Home | Travel | * * *

* * *

image
Mendova se mos ishte nje mashtrim viziual, sa per vota, apo mos ndoshta ishte e regjistruar ne burse si autostrade, si objekt, duke e fryre artificialisht vleren e saj, per te gjeneruar te ardhura per investime, por jo, e dija se shqiptaret e mij nuk merrnin vesh nga te fshehtat e burses, nuk merrnin vesh nga spekullimet e ndryshme, ata ishin trung ne kete drejtim.

 

 

 

Nga Pjerin Thomai

 

 

 

 

 

 Pak retrospektivë

 Ishte viti 2009, disa jave para zgjedhjeve. Kisha shkuar ne Shqiperi dhe takova disidentin e njohur Grigor Zahari apo Ligorin, siç e therisnim. Biseduam gjer e gjate per zgjedhjet, per nje pol te trete, per investimet dhe per dy krokodilat. Nga fundi i bisedes, per te sqaruar dhe pak pozicionin e tij konfuz ndaj dy krokodilave, i bera nje pyetje testuese ; 

- Ligor, marrim rastin se ti vete ndodhesh para kutise se votimit, dhe nga keta dy te keqet e mundeshme qe na paraqiten, Edi Rama dhe Sali Berisha, ti vete per ke do votoje, ke do zgjidhje, kush do ish e keqja me e vogel apo me i pranueshmi per situaten qe po kalon ky vend. 

- Ee te them te drejten Pjero, ndermjet ketyre te dyve, do zgjidhja Berishen, per kete do votoja .... 

  Per nje moment shqyeva syte, por ai nuk me la gjate ne kete habitje te time, duke shtuar; 

- .... ky me duket e keqja me e vogel e ketij vendi, ky ka shum gomarlliqe, por ... - dhe vazhdonte disa nga arsyet e veta ai. 

Kur mbrrita ne Antwerpen, takova shokun tim qe punonte ne Bruksel, ne korridoret e Hermanit dhe Barrosos. I tregova per opinionin e Ligorit. Ai buzeqeshi duke shtuar se e kish thene me kohe ate gje dhe se kish patur te drejte. Me erdhi inat, se dukej sikur e vendoste ai fatin e votimeve dhe jo Sovrani/Votuesi shqiptar. Ndoshta per Shqiperine, kishin te tjera parametra. 

 

Viti 2013, maj, nje muaj i nxehte si vete politika shqiptare. Ndeshja politike kish filluar me kohe, para se KQZ e pergjysmuar ti binte gongut. Dalloheshin dy krokodilat, per batutat qe i hidhnin njeri-tjetrit, dallohej Topi per urtesine politike, dallohej Spahiu per karizmen e tij, dukej si nje lider shpres-dhenes. Mendoja se me kete politikan, me partine e tij mund te beja diçka ne interes te Shqiperise, por nuk mund te beja asnje hap pa takuar Bradin. Doja ta takoja ate, ti paraqisja planin tim, skenarin tim, me qellim qe ai t'ua paraqiste fuksionarve te kabinetit te Buall Mavrise apo njerzeve te afert te tij e te Bashes, disa prej te cileve ai i njihte. Mendoja se duke u vene ne zbatim plani im, i behej mire Shqiperise dhe ekonomise se saj, pavarsisht nga njerzit, figurat politike te diskretituara tashme. Per mua ishin njesoj te gjithe, me plus minuset e veta, rendesi kish kush e çonte ujtin ne mullirin e ekonomise shqiptare. 

Nga Beluli morra vesh se Bradi vinte me date 8 maj, dhe gjat kesaj kohe, u morra me pune te dores se dyte, me duhej tu gjeja nuse nja dy shokeve te punes, ku nuk ishte e veshtire ne Shqiperi, ku te gjithe donin te iknin, sikur kishte rene kolera. U kisha dhene numrat e telefonin te njeri-tjetrit dhe i kisha lene ne pune te tyre, me shprese te lidheshin ku une "shkesi" pretendoja te fitoja nga nje shishe (konjak ose raki nga me e mira) nga palet.  Me Bariun u takova po ato dite dhe me interesonte mendimi i tij mbi situaten ne Shqiperi. Per Topin, ai kish nje nenvlersim per shkak jo te koncepteve politike te Topit apo FRD, por per shkak se ai kish qene President dhe tani po e ulte veten ne rangun e nje drejtuesi partie. 

- Ai duhej ta mbyllte me aq, se detyre me te larte se President ai s'ka ku te veje me, - fshiu buzet Bariu nga qoftet, duke kapur krikon e birres sikur kish kapur qafen e Topit.  

