Setenil Bodegas De Las...
Në qytetin Setenil Bodegas De Las jetojnë rreth 3 mijë njerëz, mbi të cilët qëndron si hije shkëmbi i stërmadh.
Në shumë shtete të botës ka qytete të ndryshme, që kanë të veçantat e tyre, por në Spanjë është një qytet që duket se i kalon të gjithë sa i takon vendit ku ai ndodhet. Mund të duket si një qytet imagjinar, por është një qytet i vërtetë që është i vendosur poshtë një shkëmbi në Spanjë. Në qytetin Setenil Bodegas De Las jetojnë rreth 3 mijë njerëz, mbi të cilët qëndron si hije shkëmbi i stërmadh. Ndërtimi i shtëpive në këtë vend lidhet me një traditë që daton qysh në kohët parahistorike.
Sipas banorëve të tij, jeta nën shkëmb është perfekte, qoftë kur ka temperatura të larta dhe të ulëta. Qyteti shquhet edhe për baret, restorante, dyqanet ushqimore që janë konsideruar si më të mirat në rajon. Ky qytet edhe pse i vogël në hapësirë dhe në banesa, ka dhe jo pak vizitorë që duket se e shikojnë si një vend shumë tërheqës.
Comments (0 posted)
Post your comment