Australia kualifikohet për Botërorin
Australia është përfaqësuesja e 31-të që siguron kualifikimin në finalet e Botërorit “Rusi 2018”.
Australia është përfaqësuesja e 31-të që siguron kualifikimin në finalet e Botërorit “Rusi 2018”. “Socceros” fituan 3-1 ndaj Hondurasit në sfidën e luajtur në “ANZ Stadium” të Sidney-t, teksa takimi i parë kishte përfunduar në barazim pa gola.
Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar gol, por diferenca u bë në pjesën e dytë, me vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 54-t me Jedinak direkt nga goditja e lirë. I njëti autor shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 72-të dhe, për të kompletuar një ndeshje të madhe për kombëtaren e tij, realizoi edhe golin e tretë në minutën e 85-të, po me 11-metërsh.
Në minutat shtesë Hondurasi realizoi golin e nderit me Elis, por që nuk vlejti për asgjë. Kjo është herë e pestë që Australia merr pjesë në finalet e Botërorit.
Ja 31 skuadrat e kualifikuara deri tani në finalet e Botërorin “Rusi 2018”:
Europa:
Rusia, Belgjika, Gjermania, Anglia, Spanja, Polonia, Islanda, Serbia, Portugalia, Franca, Kroacia, Suedia, Zvicra, Danimarka.
Amerika e Jugut:
Brazili, Uruguai, Kolumbia, Argjentina.
CONCACAF:
Meksika, Kosta Rika, Panamaja.
Afrika:
Egjipti, Senegali, Maroku, Tunizia, Nigeria.
Azia:
Irani, Japonia, Koreja e Jugut, Arabia Saudite.
Oqeania:
Australia.
Comments (0 posted)
Post your comment