I shpjegova konceptin perendimor mbi punen dhe detyrat, ku keto nuk konceptoheshin si ne Shqiperi, ku me mbarimin e nje detyre sado te larte, ti nuk ishe se kishe lene ndonje ofiq, perkundrazi vazhdoje jeten politike edhe ne nje detyre me te thjeshte, dhe se çdo detyre kish rendesine e vet. 

- Ne perendim i kane kapercyer keto koncepte siç mendon ti Bari,- rrekelleva krikon duke leshuar nje; Ahh , nga birra. 

 Do te doja te bashkpunoja edhe me FRD por persa kohe nuk kisha ndonje ftese, (topin ua kisha lene ne dere nepermjet Lizandrit) nuk mund te beja ndonje levizje politike. Isha ne pritje, se mos Lizandri me shkruante tek posta, por kjo nuk ndodhi. 

 Porositem birra te tjera nderkoh qe biseda ra per AKZ. Sapo ishin larguar disa antare kryesore te saj, por kjo nuk prishte pune persa kohe figura e shquar e asaj partie Myslym Pasha qendronte me Kreshnikun. Thenia e Spahiut se kandidatet per depudet, duhej ti paguanin vete shpenzimet e fushates, tregonte se ajo parti ishte e varfer, por kjo nuk prishte pune, perkundrazi e ngrinte kete parti ne syte e popullit. 

- Une kujtoja se keta financoheshin nga turqit, - shprehu Bariu mendimin qe ekzistonte per kete parti dhe qe flitej lart e poshte. 

- Une e dija me koh qe nuk financoheshin nga turqit, se nuk mund te financojne turqit nje parti qe sulmon njeriun e tyre, se qe Buall Mavria ishte njeri i tyre apo pro tyre te pakten, e kam kuptuar qysh ne 1993 kur isha ne Gjermani, nga ajo organizata qe donte te me financonte per ta rrezuar Buall Mavrine, e ke tek VQ tek Letra drejtuar ambasadores amerikane, nga fundi i letres, si duket nuk e ke vene re. 

- Librin e kam lexuar me vemendje, po kushedi, ndoshta nuk e kam vene re kete pjese. 

- Mundet, megjithse nuk e kam percaktuar, nuk e kam treguar se kush organizate, e kam kaluar tangent kete informacion, keta Bari ishin dhe jane kundra Turqise, dhe ne ate kohe ishin kundra Berishes. 

- Do ta lexoj dhe nje here kete Letren drejtuar ambasadores, se paska nje informacion qe nuk e kam kapur. 

- Jo te gjithe mund ta kapin, plus qe gjate leximit, zhytesh ne nje fakt apo pasazh dhe pjeset e tjera i kalon pa kuptuar. 

- Po, po me ka ndodhur dhe mua kjo, por une kam nje gje se i kthehem nganjehere disa pasazheve, kur e shoh qe me kalojne pa u kuptuar, - i hodhi pak vaj qofteve Bariu. 

- Sikur nuk shkon vaji me qoftet e zgares, - ngjyva qoften time tek piperi dhe kripa. 

- Eh, te gjitha ne bark do shkojne, - buzeqeshi Bariu, duke recituar nje nga poezite e tija. Kish ber ndermend qe kur te behej me leke, tu bente nje permbledhje tre librave te tij me poezi. 

Me vone u çuam, e dolem tek nje supermarket i ri aty afer. Kisha deshire te shihja çmimet.  I shpjegoja Bariut se sa kushtonte ne perendim ky apo ai produkt. Disa ishin me lire ne Shqiperi, disa njesoj dhe disa pakez me shtrenjt se ne perendim. Dukej qe çmimet aty, percaktoheshin nga prodhuesi me shume, krejt ndryshe nga ketu ne perendim, ku çmimi percaktohej nga Bursa. 

 Takimi me çunin e tezes, biznesmen, pro PD, ishte gjithashtu interesant. E kisha kuptuar qe VQ e kishte lexuar perciptas, me mendimin se shum gjera, aktivitetet e mia i dinte drejtpersedrejti, dhe ish mjaftuar me nje lexim te shpejte. 

- Buçko, a nuk do ishte mire qe Vizionet ti lexoje ngadale, horizontalisht dhe jo vertikalisht siç i ke lexuar, - ngula pirunin ne qoftet. 

- Buçko, sot, ne kohen e sotme, vetem budallenjt lexojne horizontalisht, rresht per rresht, sot eshte koha e internetit, s'ka koh tjetri, lexohet vetem vertikalisht, merret fleta apo libri dhe fillohet nga lart poshte, rrrrrrrrrrrrrrttt. 

