Home | Society | Eshtrat midis diktaturës dhe demokracisë

Eshtrat midis diktaturës dhe demokracisë

image
Por ama eshtrat qëndrojnë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot e kësaj dite... midis diktaturës dhe demokracisë.

    

 


Nga Besi Bekteshi


Në ditët e sotme është sqaruar... megjithëse në fillimet e saj, edhe “legjenda” e vrasjeve dhe varrosjeve në Dajt, të “armiqve” të regjimit komunist. Këmbëngulja e individëve për të gjetur eshtrat e njerëzve të dashur, tregon se në këto 20 vite, qeverisjet nuk kanë bërë sa duhet dhe akoma më tepër “lufta politike” tepër e rëndë, ka sjellë vonesën për t’u bërë edhe ne, pjesë e dënimit dhe transparencës së krimeve dhe rehabilitimit të përgjithshëm të fatkeqëve që kaluan kalvarin e këtij krimi diktatorial. Një individ ka kërkuar eshtrat e babait të pushkatuar dhe ka ngritur një sistem verifikimi dhe hetimi për të gjetur babain që ta varrosë si njerëzit normalë... një individ!! Në të vërtetë nga copat e agjencive mësohet se ka disa muaj që vizitohet edhe Dajti dhe Linza... që edhe dikur ishin vendet ku përfliteshin pushkatimet... deri në vitet e fundit. Sot kanë dalë 13 skelete që kanë pasur nga një plumb mbas koke dhe ka filluar ekzaminimi i specializuar... por...!?

Por jemi në vitin 2010 dhe jemi mbas dy apo më shumë tentativash për një ligj që zbardh dhe krijon mundësinë e pastrimit nga krimet e komunizmit... jemi mbas tentativës së fundit për Lustracionin... që Gjykata Kushtetuese nuk e miratoi. Jemi mbas kaq shumë vitesh lufte politike të ashpër, që si gjithmonë e ka origjinën jo shumë larg eshtrave dhe pastrimit ideologjik të shoqërisë dhe politikës tonë. Një nga problemet që qëndron mbi shumë e shumë të pushkatuar nga regjimi që mendohet të jenë mbi 6 mijë njerëz, është se akoma nuk kemi një sistem të kërkimit të varreve të atyre që nuk ju dihen. Sot në një moment të tillë ku gjendet një varr masiv... Berisha në fakt ka vendosur të ketë një “task force” për gjetjen e eshtrave dhe ky është një moment për t’ pritur mirë dhe krijuar bindjen se tashmë do të ketë përgjigje reale. Po kështu edhe propozimi-ligj i tij për “Institutin e Kujtesës Kombëtare”... dhe pagesën e njerëzve që demonstrojnë vendet apo japin indikacionet e vërteta, për varret. Ka shumë të ditur të vrarë nga regjimi deri në ditët e fundit të tij, por ka edhe të humbur të shumtë... që nuk dihet se ku janë... e kjo hyn në problemet e pastrimit të shoqërisë shqiptare.

Natyrisht, Berisha ka përmendur edhe një fakt të biseduar edhe më përpara për vrasje të viteve ‘90... ambasadat... kufijtë... dhe të tjera si këto, dhe patjetër që për të sqaruar shumë krime duhen institucionet. Por, në këtë drejtim, klasa politike... një pjesë... dhe sidomos nga e majta, janë një pengesë e madhe, sepse në saj të demokracisë dhe duke e përdorur atë... mundohen të vonojnë në pamundësi të shuajnë fare, kthimin e memories kolektive dhe shëmtirës me pushkatime dhe zhdukje. Problemi qëndron në dëshmitarët dhe pjesëmarrësit direkt dhe indirekt në politikë sot, dhe që kanë qenë pjesëmarrës direkt dhe indirekt në politikë dje...!! Por ama eshtrat qëndrojnë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot e kësaj dite... midis diktaturës dhe demokracisë. Qëndrojnë fort, sepse nuk jemi pastruar, duke përdorur edhe sot, një luftë të pa principtë... që dikush e di për “luftën finale”dhe që nuk do të pranojë, që fajet e bëra dikur të dalin në shesh jo për dënim penal, se sa për dënim, që një shoqëri i bën diktaturës dhe bëmave të saj. Është shumë kollaj të mos japësh “vizë” për Lustracion... tani që shqiptarëve po ju hiqet viza edhe nga pasaporta, por ama është shumë zor të pranojmë se jemi një shoqëri që duam bashkërisht të shërohemi nga e keqa e madhe, që kemi kaluar për gati 50 vite.

