“Këpuca e Artë” për Messi-n
“Këpuca e Artë” shkon për sulmuesin argjentinas, i cili do ta marrë trofeun të mërkurën për të tretën herë në karrierë. Me 46 gola në sezonin 2012-13, Mesi tregoi një formë të mirë duke fituar Kampionatin Spanjoll dhe Superkupën e Spanjës.
“Këpuca e Artë” shkon për sulmuesin argjentinas, i cili do ta marrë trofeun të mërkurën për të tretën herë në karrierë. Me 46 gola në sezonin 2012-13, Messi tregoi një formë të mirë duke fituar Kampionatin Spanjoll dhe Superkupën e Spanjës. Ceremonia e dorëzimit të trofeut do të zhvillohet në Barcelonë ku sulmuesi po kurohet për shkak të një dëmtimi që do ta mbajë jashtë fushave për rreth dy muaj.
Por nëse Messi fiton "Këpucën e Artë", ndoshta duhet të kënaqet me kaq, sepse sipas sondazheve dhe analizave të disa prej gazetave më prestigjioze të futbollit, Riberi dhe Kristiano Ronaldo janë dukshëm më të favorizuar në garën treshe për "Topin e Artë" që do të dorëzohet në datën 14 Janar.
Comments (0 posted)
Post your comment