëndimor. Por, nga ana tjetër, në Ballkan përditë e më shumë është forcuar ndikimi politik, psikologjik, financiar dhe ekonomik i dy perandorive të lindjes si Rusia dhe Turqia, për zona influence të sotme me retro shikim, si pozita të dukshme të djeshme. Nuk mund të konsiderohen armiq të popullit si dikur, por janë fuqi të mëdha ekonomike për vendet gjithmonë të trazuara të Ballkanit, ku një vend të rëndësishëm luan dhe Shqipëria si qendra kryesore e 7 milionë shqiptarëve të shpërndarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi dhe Serbi. Kurse ne kemi krizën e madhe të formalizimit dhe po i bëjmë keq shumë vetes si shoqëri. Ne "nuk kemi" krizë kanabisi, sepse atë e kemi mbjellë dhe trafikuar gjithë kohën e demokracisë dhe pak a shumë dhe në diktaturë. Nuk kemi krizë thjesht drejtësie, sepse atë e kemi pasur keq si në diktaturë dhe demokraci. Ne nuk kemi krizë klase politike, sepse ajo ka qenë mizerje para diktaturës, në diktaturë dhe akoma më keq në medemek demokraci! Të jesh në krizë do të thotë të kesh qenë mirë dhe tani të jesh keq. Por ne kemi qenë dhe jemi për faqe të zezë dhe këtu nuk mund të flitet për krizë. Nuk duhet të na vonojnë së pranuari në BE, sepse ne jemi prej disa kohësh në krizë të thellë formalizimi. Të mirë të këqinj në diktaturë, por i jemi përshtatur asaj dhe kemi qenë të formalizuar nën regjimin kriminal, por me kuptimin se kemi zbatuar dhe kemi qenë me "letra në rregull" sipas diktaturës. Ajo që kanë kuptuar në Europë dhe SHBA-të është se shoqëria jonë dhe klasa politike e shqiptarëve është informale që nga maja deri te thembrat. Ne (shqiptarët ose shoqëria tyre sot) kemi sistemin më informal dhe të padrejtë ligjor. Janë ligjet dhe janë të pazbatueshëm ose nuk i zbaton kush. Sistemi fiskal në Shqipëri është krejtësisht akoma informal dhe vetëm tendenca për formalizim ka rritur pakënaqësinë në mënyrë drastike.

E para, se nuk janë mësuar prej kohësh të paguajnë dhe e dyta, se qeveritë anti popullore në Shqipëri kanë gjetur mënyrat e varfërimit të shoqërisë me marrëzitë e tyre fiskale dhe ekonomike. Sot, kur kërkohen rregullat dhe pagesat e fiskos, kjo shoqëri e mësuar të mos paguaj as ujra dhe as energji dhe as taksa, e as tarifa, nuk i del më të livadhisë dhe të bëjë qejf. Në komunizëm nuk paguante (shqiptari shoqëria shqiptare) medemek asnjë taksë dhe jetonte si "hangry" dhe sot nuk do t’i paguajë taksa shtetit dhe thotë se "jam "hangry". Është në mentalitetin e kësaj shoqërie dhe padyshim e nxitur dhe nga rrufjanët politikë, nga më të degraduarit politikisht dhe moralisht në kontinent që të jetojë si informale. Nuk formalizohemi në biznes dhe nuk jemi si shoqëritë e tjera në Europë që janë 4-10% mentalitet informal dhe abuziv, por lëvizim me të tillë marrëzi psikologjike shumica e shoqërisë te ne! Nuk formalizohemi nga korrupsioni në shëndetësi dhe arsim nga dikur të formalizuarit e shtetit dhe sot të degraduarit informalë të publikut dhe privatit. Një pjesë e degradit është dhe te ballafaqimi mes privatit dhe shtetit në të dy sektorët që janë pastaj për të vënë kujën, edhe pse në arsim është bërë një punë e madhe për ndalimin e universiteteve fantazma! Ne si shoqëri nuk duam të formalizohemi në administratë në saj të politikave partiake dhe të militantëve në punësim. Janë partitë kryesore në vend, që kanë çekuilibruar administratat përfundimisht duke larguar të aftit dhe vendosur militantët ose hajdutët e partisë. Nuk është më mirë dhe sot e kësaj dite! Ne nuk formalizohemi në Kuvendin e Shqipërisë, sepse aty kanë depërtuar forma dhe përmbajtje mashtrimi dhe imoraliteti politik. Kanë ndërhyrë njerëz të hurit Nga Ramazan SHERJA Është e para herë që opozita jonë nuk bëri zhurmë për numrin e pjesëmarrësve në protestë, pasi u pa nga të gjithë me zë e figurë se ishte shumë i paktë. Ka qenë gjithmonë si monitor i opozitës dhe pozitës së këtij vendi që efektin e një proteste e matnin jo me kauzën dhe motivin e saj, por me numrin e madh të protestuesve që merrnin pjesë në të. Sipas asaj logjike kush mbushte sheshet, pavarësisht se si, ai ishte fituesi i zgjedhjeve. Sidomos në fillimet e demokracisë, militantë e partiakë të sëmurë me kalem në dorë, regjistronin se sa njerëz nxirrte Berisha apo Nanoja në sheshe dhe shpreheshin: “Bo bo sa njerëz kishte, e mori këtë herë e sigurt pushtetin ky”!

