Një lokal nënujor
Frekuentimi duket mjaft i mirë, ndërsa vizitorët mund të dëgjojnë muzikë dhe konsumojnë një pije me mjaft komoditet.
Një bar - kafe nënujore tashmë mund të preket nga kushdo. I ndërtuar në Nju Jork, lokali përmban çdo gjë qe është e nevojshme dhe kjo është servirur mjaft mirë nga kompania “Tinkmodo”. Objekti është ndërtuar në fund të një pishine shumë të madhe dhe ka një orar të plotë pune.
Frekuentimi duket mjaft i mirë, ndërsa vizitorët mund të dëgjojnë muzikë dhe konsumojnë një pije me mjaft komoditet. Ajo që e bën të veçantë këtë ambient është se pajisjet që duhet të përdoren, janë të detyrueshme. Këtu përmendim një pajisje të veçantë, e cila mundëson furnizimin me oksigjen, ndërsa ka peshë të mjaftueshme për t'i mbajtur vizitorët në karriget e barit.
* * *
Nëqoftëse ndonjëherë ju ka shkuar në mëndje për të jetuar në një ishull të lëvizshëm, tashmë ëndrra kthehet në realitet. Bota e tejskajshme njerëzore bën që një projekt, ndonëse i shtrenjtë, të marrë jetë. Ka qënë konkretisht një agjensi austriake jahtesh, të cilat kanë zbatuar deri në përpikmëri një projekt, ndërsa ishulli që lundron mbi ujë është ultra luksoz, elegant dhe natyror. Çmimi që është rekomanduar është 5.2 milion euro.
“Orsos Island” me një sipërfaqe 22x37m nuk ka motor, por mund të ankorohet kudo. Ishulli ka panele diellore dhe gjeneratorë që punojnë me anë të erës. Brënda ishullit mund të qëndrojnë deri në 12 njerëz plus ekuipazhit, me një hapësirë prej 10,760 metra katror.
Meqënëse çdo gjë është në letër, kompania prononcohet se mund ta përfundojë punën brenda 18- muajve dhe pastaj ta transportoj ishullin, përgjatë lumit Danub në Detin e Zi.
Comments (0 posted)
Post your comment