Ronaldo fiton "Topin e Artë" për 2013
Ronaldo rezultoi fitues pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve të cdo shteti. Portugezi zhvilloi një edicion spektakolar në aspektin personal me Realin e Madridit duke u kthyer në një makineri golash, por me ekipin nuk arrit që të fitonte asnjë trofe.
Numërimi mbrapsht ka mbaruar, ndërsa mësohet se futbollisti më i mirë për vitin 2013 është shpallur Cristiano Ronaldo. Në garë për trofeun e artë ishte Riberi, Mesi, dhe sulmuesi i Realit të Madridit, Ronaldo i cili dhe fitoi "Topin e Artë", duke thyer hegjemoninë e Lionel Messit pas 4 vitesh dominim total në të gjitha aspektet.
Ronaldo rezultoi fitues pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve të cdo shteti. Portugezi zhvilloi një edicion spektakolar në aspektin personal me Realin e Madridit duke u kthyer në një makineri golash, por me ekipin nuk arrit që të fitonte asnjë trofe.
Frenk Riberi mund ta cilësoj veten pa fat, pasi ka lindur në një epokë kur Ronaldo dhe Mesi janë gjigantët e futbollit botëror. Francezi, pavarësisht se arriti të fitonte gjithçka me Bayernin në Evropë dhe Botë nuk mundi të fitonte trofeun.
Në vendin e tretë të podiumit është pozicionuar Messi. Argjentinasi ishte në pole-position deri në tetor për çmimin, por paraqitja e mirë e Ronaldos me Portugalinë dhe Realin e Madridit bëri që të sfumohet edicioni i sulmuesit të Barcelonës, pavarësisht se fitoi kampionatin.....
Comments (0 posted)
Post your comment