Latest News
Triumfon Nadal
Rafael Nadal, ka triumfuar në finalen e Australian Open, përballë rivalit të tij Roger Federer, pas një drame 5-oreshe.
Klosi News
Nadal, i cili erdhi nga ndeshja e vështirë dhe më e gjata në historinë e tenisit (5 orë e 14 minuta), përballë bashkëkombësit të tij Fernando Verdasco, triumfoi 3-2 në sete (7-5, 3-6, 7-6, 3-6, 6-2) gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në Rod Laver Arena, që zgjati plot 4 orë e 22 minuta.Pas çdo seti të fituar nga Nadal (të parin dhe të tretin), Federer kundërpërgjigjej më fuqishëm në setet vijuese (dytin dhe të katërtin), por seti vendimtar i pesti, i takoi spanjollit, duke i sjellë trofeun e parë në këtë turne të jashtezakonshem.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Nadal ndaj Federer në një finale Grand Slam. Spanjolli fitoi ndaj zviceranit edhe në French Open dhe Wimbledon dhe e zëvendësoi atë në vendin e parë të listës së tenistëve.
Fitorja e 22-vjeçarit Nadal e vendos në pritje synimin e zviceranit Ferderer për të çuar në 14 numrin e titujve Grand Slam, me të cilën do të barazonte dhe rekordin e Pete Sampras.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment