Champions league
Ja skenarët për kualifikim në Champions
GRUPI E
Bajerni – Kualifikohet nëse barazon dhe siguron vendin e parë nëse mundin Benfikën dhe Ajaksi dështon ta bëjë me AEK-un.
Ajaksi – Kualifikohet me një fitore, ose nëse Benfika nuk fiton.
Benfika – Duhet të fitojë që të ketë një shans kualifikimi.
AEK – Mund të renditet ende i treti, por i duhet të fitojë sot përpara përballjes direkte me Benfikën.
GRUPI F
Siti – Kualifikohet me një barazim dhe siguron kreun me fitore.
Lioni – Kualifikohet me një fitore. Një barazim mjafton përsëri, nëse ndeshja tjetër përfundon gjithashtu barazim.
Hofenhaimi – Po humbi është jashtë luftës për dy vendet e para, ose po barazuan dhe Lioni shmang humbjen. Një fitore e gjermanëve i mban në garë pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër.
Shahtjori – Ukrainasit janë jashtë nëse Lioni fiton, ose të dyja ndeshjet përfundojnë barazim. Konfirmohen të fundit nëse humbasin.
GRUPI G
Roma – Kualifikohet me një barazim, ose nëse CSKA nuk fiton.
Reali – Siguron një vend në 1/8-at si kokë grupi me fitore. E sigurojnë përsëri, pavarësisht rezultatit të tyre, nëse CSKA s’fiton.
CSKA – Duhet të fitojë për të mbetur në garën e kualifikimit.
Plzen – Duhet të shmangë humbjen për të luftuar për vendin e tretë.
GRUPI H
Juventusi – Kualifikohet me një barazim, ose nëse Junajtid humbet.
Junajtid – Kualifikohet nëse fiton dhe Valencia nuk e bën.
Valencia – Nuk ka më shanse nëse nuk fitojnë dhe Junajtid e bën.
Jang Bojs – Duhet të fitojnë për të pasur shanse për vendin e 3-të.
GRUPI A
Dortmundi – Kualifikohet me një barazim. Sigurojnë kreun nëse fitojnë dhe Atletiko humbet.
Atletiko – Kualifikohet me fitore, ose nëse Bryzh nuk fiton.
Bryzh – Duhet të fitojë për të shpresuar për vendin e dytë.
Monako – Mund të përfundojë e treta, por duhet të ngushtojë diferencën me Bryzhin nën 3 pikë.
GRUPI B
Barcelona – Është kualifikuar, por siguron kreun me një fitore, ose një barazim nëse Interi nuk mund “Spërsat”.
Interi – Kualifikohet me një barazim.
Totenhemi – Duhet të fitojë për të shpresuar për vendin e dytë.
PSV – Mund të renditen të tretët, por duhet të ngushtojnë diferencën me “Spërsat” nën 3 pikë.
GRUPI C
Liverpuli – Kualifikohet nëse fitojnë dhe Cërvena nuk mund Napolin.
Napoli – Kualifikohet nëse fitojnë dhe PSG nuk mund Liverpulin.
PSG – Nuk kualifikohet nëse humbet dhe Napoli fiton.
Cërvena – S’ka asnjë shans nëse humbet.
GRUPI D
Porto – Kualifikohet me një barazim, ose nëse Gallata nuk fiton. Siguron vendin e parë me një fitore.
Shalke – Kualifikohet me fitore, ose nëse Gallata dështon të mundë Lokomotivën.
Gallatasaraji – Duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat.
Lokomotiva – Mund të renditet ende në vend të tretë, por duhet të fitojë që të mbetet në garë./panorama sport
Comments (0 posted)
Post your comment