  Vertet, une duhej te isha budalla qe lexoja akoma rresht per rresht dhe horizontalisht. Koha per te ishte me e çmuar se floriri. Biles kete lloj vakanci qe une beja ne Shqiperi me qofte e birra e byreqe, ai e quante humbje kohe, nderkoh qe une duhej te shkoja ne Spanje, France, apo ndonje vend tjeter me paketat turistike full opsion. 

- Une harxhoj 4000 euro kur shkoj me pushime jashte me familje, dhe gjithmon ne hotele me 5 yje, ke provuar ndonjehere hotel me 5 yje, buçkooo. 

- Buçko, nuk me ka lindur nevoja te shkoj as ne hotel me 1 yll e jo me 5 yje, se kam fjetur gjithmon ne shtepine time apo neper kushurinj, por te harxhosh 4 mij euro per nje vakanci, mua me duket çmenduri. 

- Ah, s'ke provuar ti dhoma me pishin private me ato ujrat qe dalin nga ansoret per masazh ... 

- Ah, bubell-bad, qe jane per masazh. 

- Po ato, nuk ka gje me te bukur, shishja e shampanjes tek koka, ah çfar ke humbur o buçko. 

- Ato i kam provuar, ne pishina publike, ne sallonet publike, jane te rrumbullakta apo si katrore, dhe rrijne disa njerez ne te, njesoj eshte, ti paguan 4 mij euro per ti shijuar ato, une paguaj 4 euro ne pishinat publike per ti provuar bubell-badet. 

  Birrat dhe qoftet, perveç ca sallatrave qe kishim porositur, po hecnin ne proporcion te zhdrejte, ai hengri 5 qofte e une 15 qofte. Une piva nja dy birra me shume. Qebabtoret ishin shtuar ne Tirane, dhe keto per çudi rrinin plot, ndoshta ngaqe njeriu udhehiqej nga instiktet akoma dhe jo nga keshillat e mjekeve, te cilet rekomandonin me te drejte qe te konsumonim sa me shume zarzavate dhe sa me pak mish.  Nga çuni i tezes, inxhinier nafte dhe njekohesisht biznesmen nafte, mesova se nga 4 rafineri qe Shqiperia kish patur, sot fuksiononin vetem 2, dhe biles njera nga keto me gjysem kapaciteti, pra i binte 1 e gjysem. Shqiperia nxirrte nafte mjaftueshem, biles edhe per nevojat e veta, por interesat e disa individeve benin qe nafta e benzina te importohej. Nafta shqiptare, nje pjese nxirrej jashte te rafinerohej e kthehej e rafineruar ose shitej jashte. Per interesa kombetare zhvillimi as qe flitej fare, vendin e ketyre e kishin zene interesat private te biznesmenve te ndryshem, te lidhur me politiken.  

 Nga gazetat e shumta qe dilnin aty, me shume me pelqente Telegraf ngaqe i kishte te ndara rubrikat, ku fillonte me politiken brenda vendit, rubrika e Kriminalistikes, ngjarjet neper rrethe, neper bote, Tregjet, ekonomia, temat Sociale, informacione per pensionet, emigrantet, rubrika Histori, Dosjet, e nga fundi vinte nje rubrike shum popullore, ajo e Mjeksise, bimet mjeksore, kurimi nepermjet tyre, etj, rubrika e VIP-ave, Kultura, Moda, Kuriozitete, dhe Sporti. Pak a shume keshtu ishin edhe gazetat e tjera, perveç rubrikes interesante te Mjeksise qe e kishin vetem 3-4 gazeta. 

 Me Papin, çunin e halles nga Kuksi, emigrant i vjeter dhe ai, u takuam ne Tirane. Ai kish hallin e hipotekimit te nje apartamenti te vogel qe kish blere, me 350 euro m2. Kish paguar nja 22-23 mij euro per 1 dhom e 1 guzhine, aq sa kisha paguar une per nje gazoniere/studio. Shqiptaret i dukeshin atij si mashtrusa, si kriminela, ngaqe kish vite ne perendim. I shpjegova se thjesht ne pamje te pare dukeshin si te eger, por nuk ishin dhe aq te eger. Ishin me shume nevojtare. Papi me mesoi nje qebaptore te re qe ishte hapur perball ministrise se Drejtesise tek rruga e trenit. Nje qebabtore e hapur nga korçare, te cilet po zaptonin ter qebaptoret e Tiranes, siduket ngaqe ishin zanatçinj te pregatitjes se mishrave te ndryshme. Aty gjetem nje grup te huajsh qe flisnin anglisht. 

- Ou edhe para 1 jave ketu ishin ca angleze, - me tha Papi. 

