Mijëra pushues drejt brigjeve shqiptare
Tashmë edhe destinacioni i qytetarëve nga Kosova është Shëngjini, Velipoja, Durrësi, Vlora dhe Saranda, për të kaluar pushimet verore.
Rreth 14 mijë qytetarë nga Kosova brenda 24 orëve hyjnë në territorin shqiptar dhe kanë si destinacion pikat turistike në këtë sezon veror.
Autoritetet kufitare theksojnë se destinacioni i qytetarëve nga Kosova është Shëngjini, Velipoja, Durrësi, Vlora dhe Saranda, për të kaluar pushimet verore.
Nga dogana në pikën kufitare Morinë bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë futur në territorin shqiptar 13.529 shtetas të Kosovës. Ndërkohë që numri i personave që kanë kaluar në drejtim të kundërt është 10900 shtetas.Po ashtu në këtë periudhë kohore 2586 automjete kanë ardhur nga Kosova në Shqipëri, ndërsa anasjelltas kanë lëvizur 2613 automjete.
Comments (0 posted)
Post your comment