Home | Society | A mund ta “blejë” inteligjenca lumturinë?

A mund ta “blejë” inteligjenca lumturinë?

image
Inteligjenca ka rëndësi për një jetë të përmbushur, për një numër arsyesh...

 

 

Nga Scott Barry Kaufman

 

 

Në esenë e tij klasike të vitit 1923, “Inteligjenca si e provojnë testet”, Edvin Boring shkroi se “inteligjenca është ajo që provojnë testet”. Pasi gati një shekulli kërkimesh, ne e dimë se ky përkufizim është tepër i ngushtë. Për sa kohë që një test është mjaft kompleks nga pikëpamja konjitive, dhe kalon në përmbajtje të ndryshme, ju mund të merrni një panoramë të përafërt të aftësisë njohëse të përgjithshme të një personi – dhe aftësia e përgjithshme njohëse, parashikon një gamë të gjerë rezultatesh të rëndësishme në jetë, duke përfshirë arritjet akademike, performancën profesionale , shëndetin dhe jetëgjatësinë .

 

Po ç’mund të themi për lumturinë? Studimet e mëhershme, kanë qenë të përziera në lidhje me këtë, me disa studime që nuk tregojnë asnjë lidhje midis IQ (koefiçentit të inteligjencës) individuale dhe lumturisë, dhe me studime të tjera që tregojnë se njerëzit me IQ më të ulët, raportojnë nivele më të ulëta të lumturisë, krahasuar me ata që kanë IQ më të lartë.

 

Megjithatë, në një studim, pakënaqësia e atyre me një IQ më të ulët u zvogëlua me 50 përqind pasi u morën parasysh të ardhurat, dhe çështjet e shëndetit mendor. Autorët arritën në përfundimin se “ndërhyrjet që synojnë variabla të modifikueshëm, si të ardhurat (p.sh përmes rritjes së nivelit arsimor dhe mundësive të punësimit) dhe simptomat neurotike (p.sh përmes zbulimit më të mirë të problemeve të shëndetit mendor), mund të përmirësojnë nivelet e lumturisë në grupet më të ulëta të inteligjencës”.

 

Megjithatë, një nga kufizimet kryesore të këtyre studimeve të mëparshme, është se ata të gjithë mbështeten në një masë të vetme të lumturisë, veçanërisht në kënaqësinë e jetës. Studjuesit e ditëve të sotme, kanë tani masa për të vlerësuar një grupim shumë më të gjerë treguesish të mirëqenies, duke përfshirë autonominë, rritjen personale, marrëdhëniet pozitive, vetë-pranimin, zotërimin, qëllimin dhe kuptimin në jetë.

 

Në një studim të ri, Ana Dimitrijeviç dhe kolegët e saj, u përpoqën të vlerësojnë marrëdhënien midis treguesve të shumëfishtë të inteligjencës, dhe treguesve të shumëfishtë të mirëqenies. Ata u mbështetën në përkufizimin e mëposhtëm të inteligjencës:”Aftësia për të kuptuar idetë komplekse, për t’u përshtatur në mënyrë efektive me mjedisin, për të mësuar nga përvoja, për t’u angazhuar në forma të ndryshme të arsyetimit, dhe për të kapërcyer pengesat duke menduar”.

 

Ky përkufizim, mbulon disa nga konceptet më specifike të inteligjencës, siç është ajo emocionale. Hulumtuesit administruan një bateri masash të inteligjencës dhe mirëqenies për 288 të rritur të punësuar në departamente të ndryshme të një kompanie të madhe të prodhimit të qumështit në Beograd. Dhe çfarë gjetën? Ata zbuluan se si IQ ashtu edhe inteligjenca  emocionale, ishin të lidhura në mënyrë të pavarur me mirëqenien.

 

IQ ishte pozitivisht e ndërlidhur me marrëdhëniet personale, vetë-pranimin, rritjen personale, zotërimin dhe qëllimin në jetë. Teksa inteligjenca emocionale, ishte e ndërlidhur me të njëjtin burim, ajo ishte gjithashtu e lidhur edhe me një ndjenjë të autonomisë në jetë.

 

Ndërkohë, sapo merrej parasysh statusi socio-ekonomik, nuk kishte asnjë lidhje midis IQ dhe mirëqenies. Sipas studiuesve, kjo sugjeron se IQ çon “në një kënaqësi më të madhe me veten dhe jetën, duke bërë të mundur fitimin e një statusi social, dhe mjetet financiare që sigurojnë mundësi më të mira dhe cilësi të jetës.

 

Kjo sugjeron se shkalla në të cilën IQ lidhet me lumturinë, varet në një masë të madhe nga mundësitë (p.sh financiare, edukative) që keni për të shfrytëzuar IQ-në tuaj. Po në lidhje me inteligjencën emocionale? Testet e inteligjencës emocionale, që ishin më të parashikueshme për mirëqenien, ishin dy degët më të larta dhe më strategjike – Kuptimi dhe Menaxhimi i Emocioneve.

 

Ata që arrijnë rezultatet më të larta në këto aspekte të inteligjencës emocionale, janë më të aftë të kuptojë sinjalet emocionale që vijnë nga të tjerët, dhe të rregullojë dhe menaxhojë emocionet e tyre dhe të tjerëve, në mënyrë që të avancojë synimet personale dhe shoqërore të tyre dhe të tjerëve.

 

Ky zbulim sugjeron se inteligjenca emocionale – veçanërisht aftësia për të menaxhuar emocionet e veta, drejt arritjes optimale të qëllimeve personale – është një formë e inteligjencës, që mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë një jetë më të përmbushur, pavarësisht nga rrethanat e tyre ekonomike.

 

Inteligjenca ka rëndësi për një jetë të përmbushur, për një numër arsyesh. Pasi, një IQ më e lartë, është një “derë”  drejt një arsimimi më të mirë. Ata me rezultate më të larta të IQ, kanë shumë më shumë gjasa të arrijnë rezultate të mira në testet e standardizuara, dhe performanca akademike është shpesh pengesa e parë e nevojshme, për të vazhduar ngjitjen në shkallaren e mundësive profesionale.

/ ScientificAmerican / Bota.al

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0