Home | Society | Gjermania kërkon 10 milion punëtorë

Gjermania kërkon 10 milion punëtorë

image
Deri në vitin 2030 në Gjermani do të duhen rreth 10 milionë punëtorë...

 

 

 

 

 

Sipas Institutit për Hulumtimin e Tregut të Punës (IAB), në tremujorin e tretë të këtij vitit në Gjermani është regjistruar mungesa e madhe e fuqisë punëtore edhe pse janë hapur 1,2 milionë vende të lira pune.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vendeve të punës ku mungon fuqia punëtore është rritur për 140 mijë”, thuhet në komunikatën e IAB-së që vepron në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Punësimit në Nuremberg.

 

“Rritja më e madhe e kërkesës së fuqisë punëtore është rritur në industrinë e prodhimit, ndërsa kërkesat në sektorin e shërbimeve me mbi 600 mijë vende të hapura të punës vazhdon të jetë shumë më e lartë”, ka deklaruar Alexander Kubi nga IAB.

 

Në industrinë e ndërtimit u hapën 108,000 vende pune dhe 87,000 në sektorin e logjistikës (transport dhe magazina). Në ndërtimtari janë hapur 108 mijë vende punë, kurse në sektorin e logjistikës (transport dhe magazina) 87 mijë.

 

Numri më i madh i vendeve të punës ka të bëjë me arsimin e mesëm dhe të lartë (60.8 për qind), më pas personat pa kualifikim (22 për qind) dhe në fund personat me arsim universitar (17 për qind).

 

Për vite të tëra tregu gjerman i punës është goditur nga mungesa e fuqisë punëtore, ku numri i pensionistëve është duke u rritur çdo herë e më shumë.

Gjermania është në kërkim të fuqisë punëtore dhe nuk është i paktë numri i personave që kërkohen për punë’.

 

Deri në vitin 2030 në Gjermani do të duhen rreth 10 milionë punëtorë, për shkak të ndryshimeve demografie.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00