Home | Society | "Doktorët" e Kuvendit, si njerëzit e "dialogut" në Shqipëri!

"Doktorët" e Kuvendit, si njerëzit e "dialogut" në Shqipëri!

image
... është e çuditshme që "Doktorët e Kuvendit" largohen kaq pak nga Shqipëria!

  

Nga Besi Bekteshi

 

 

Erdhën pra një pjesë e "doktorëve" të Kuvendit të Shqipërisë, që kishin munguar dhe ishin betuar për të mos u kthyer me Ramën aty! Ka plot me tituj doktorë në atë tufë deputetësh, të cilët gjejnë ulur në karrige dhe një sasi tjetër impresionante "doktorësh" në shumë e shumë fusha të shkencës dhe politikës! 60% e Kuvendit të Shqipërisë është me "doktorë" të tillë, të cilët janë dhe "baballarët dhe nënallarët" e kombit, apo shtetit shqiptar, në kohën e sotme! Janë të kopsitur, të veshur dhe të parfumuar më së miri dhe jashtëzakonisht në kohë, sepse padyshim "sovrani popull" ka menduar për beneficet e tyre! Kjo gjë sepse ka menduar "sovrani popull"!? Në fakt është një ezufemizëm imi, sepse askush nuk ka çarë tra..in ta pyesë popullin për beneficet e njerëzve që janë "doktorë" të Kuvendit të Shqipërisë! Rama ishte shumë i mërzitur nga "batutat" e studentëve pa edukatë në "dialogun" absolutisht pa asnjë produkt që po bën me to, pa asnjë parim që ndjek fjalën "jam dakord me ju"! Rama sigurisht që është dakord me ta, por sqaron se nuk është dakord aspak se si i kërkojnë ato gjërat - e kryera! E ky është thelbi dialogut të tij me 20 vjeçarë që e kundërshtojnë nganjëherë ashpër dhe që ai pastaj i etiketon si LRI-sta, FRPD-ista, Koçokodhim -ista kur është i qartë se Fresh-istat ja mbushin sallën kudo plot ku ai shkon! Po po, që me të tilla sigla dhe forume kanë mbushur Universitetet në mënyrë të turpshme si organizata partie! Kudo organizime politike të rinjsh në shkolla dhe universitete më keq se kur ishte BRPSH në kohë të PPSH-së! Super ideologjizim atëhere, super politizim sot! E kishte marrë malli (Ramën) për Lulzimin dhe "doktorët" e tij në Kuvend, të cilët erdhën "për studentët"! Po pra dhe mbasi dëgjuan një "doktoraturë fjale" nga trimi i madh i fjalëve në delir si Lulzimi, i cili në podium si dikur bolshevikët shau dhe anatemoi të gjithë aty (menshevikët) deri sa erdhi skenari me vezë mbas ironive të Ramës me Bashën në minutat që i falte! Pastaj vezë dhe sharje e britma doktorët e Lulzimit" mbajtje e toruas nga doktorët e Ramës dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë që thoshte "lëroe" sallën, se ka vendim të "byrosë së partisë" të mos vish dhjetë ditë në kuvend?! Këta janë njerëzit e dialogut dhe ligjeve në Shqipëri! Erdhën demokratët paturpësisht për të mbajtur pagat dhe filluar skenat idiote të luftës medemek politike! Si ka mundësi që vazhdojnë kështu, si ka mundësi që nuk mendojnë se e ka marrë vesh, i madh e i vogël se janë në shërbim të përfitimeve të tyre dhe shumicës parlamentare, duke lënë vendin pa alternativë politike! Duke mbushur ekranet dhe FB me terminologjinë e tyre, sa të shpifur me fjalë banale dhe aq me urrejtjen e rrejshme që kanë për Ramën dhe maxhorancën! "U kthyen doktorkratët" në kuvend, për të sharë Ramën, por edhe për të sabotuar studentët, për të prishur kauza, për të sabotuar me qëllim rregullore dhe ligje me qëllim agjendën e tyre të mpleksjes së një të vërtete me disa gënjeshtra dhe futjen në furrë për të pjekur një mish-mash si "politikë" banale perverse dhe në fund anti demokraci në Shqipëri! Kush dreqin nuk e kupton se luajnë keq rolin që kanë marrë përsipër për të mos pasur opozitë normale dhe të besueshme Shqipëria!? "Doktorët" e qartë të PD-së, po luajnë fare keq pjesën e tyre në politikë. Ata po bëjnë pjesën më të dobët morale dhe politike prej 28 vitesh në këtë vend! Vijnë të sigurojnë paratë në kuvend dhe bëjnë "të fortin" për të prishur kauza dhe për të prishur alternativë duke u marrë gjithmonë me zënkën, përleshjen, sharjen dhe fyerjen! Prej tyre nuk dëgjon qoftë një herë të vetme si shpëton ky vend, kush është rruga, kush janë mjetet, kush është objektivi, kush janë njerëzit, kush është risia, kush janë momentet dhe raporti ndërkombëtar për alternativën e tyre! Nuk e dëgjon se nuk kanë këtë detyrë në fakt! Kanë marrë detyrë tjetër! Atë për të lënë vendin pa opozitë! Opozita e tyre është akuza në sharje dhe fyerje dhe jo konstruktiviteti përballë njerëzve! Mbas çdo akuze duhet të ketë një strategji dhe mënyrë si dilet nga kjo gjendje anormale prej disa kohëve në vend! Jo - sa vijnë, krijojnë skenën e dashur për to e cila është tashmë një përsëritje e mërzitshme dhe abuzive për shumë e shumë njerëz që shikojnë dhe kuptojnë!

 

E sigurisht Rama gëzohet, rritet në besim dhe në krenari, për një alternativë të tillë politike përballë tij! Kur duhet të ndodhë e kundërta dhe që duhet të turpërohet akoma më shumë për kohën ku bëhet një politikë e tillë maxhorance dhe një destruktivitet i tillë politik në mungesë alternative nga e ashtuquajtura opozitë! Ku i madh e i vogël ka kuptuar se ky shërbim që i bëhet maxhorancës është i pamerituar për shqiptarët! Ju bën keq atyre! Po, me anën e "doktorëve" dhe dialogut të tyre në Kuvendin e Shqipërisë! Këtu do të bazohet e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e rinisë, e ardhmja e shoqërisë shqiptare!?

 

Nga ato në krye të politikës të Kuvendit dhe të "doktorëve të kuvendit" është e çuditshme që ikin kaq pak nga Shqipëria! Teorikisht duhet të iknin shumë më shumë! Por ndoshta disa nuk duan të humbin fundin e tyre në këtë skenë tragjike në teatrin e madh politiko-korruptiv të Shqipërisë! Po, ndoshta mendojnë se mbase SPAK dhe BKH do të bëjnë diçka për fundin e tyre! Mbase këtë gjë presin dhe po nuk ndodhi, rrugën sërish lirë e kanë! 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00