ATP/Ish-pronarët dhe kompesimi
Agjencia e Trajtimit të Pronave do t’i japë përparësi kompensimit të pronarëve që kërkojnë pagesë të përshpejtuar.
Agjencia e Trajtimit të Pronave do t’i japë përparësi kompensimit të pronarëve që kërkojnë pagesë të përshpejtuar. Të gjithë ish-pronarët që kanë një vendim për njohjen e pronës nga ATP-ja, për të përfituar kthimin ose kompensimin duhet të paraqiten pranë agjencisë për të plotësuar formularët për pagesa të përshpejtuara. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20 % të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30 % dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Ndërkohë pronarët, dosjet e të cilëve nuk kanë marrë një vlerësim financiar nga agjencia duhet të shkojnë në gjykatë dhe nuk përfitojnë nga ky proces.
Kërkesa
Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar, pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.
TRE AFATET
Janë vendosur tre afate pagesash të përshpejtuara: pagesë brenda një viti, brenda tre vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant, në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30%, dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit, dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjitha subjektet kërkuese që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit, dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.
Plotësimi i dosjes
Ish-pronarët që presin kompensim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave duhet të dorëzojnë një dokument shtesë, deklaratë noteriale, e cila është parashikuar si ndryshim në një pikë të të gjithë formularëve. Në pikën katër të vendimit të qeverisë thuhet se në të gjithë formularët, që i bashkëlidhen vendimit, paragrafët e fundit ndryshohen, si më poshtë vijon: “marrje dijeni mbi efektet e formularit dhe dokumentacionit të paraqitur sipas kërkesave në këtë formular. Unë, i nënshkruari_, kam marrë dijeni dhe jam i vetëdijshëm se: a) Ky formular përbën dokument zyrtar që i drejtohet një organi shtetëror dhe i nënshtrohet verifikimit; b) Paraqitja e të dhënave të pavërteta, të pasakta ose fshehja e tyre sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga çdo procedurë e mëtejshme si dhe përgjegjësi penale sipas ligjit; c) Me plotësimin e këtij formulari kam dhënë pëlqimin dhe autorizoj ATP-në për verifikimin e plotë të çdo të dhëne, informacioni dhe dokumentacioni që shoqëron këtë formular; ç) Trajtimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale”-thuhet në vendim. Më pas dokumenti noterial përcakton pasojat e deklarimit të rremë. “Duke qenë i vetëdijshëm për pasojat ligjore, në rast të vetëdeklarimeve të pavërteta, të pasakta ose fshehjen e tyre konfirmoj saktësinë e të dhënave të pasqyruara në dokumentacionin e paraqitur sipas kërkesave në këtë formular”,-thuhet në vendim. Qeveria, ngarkon Ministrinë e Drejtësisë dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.
PAGESAT E PËRSHPEJTUARA
1. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
2. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
3. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
4. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti.
DOKUMENTET
Dokumentacioni shoqërues që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar, përbëhet nga:
a) dokumentacioni ligjor;
b) dokumentacioni hartografik;
c) vërtetime për përfitim nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore.
Prona e njohur për kompensim
Në rast se ATP-ja merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet, si më poshtë vijon:
a) Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit;
b) Prona e kthyer vlerësohet sipas zërit kadastral aktual të saj dhe sipas zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit, duke llogaritur diferencën e vlerës, që do të rezultojë nga ndryshimi i zërit kadastral;
c) Kur nga ky vlerësim rezulton se subjekti përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit, atëherë subjektit i kompensohet fizikisht sipërfaqja që i korrespondon vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP-së.
Comments (0 posted)
Post your comment