Kujdes të dhënat personale !
Shiru Cafe në Providence( Nju Jork) u kërkon studentëve t’u japin atyre të dhënat personale elektronike në vend të pagesës për një kafe...
Shiru Cafe në Providence, pranë Nju Jork u kërkon studentëve t’u japin atyre të dhënat personale elektronike në vend të pagesës për një kafe, një sinjal që përshkruhet si një inovacion biznesi tashmë i normalizuar.
Nuk kemi nevojë për shumë tregues që të kuptojmë se jetojmë në një ferr të kapitalizmit të vonshëm ku paguhen qindra dollarë për një lëng ose gjurmimin e minoreneve online nën maskën e lojrave zbavitëse. Këto janë prova të dhimbshme të përzierjes së teknologjisë me të dhënat dhe profilizimet personale që po e bëjnë jetën moderne më distopike dita ditës.
Kjo nuk ilustrohet askund më shumë sesa në Shiru Cafe, në Providence, të Rhode Island, e krijuar vetëm për studentë dhe staf të Broën University të cilëve nuk u kërkohet të paguajnë për kafet.
Megjithëse mund të tingëllojë si një sjellje e bukur altruiste për studentët e lodhur nga puna kërkimore, sigurisht që ka një kleçkë djallëzore. Në këmbim të kafes atyre u kërkohet të dorëzojnë të dhënat personale të aktivitetit online dhe interesat e tyre personale. Pas marrjes së të dhënave studentët duhet të lejojnë që sponsorë të ndryshëm të mund të kontaktojnë me ta me telefon ose email për t’u dërguar reklama të ndryshme bazuar në preferencat e tyre.
Bari gjithashtu i premton studentëve të rrisë shanset e tyre të karrierës me seminare rekrutimi me kompani të ndryshme si JP Morgan e Microsoft brenda dyqanit.
Shiru ka njoftuar gjithashtu planet për zgjerimin e tij në universitete të tjera në SHBA si Harvard, Yale, e Princeton. Dhe megjithse është vetëm një kompani kafenesh, lehtësia me të cilën njerëzit pranojnë të japin profilet e tyre sugjeron se këto pagesa me të dhënat personale shpejt do të përhapen nga jeta virtuale në atë reale. /(New Statesman)
Comments (0 posted)
Post your comment