Beckham serish tek Galaxy
David Beckham ka nje kontrate 5 vjecare me Los Angeles Galaxy, me vleren rekord prej 250 milione dollaresh.
David Beckham duhet te kthehet te Los Angeles Galaxy me 9 mars kur përfundon dhe periudha e huazimit te tij te Milani. Lajmi konfirmohet nga klubi amerikan qe nepermjet nje komunikate per shtyp ka bere te ditur se nuk ka arritur asnjë marrëveshje me klubin italian ne lidhje me transferimin përfundimtar te mesfushorit anglez ne Serine A.
Po ashtu, sipas amerikaneve ka skaduar dhe afati i përcaktuar nga Liga Amerikane e Futbollit, e cila kishte vendosur se nuk do te quante te ligjshem asnjë transferim te mundshem pas dates 13 shkurt.
“Komisoneri i Liges amerikane te futbollit kishte vene si afat daten 13 shkurt per te konkretizuar kalimin e mundshem te David Beckham te Milani, por ky afat skadoi dhe ne nuk kemi marre asnjë oferte te pranueshme per futbollistin. Ne kete menyre David mbetet nje lojtar i Galaxy dhe ne e presim te rikthehet me 9 mars”, lexohet ne komunikaten per shtyp te klubit amerikan.
Comments (0 posted)
Post your comment