Home | Society | Përplasje hajdutësh dhe populli në mes

Përplasje hajdutësh dhe populli në mes

image
Flasin për luftë kundër korrupsionit, por ata, janë vetë hajdutët, të ndarë në çeta.

 

 

 

Getoja Shqipëri, me politikë vemje e me popull kavje, që vazhdon lejon bandat PS, PD, LSI të eksperimentojnë, të cilat prej 27 vitesh, kanë shkaktuar qëllimisht e po përdorin, varfërinë ekstreme dhe pushtetin që ndajnë e ndërrojnë në çdo 4 vite, duke vazhduar sundimin dhe pasurimin e tyre, ndërsa shqiptarët masakrohen e vriten barbarisht si turma gladiatorësh skllevër, në sheshet që 4 “familjet mbretërore”, i kthejnë në arena përleshjesh argëtuese mes të varfërve të vjedhur

 

Tirana është mbushur plot, nga njerëz që kërkojnë punë, që kërkojnë drejtësi, ndërsa Vlora po mbushet plot, nga “ushtria e gazermës” shtëtërore, me punonjës e familjarë të tyre, që kanë frikë se humbasin punën, bukën e mini-privilegjet.

 

Në Vlorë, po manifeston kryeministri Rama dhe pushteti, në Tiranë po protestojnë berishët, metajt, bashët, kryemadhët dhe opozitarët, njëra palë për të mbajtur pushtetin që po e shijon, ndërsa pala tjetër, për të rrëmbyer pushtetin e humbur, që ia di shijen.

 

Në mes “paradës” qeveritare në Vlorë dhe babëzisë së opozitës në Tiranë, pra, mes dy bandave hajdute, qëndron i vjedhuri, populli që prej 27 vitesh, po vuan këtë ndeshje “keçi” mes palëve politike, të cilat, pasi e nxjerrin në sheshe, i uzurpojnë reagimin, urrejtjen, lëvizjen masive, duke e përdorur në favor të sundimit të tyre.

 

Në 24 orët e fundit, të dy bandat e hajdutëve PS dhe PD-LSI, po akuzojnë njëra-tjetrën për vjedhje, pasuri krimi e korrupsioni, duke përmendur vila në Shqipëri, në bregdete e ishuj përrallorë të botës, biznese, orgji, saraje, shkollime fëmijësh në SHBA e Angli, lidhje me oligarkë e trafikanë, pushime luksi, vrasje në potesta e fabrika trafiku municionesh, llogari bankare e banka private.

 

Së bashku, por të ndarë ne çeta hajdutësh, kanë bërë batërdinë në këto 27 vite, duke zhvatur pasuritë kombëtare e personale të shqiptarëve. Janë miliarderë të pangopur, që përledhen për mbrojtjen e pasurive dhe presin për t’i shtuar ato, nëpërmjet pushtetit.

 

Ndaj po ulërijnë si çakejt në pyll për “gjahun” pushtet, të cilin “tufa” Rama e ka kapur dhe nuk lëshon, ndërsa “tufa” Berisha-Metaj-Basha-Kryemadhi, duan t’ia përlajnë, siç përlahen thelat në kacafytje “qensh”.

 

Çdo gurë, vezë e bojë, që ata hedhin në surratin e njëri-tjetrit, e veshin me fjalën “interesi i popullit”, duke folur vetëm në emër të tij në parlament, në televizione e në “FB”, por ndërsa vetë jetojnë në luks, populli ka lista në furrat e bukës.

 

Bëjnë sikur qajnë, për fëmijët e shqiptarëve, por miliardat dhe pasuritë i stivosin për fëmijët e tyre. Flasin për papunësinë e shqiptarëve, por bëjnë ligje, vetëm për pagat e tyre milionëshe e priviligjet e shumta prej SHEIK-ësh. Flasin për luftë kundër korrupsionit, por ata, janë vetë hajdutët, të ndarë në çeta.

 

Midis tre bandave hajdute, vrasëse, trafikante, anti-shqiptare, pronare faktike të këtij vendi, që ndahen e bashkohen për pasuri, që nuk ndëshkojnë asnjë prej hajdutëve të tyre, po sillet vërdallë populli, i cili prej 27 vitesh, hidhet si “top lecke” nëpër sheshe me mitingje e duartrokitje të 4 familje-bandave PS, PD, LSI, po çohet me miell e pagesa në qendra votimi, po rrihet e vritet në protesta për prej tyre e për interesat e tyre./Pamfleti

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0