Qeverisja dhe politika
Në mesjetë aristokratët kanë qenë në qeverisje, tregtarët kanë qenë në qeverisje, sot nuk dallon shume, në mesjetë janë ndërtuar kupolla, dyer antike...
Ali Maksuti
Këto dy nocione në lejueshmërinë e tyre kanë të bëjnë njëra me tjetrën, por në esenë dallojnë. Nëse do të paraqesim qeverisjen në formën e një pikture, aty do të paraqesim një mbret apo një perandor i ulur në një fron, dhe rreth tij hapësirën me njerëz, të cilët në mënyrë figurative paraqesin popullin, kurse hapësirën përreth do të paraqesim veprimin social,ekonomik, fetar etj. Por çka në esencë paraqet kjo ?
Nëse do të dëshironim të paraqesim një shoqëri me qeverisje ideale, atëherë portreti i mbretit do të pasqyrohej si një udhëheqës i urtë, largpamës, guximtar, i drejtë, dorën e shtrirë nga populli, një mbret i cili është i butë me popullin, dhe i ashpër me armikun. Kurse nga ana tjetër nëse do të paraqesim një qeverisje arkaike, atëherë portreti i mbretit do të pasqyrohej me vetitë e kundërta, pra me koprracinë, vetjak, i mrrolët, dhe kokë ulur, kurse rrethina e tij do të paraqitej si një katrahurë, njerëzit të mbathur keq, hajdutëri, kriminalitet, prostuticion, thjeshtë një pikturë që nëse dikush do të shikonte do të mrrolte fytyrën dhe do të shante mbretin që gjendet në pikturë.
Po mire, tani dikush mund të thotë, çdo me këto piktura ? Nëse në mesjetë ka pasur mbret dhe perandor, tani më është ndryshe, politika nuk varet nga personaliteti i një mbreti dhe një perandori, por vijnë zgjedhjet, ndërrojnë partitë dhe shumë pak qeverisja e vendit varet nga personaliteti i një personi ? E këtu është edhe esenca e kësaj teme pra ndikimi politik dhe ndikimi jonë në qeverisje, nëse jo personaliteti i një mbreti. Nëse nisemi nga ajo se filozofia politika thjesht merret me këtë problematikë,pra me qeverisjen e mire dhe atë të keqe. Pra, nëse e përkufizojmë filozofinë politike si një hulumtim të shkaqeve dhe pasojave të qeverisjes së mire dhe qeverisjes së keqe, atëherë del se, aty-këtu, gati 90% e popullatës shpesh bëhet pjese e filozofisë politike apo merret me të. Për këtë ne mund ti referohemi mesjetës ku Maqedonia aspak nuk ka dallim nga ajo periudhë e kohës, psh. Në mesjetë aristokratët kanë qenë në qeverisje, tregtarët kanë qenë në qeverisje, sot nuk dallon shume, në mesjetë janë ndërtuar kupolla, dyer antike, janë ndërtuar diçka që është ndërtuar në kohën e krijimit të kombeve, kurse ne shqiptarët në Maqedoni jetojmë preh e një populli që është në shekujt e mesjetës, dhe që është në krijimin e sipër të identitetit të vet. Ne detyrohemi të mbesim aty ku ata fillojnë. Prandaj, edhe pasqyra e çfarëdo mbreti të jetë, dhe çfarëdo qeverie të vij a të shkojë, gjendja jonë nuk do të ndryshojë. Ndoshta një parti do të zëvendësoje tjetrën, por ndryshime nuk do të ketë, edhe ato pak ndryshime do kenë ndikim vetëm në një grup, apo klan partiak apo familjar, dhe do të mbyllet me zgjedhjet e ardhshme. Kjo, jo për diçka tjetër, por është si pasojë e një politikbërje të dështuar të personave apo klaneve partiake , pa marrë parasysh cila, që mbrojnë interesat e ngushta personale dhe që shpesh detyrohen të përkulen para një interesi më të madh. Pra këtu paraqitet një pasqyrë edhe më trishtuese, ku e mira shoqërore sakrifikohet për të mirën personale, që është shumë afatshkurtre dhe pasoja të rënda. Një anarki e pazakontë ndodhën në Maqedoni, sa që disa politikan heshtin për ato shkaqe që i përmenda më lartë. Kjo anarki e politikbërjes dhe qeverisjes më së shumti i kushton popullatës, dhe llogarinë prapë do të paguajë qytetari.
Një keqkuptim tjetër që ndodhën në konceptin e të kuptuarit politik, është koncept i partive politike. Në bazë të definimit se partitë politike janë grupe të personave që mbrojnë interesat e një grupi të caktuar, është marrë në një konotacion negative,dhe është nënkuptuar që mbron interesat e po asaj grupe qe formon partitë apo që rrotullohen rreth lidershipit. Ky keqkuptim jo nga ajo qe popullata nuk e dinë,por është si rezultat i praktikave të ndryshme pas liberalizimit politik në Maqedoni që kanë praktikuar partitë politike. Dhe pas këtyre praktikave, mirëqenia e popullatës shqiptare vijnë e më shumë keqësohet. Duam apo nuk duam të pranojmë edhe sot e kësaj dite politika në Maqedoni varet nga personaliteti i politikanëve dhe jo nga ajo çfarë kërkon popullata, apo ndikimi i shumicës në marrjen e vendimeve politike. Krijimi i miteve politike në Ballkan është e zakonshme dhe kjo vazhdimisht i shërben qeverisjes së keqe Duke iu referuar filozofisë politike të Hobsit, që njeriu gjithherë paraqitet si egoist dhe sheh interesat dhe të mirat e veta personale duke iu shmangur interesave shoqërore. Edhe një personalitet politik do ti nënshtrohet kësaj praktike.
Kjo pra, më shume është e theksuar në vendet e Ballkanit, sidomos në Maqedoni për 20 vitet e pluralizmit politik. Kjo praktikë më së shumti ju ka kushtuar shqiptarëve në Maqedoni, ku politikanët shqiptare gjithherë ju kanë shërbyer si vasal të mandatarëve politik sllavo-ortodoks për të mbrojt interesat e veta personale. Dhe në fund të çdo veprimi politik, politika shqiptare ka dhënë aminin pa analizuar pasojat. Do të ishte e tepërt të shkruhej pikë për pike cilat janë dështimet e një qeverisje në Maqedoni për shkak të mos lodhje të lexuesit, pasi më ai i dinë gjithë këto, jo nga se lexon shumë përshkrime të gjendjes në Maqedoni,por nga praktika e jetuar për 20 vite në atë shtet pa emër. Ja pse popullata në Maqedoni do të merret gjithherë me politikë. Që të analizojë dhe te hulumtojë qeverisjen e keqe për 20 vitet e fundit. Tash një piktor le të mendojë si do të paraqes një pikturë të politikës dhe qeverisjes në shekullin e” modernizmit”.
Comments (0 posted)
Post your comment