Eshtrat janë një diçka që na bashkon me diktaturën dhe kjo është e pafalshme për shoqëritë e qytetëruara. Ky është një problem i yni dhe nuk ka shumë nevojë të justifikohet me detyrat që kemi normalisht nga ndërkombëtarët dhe institucionet që aderojmë. Kthimi i shoqërisë nga ajo post komuniste në demokratike... nuk i do eshtrat pa emra dhe nuk e do njollën e këtij krimi te të gjithë, sepse kjo do të ishte pastaj, një përzierje midis viktimave dhe atyre që krijuan viktima. Eshtrat pastaj duhet të jenë edhe momenti i ndarjes me praktikat e fshehjes së realitetit dhe paligjshmërisë kolektive, antihumanen, që akoma na bën të vuajmë. Jemi të fundit në Europë që nuk kemi ligjet dhe institucionet e një kujtese që shërbejnë për të drejtuar shikimin pa “qorrllëkun” që dikur impononte diktatura. Patjetër një pastrim i tillë... do të largonte të fundit “mohikanë” të komunizmit që kanë qenë pjesë vepruese në diktaturë dhe disa prej tyre o vetë, ose me anën fëmijët e tyre, shesin akoma pallavra dhe mënd... viktimave. Dajti në Tiranë, Mali me Gropa,  Zalli i Kirit... në Shkodër, por edhe disa vende të tjera në Shqipëri... janë një akuzë e madhe për këto vite demokraci, që arrin të shpojë veshët e njerëzve të pa ndershëm, por që nuk arrin të sensibilizojë njëtrajtshmërisht klasën politike... sidomos atë majtas. Për më tepër... kriminelëve që pushkatuan politikisht ju bëhen reportazhe, histori “prekëse” nga shumë testata gazetarie si në gazeta dhe televizione, për më tepër se individë që janë drejtpërdrejt me vendim marrjen në krim... kapardisen si njerëz të ligjit dhe të drejtësisë, për më tepër se po riciklohet shumë nga e majta, një gjeneratë bijsh që gëzuan dhe morën privilegjet e diktaturës, duke qenë normalisht një elitë... komuniste që nuk ka kërkuar asnjëherë falje.

E kanë vonuar deri më tani... pastrimin kolektiv... por tashmë kjo gjë nuk duhet lejuar.
Demokracia nuk hakmerret, nuk vret, nuk tmerrohet dhe nuk ka frikë... por ajo gjithashtu... nuk duhet të harrojë se ka eshtrat në mes... që e lidhin me diktaturën. Në këtë mes... ata që kanë pasuar diktaturën dhe pinjollët e tyre... këtë duan... të njollosin edhe demokracinë me krimin e kohës së tyre të lumtur dhe të “begatë”.... po të begatë me krim dhe që si produkt kanë eshtrat që sot gjenden në gropa. Ekzekutivi i sotëm dhe sidomos maxhoranca kanë të gjitha mjetet që edhe pa pasuesit e diktaturës që pengojnë... të krijojnë shtratin ligjor dhe institucionet që japin përgjigje dhe gjejnë krimin e viktimat e saj. I kanë mundësitë, dhe pinjollët apo edhe mbeturinat... nuk mund të pengojnë.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00