Home | Society | Dyndja e emigrantëve në Shqipëri, minë me sahat!

Dyndja e emigrantëve në Shqipëri, minë me sahat!

image José Malhoa
Ndërsa Shqipëria dhe Europa plaket e rrallohet, Afrika, Lindja e Mesme, janë bomba demografike. ..

 

 

 

 

Nga Ledian Droboniku

 

 

Për Shqipërinë hapet një tjetër kapitull i vështirë, ndoshta i fundit: DYNDJA E IMIGRANTËVE

 

Pse pritet të ndodhë kjo gjë:

 

1. Sepse dyndja drejt Evropës ka dekada që ndodh e pas bllokimit të Italisë, Shqipëri mbetet portë natyrore.

 

2. Ndërsa Shqipëria dhe Europa plaket e rrallohet, Afrika, Lindja e Mesme, janë bomba demografike. Vetëm Egjipti po kap 90 milionshin me 70% moshë të re. Pa folur për vendet afrikane e rritja e konflikteve kudo.

 

3. Modeli i ekonomisë neoliberiste, zbatuar në Europë dhe imponuar dhe Shqipërisë ka nevojë për “ushtri rezervë” punëtorësh. Ndryshe nga ekonomia #keynesiane, bazuar mbi kërkesën e brendshme, punësimin e plotë dhe rritjen e rrogave, #neoliberizmi bazohet mbi papunësi strukturale, uljen e rrogave, prodhimit, cilësisë dhe mos-shpërndarjes të të ardhurave kombëtare në favor të 1%shi.

 

Rritja e emigrantëve dhe ushtrive rezervë të papunësh anullon çdo luftë të punëtorëve për rritje rrogash dhe popullit për rritje të vendeve të punës.

 

4. Kasta shqiptare nuk ka ndër mend të ndryshojë modelin ekonomik, industrializojë vendin, rrisë punēsimin dhe rrogat.

Jo! Përbuzja e kastës dhe medias ndaj popullit shqiptar pse nuk punon me rroga skllavëruese po rri në kafe do kalojë në fazën 2: pasi varfëroi e largoi shqiptarët, tani vakumin do e mbushë me skllevër prej vërteti që duan veç të mbijetojnë me çdo lloj rroge.

 

5. Qarku mediatik e kleri i kastës do vijojë me propaganda “humaniste” duke na kujtuar se tani është radha jonë si të tjerët na pritën. Pra pasi na dëbuan nga vatrat, kasta na fton të pranojmë edhe këtë “sakrificë” të vogël.

 

6. Ajo çfarë quhet BE nuk është Europa dhe popujt evropianë, por një grup teknokratësh vegla të elitave financiare. Ndërtimi i BE sipas vizionit të Hayek e planit të Kalergie, është dhe spostimi dhe përzierja e popujve, ku askush mos të ndihet më në shpi të vet. Pa rrënjë e identitet kjo rracë e re, nuk mund të pretendojë të drejta apo organizohet kundër elitave.

 

7. Duket si makth por po ndodh frikshëm dhe nuk është më tezë komplotiste, por realitet mbështetur në shifra. Ashtu si është realitet dhe Rezistenca ndaj këtyre planeve antinjerëzore. Marrja e pozicioneve politike të qarta prej Anglisë, Italisë, Polonisë, Hungarisë, po zgjerohet në Francë e Gjermani, po çon në përballjen e këtyre dy vizioneve antagoniste.

 

8. Qarku mediatik shqiptar njēsoj ai ai main stream evropian, kleri intelektual (1400 intelektualë, docentë, gazetarë, politikanë shqiptarë kanë dalë nga radhët e Soros) do prodhojnë një tjetër realitet, por nuk do fshehin dot evidencat.

 

9. Duke nisur aty, mund të organizojmë një mbrojtje efikase ndaj kësaj katastrofe kombëtare. Kush mundet të zgjojë shokun e kë të mundet. Kjo nuk është loja e radhës, por pushtimi i vendit. Brenda disa vitesh kjo hordhi merr të drejta të plota duke mbështetur kastën ndaj atyre pak shqiptarëve fëmij e pleq që do mbesin.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00