Home | Society | Vrasësi Siberian i epokës moderne

Vrasësi Siberian i epokës moderne

image
Mikhail Popkov, 53 vjeç, vrau 55 gra dhe një polic afër...

 

 

Policit siberian, i njohur si vrasësi më i madh serial i Rusisë i epokës moderne, i është dhënë dënimi i dytë i përjetshëm. Mikhail Popkov, 53 vjeç, vrau 55 gra dhe një polic afër Irkutskut midis viteve 1992 dhe 2007 dhe tashmë ai është në burg për 22 vrasje të tjera. Femrat që Peskov ka vrarë ishin viktima të cilave u kishte ofruar udhëtim me veturën e tij netëve të vona.Të paktën 10 prej tyre janë përdhunuar fillimisht dhe më pas janë vrarë. Në tri raste ai i kishte kryer krimet gjatë detyrës, me veturën e policisë. Popkov u kap në 2012 pasi përmes ADN-së ku u identifikua vetura e tij, shkruan BBC.

 

Viktimat ishin të gjitha femrat midis moshës 16 dhe 40 vjeç, ndërsa vetëm një prej tyre ishte mashkull, polic. Vrasjet ndodhën midis viteve 1992 dhe 2007. Popkov i kishte vrarë viktimat rreth qytetit të Angarsk, pranë Irkutskit, me sëpatë dhe çekiç, ndërsa trupat e tyre i kishte hedhur në pyje, në rrugë dhe në një varrezë lokale.

 

Numri i të vdekurve tejkalon 48 të vrarët nga “vrasësi i shahut” Alexander Pichushkin dhe 52 të vrarët nga Andrei Chikatilo gjatë epokës sovjetike. Popkov ka deklaruar se qëllimi i vrasjeve ishte “pastrimi” i Angarskut nga gratë imorale, por se kjo ishte një e pavërtetë, ngase ai i kishte joshur të gjitha llojet e grave me veturën e tij.

 

Shenjat e gomave nga vetura Niva e Popkov u gjetën pranë disa prej trupave, të cilat çuan policinë të kontrollonte të gjithë pronarët e atij lloji Niva në Angarsk.ADN-ja e pronarëve u kontrollua kundër ADN-së që u gjet mbi viktimat, dhe kjo i mundësoi policisë të identifikojë Popkovin.Ai u arrestua në rrugë për në Vladivostok, në lindjen e largët, ku ai kishte shkuar për të blerë një makinë të re. Ai më vonë rrëfeu 20 vrasje. Viktima e tij më e re ishte një vajzë 15 vjeçare.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0