Dhe atëhere realisht, fitorja e njërës apo tjetrës palë varej edhe nga numri i pjesëmarrësve në protesta, pasi njerëzit e ndrydhur nga diktatura, ishin turrur të gjithë pas demokracisë dhe pak shikonin e mendonin se cili ishte qëllimi njerëz apo tjetrës palë. Por edhe ky popull i vuajtur e i keqpërdorur erdhi duke u ndërgjegjësuar dhe sheshet tani i mbush vetëm për kauza të mëdha, i nxitur nga misione që vërtet i shërbejnë atij. Kush mendon se populli të ndjek verbërisht nëpër mitingje për karizma e skandale të sajuara, gabohet rëndë. Kështu ndodhi edhe me protestën e fundit të PD, e cila e reduktuar ndjeshëm në pjesëmarrës, më shumë qe për të keqen e vetë organizuesve të saj, se sa përcolli ndonjë mesash të madh në elektorat apo i solli ndonjë të mirë demokracisë. Nga kjo protestë, organizuesit opozitarë morën ca mësime të hidhura dhe u shfaqën edhe një herë lakuriq në sy të shqiptarëve, pavarësisht nga hipokrizia që u munduan t’i veshin asaj. Së pari: Më e rëndësishmja ishte se ata qindra vetë të mbledhur në bulevard, treguan se dhe litarit, vrasës dhe trafikantë duke prishur jo vetëm moralin e vendit të shenjtë, por dhe duke devijuar demokracinë dhe shkatërruar lirinë e shpërdoruar nga manjakë të fitimit me anën e politikës dhe shtetërimit të saj! Ne jemi informalë në kulturë, art e trashëgimi, duke mbushur këta sektorë të rëndësishëm me përkthyese, pastaxhinj e imoralë politikë, por dhe me të paaftë, femra përdredhëse dhe ndonjëra me zë burri, që edhe sikur mos ta kenë detyrë partie vjedhjen dhe harbutërinë me trashëgiminë e bëjnë vetë se aq dinë dhe aq rekorde e aftësi kanë. Informal me fasonerinë, informalë me call-center-a, informalë në dyqane dhe informalë në prona, troje dhe toka kudo. Po kaq informale, sa shpeshherë nuk e merr vesh "qeni të zotin". Informalë në ndërtime dhe informalë në tendera që do të thotë grabitës pa asnjë moral! Informalë në shkolla dhe çerdhe, por dhe bashki e administrata më poshtë.

Ne kemi krizë formalizimi, sepse kjo kohë ka ardhur sidomos me drejtësinë dhe reformën e saj. Pse ka dashur të jemi informalë si SB-ja dhe shumë të tjerë - kanë bërë parajsën e informalitetit në Shqipëri! Sot kur kudo po kërkohet formalizim kjo shoqëri vuan. Vuan, sepse nuk e di, nuk e njeh dhe akoma më shumë, nuk e pranon formalizimin. Po, dhe kjo krizë ka nevojë për BE-në që të zgjidhet. Përndryshe po vonuan akoma më keq se sa kaq, do të jetë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00