Home | Society | Diplomat false dhe investimet fetare

Diplomat false dhe investimet fetare

image
" Feja e shqiptarit është Shqiptaria ."

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

Frytet që i mbjellim sot i korrim nesër e më së largu pasnesër. Analfabetët që kanë diplomuar dje dhe sot, nesër dhe pasnesër do të jenë bartës të funksioneve më të rëndësishme shtetërore, politike, ekonomike, sociale, kulturore, shëndetësore, shkencore, akademike dhe edukative.

 

Njerëzit që janë edukuar dje dhe sot në xhamitë e bastarduara nga ideologjitë ekstreme do të jenë nesër ose pasnesër bartës të funksioneve më të rëndësishme edukative dhe fetare.

 

Se sa janë të dëmshëm analfabetët e diplomuar e kemi përjetuar në lëkurën tonë që dy dekada. Fjala është për shkollarët e odave dhe bodrumeve të cilët s'kanë faj, sepse të tilla ishin rrethanat shoqërore, politike dhe historike, ngaqë jetonim në robëri.

 

Mirëpo të pajtohesh sot në Kosovën e lirë pa u turpëruar fare me këto anomali është thjeshtë çmenduri.

 

Kur po i ndi disa miqë duke më kritikuar pse jam kaq vigjilent ndaj rrezikut prej ekstremizmit fetar, po m'hidhet me j'u thënë shkoni kullotni në vend të lopëve bar, sepse nuk jeni duke e vërejtur që Serbia po e shndërron Kosovën në Kandahar.

 

Këta njerëz nuk kanë fare ide se sa rrezikohet kombi dhe shteti nëse e lejojmë Serbinë që t'i realizoj planet e saja shoviniste në bashkpunim me Rusinë, Turqinë dhe disa shtete arabe.

 

Qëllimi i Serbisë është që Kosova të shndërrohet në Kandahar dhe të diskreditohet aq shumë para bashkësisë ndërkombëtare, sa që të braktisët edhe nga aleatët e saj më të ngushtë të cilët i ndihmuan që të bëhet shtet dhe pa të cilët nuk mund të ekzistojë.

 

Nëse e gëlltisim këtë grep me karotë, atëherë jemi më të vërtetë populli më naiv në botë.

 

Një sqarim : Shumë shqiptarë ia lënë fajin kushteve të rënda ekonomike dhe sociale si dhe kaosit politik për lulëzimin e ekstremizmit fetar.

 

Natyrisht që rrethanat e tilla janë tokë pjellore për lulëzimin e të gjitha formave të ekstremizmit, por ne probleme ekonomike dhe sociale kemi patur gjithmonë e bile edhe robëri.

 

Mirëpo ekstremizem fetar nuk kemi lejuar kurrë, përkundrazi neve na ka karaterizuar tradicionalisht një tolerancë aq madhështore ndërnjerëzore dhe ndërfetare sa që moton ''Feja e shqiptarit është Shqiptaria '' e kemi jetësuar në mënyrë shumë të natyrshme në jetën e përditshme.

 

Prandaj jo rastësisht motoja ''Feja e shqiptarit është Shqiptaria" ka qenë elementi kyç që e ka ruajtur rrënjën dhe trungun tonë kombëtar nga bastardimi dhe asimilimi.

 

Shtrohet pyetja pse e ka ndryshuar Serbia taktikën e veprimit armiqësor dhe pse e ka zgjedhur pikërisht këtë formë kaq të rafinuar për të na dëmtuar?

 

Përgjigja është shumë e thjeshtë : ngaqë nuk është prezente me ushtri dhe polici në Kosovë për t'a kontrolluar tërësisht situatën, prandaj e ka zgjedhur llumin e popullit shqiptar për t'a përdorur si dorë të saj të zgjatur.

 

Serbia këta njerëz i ka paguar me para të majme nga fondet speciale të Ambasadave të shteteve të lartpërmendura armike, për çka ekzistojnë disa dokumente të faktuara saktësisht nga shërbimet e besueshme sekrete të shteteve mike që e vërtetojnë shumë qartë këtë teori.

 

A kaq vështirë është për t'a kuptuar se sa bëjnë 2 + 2 ?

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0