" Medinvest ", shpresa e të rinjve në Medvegjë
''Medinvest'' është fabrikë çorapesh e hapur nga biznesmeni M. Salihu në komunën e Medvegjës...
''Medinvest'' është fabrikë çorapesh e hapur nga biznesmeni Muharrem Salihu në komunën e Medvegjës...
Komuna e Medvegjës një tokë e shqiptarëve e lokalizuar në jugun e Serbisë me një sipërfaqe prej 524 km2 në një terren gjeografik e kufizuar në perëndim me Kosovën në lindje me Bullgarinë dhe në jug më Maqedoninë ka përjetuar zbrazjen e popullsisë në një masë të madhe e veçanërisht atë shqiptare kjo përshkak të mungesës së perspektivës dhe mos zhvillimit ekonomik të vendit.
Por duket që kjo gjë tashmë do të ndryshoj falë biznesmenit shqiptar, i cili punon në Itali, por i lindur në fshatin Tupallë të Medvegjës.
Është fjala për investitorin Muharrem Salihu, i cili po zhvillon një betejë kundër boshatisjes së vendlinjdes së tij nga të rinjtë e zhgënjyer nga politika vendore duke i punësuar në fabrikën ‘’Medinvest’’.
Sa i përket kuadrove të punësimit Z.Salihu thotë që ky biznes nuk është se kërkon kuadro profesionale për shkak se të rinjtë mund të aftësohen gjatë praktikës.
Praktika ëshët e bazuar në atë që nga 30 të rinj praktikohen për një ose dy muaj dhe më vonë vazhdojnë me punësim të rregullt ku kapaciteti fabrikës është deri në 600 punëtorë.
Sa i përket eksportit Z.Salihu tha që ky biznes nuk është i bazuar nga politikat rajonale përshkak se tregu është i siguruar për në Amerikën Latine dhe shtetet Skandinave.
Duke qenë se jemi në fund të vitit, në prag të festave dhe nga viti i ardhshëm besojmë se do të plotësojmë 40% të kapaciteti të fabrikës , që është 600 punëtorë.
Jasmina Gjorgjeviq dhe Teuta Syla janë dy praktikante në ''Medinvest'' të cilat janë mjaft të kënaqura me investitorin dhe me punën që bëjnë.
Përveç asaj që ‘’Medinvest’’ po i ofron shpresë të rinjve nga komuna e Medvegjës porosia e Z.Salihu ështe që edhe të rinjtë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit të punësohen në këtë fabrikë./ rtvaldi.com
Comments (0 posted)
Post your comment