- Si duket, ata do tu ken thene ketyre, nuk perjashtohet kjo mundesi, - thirra kamarierin per dy birra te tjera Kaon. Dhe vertet, sa here kaloja nga ky lokal, do gjeja te huaj. Ketu ose rruga i favorizonte, ose te huajt, emigrantet i transmetonin shokeve te tyre se ne X vend ishte nje birrari e mire. Ne fakt kjo gje ndodhte me te huajt dhe ne emigrantet. Mundej edhe me shqiptaret aty. Shqiptaret kishin filluar ti frekuentonin keto, pasi ishin te lira, nje qofte = 0,18 cent deri ne 0,21 cent, nje birre = 0,35 cent deri ne 0,50 cent, nje sallate (te ndryshme) = 0,70 cent deri ne 1 euro. 1 pilaf =0,35 cent deri ne 0,50 cent, 1 pjat gjelle (te ndryshme) = 1 euro deri ne 1,40 cent, 1 doner = 0,70 - 0,85 deri ne 1 euro.  Ndonse lokalet i shihje plot, kuptohet nga lirsia, flitej se shum familje te varfera kishin filluar ta benin buken vete, gje qe do te thonte nje hap mbrapa per keto familje ne standartin e jetes. Kish familje qe e kishin ne rregull standartin e jeteses, sidomos buxhetoret, mesuesit, policet, punonjesit ne sektorin privat, pasi kish nje ngritje rroge te lehte nga vitet e shkuara, mirpo kishte dhe familje qe flinin me barkun bosh ne disa raste, per te mos thene ne shum raste. Keto ishin familje pa te ardhura, pa pune, me pune provizore, pa ndihme nga shteti,  qeveria dhe pushteti lokal dhe pa nje emigrant jashte. 

 Ne Tirane, tek shtepia e plakes, futej ujti nga dritarja kur binte shi dhe nje dite me trokiten komshinjte poshte. Ca goca studente, me thane problemin, ku tavani i tyre kish marre njolle, nga kjo dritare dhe nga ballkoni. Ato kerkonin qe une te vendosja nje ulluk/tub per shkarkimin e ujtit, gje qe doja ta beja athere kur shtrova tarracen, por qe komshinjte nuk ishin dakort athere. Gjysma e komshinjve te vjeter kishin ikur dhe kishin ardhur keta te rinjte. Specialisti i mehalles, te cilin e therisnin te gjithe ne rast nevoje, me sugjeroi qe dritaren e kohes se socializmit, ta zevendesoja menjehere, dhe ashtu bera. I telefonofa Bariut dhe ai me solli nje specialist per kuadrimin e dritares, nje vlleh, burr i urte siç jane vllehet ne pergjithesi, i cili per dy dit pune me morri 2500 leke = 18 euro, plus 1500 lek = 11 euro pllaka e mermerit, plus nja 1500-2000 lek = 12-14 euro materialet e tjera, si rera, gelqerja, çimento,fino, te gjitha kushtuan nja 40-42 euro, dhe dritarja ishte gati per firmen e duro-aluminit. Firma e duro-aluminit, aty afer mehalles, ishin ca çuna nga veriu, por ngaqe nuk kish pune (puna kishte rene gjithandej) nuk rrinin aty. U telefonova, dhe per 5 minuta u duk pronari. E pyeta sa kushtonte nje dritare me dimesionet 135 me 145 dhe me tha se me dopio xham kushtonte 25000 leke = 180 euro, ndersa me nje xham nja 20 euro me lire. Pranova, beri matjet dhe per dy dite dritarja e bardhe u montua preçiz ne zgavren e kuadruar. Nga ana e ballkonit, ustai i pare, i kuadrimit, i kish vene ca llaç si mburoje per te mos hyre shiu. Grillat qe kish vene plaka, do rrinin mbyllur. E gjithe dritarja kushtoi 220 euro, diç me mire se çmimet ne perendim dhe lindje. 

 

                       Pjesa e dyte 

  Blendin e takova ato dite, duke dale nje xhiro nga Sheratoni, ku ishte BKT qe shperndante leket e ish te perndjekurve. Ma kishte lene detyr plaka te interesohesha per leket e plakut. Tek Rogneri ku Blendi kish studion e tij te mengjezit, kish mbaruar pune dhe per çudi pata fat, se ate nuk para e takoje dot, thjesht ngaqe ishte i zene ne dy-tre pune. U gezua sa me pa, u perqafua me mua dhe me ftoi per kafe. Nuk e prisja, mendoja se do me rreshqiste si ngjale, aq me teper qe sindromi i ngjales kish prekur jo vetem politikanet shqiptare por edhe nje pjese te shoqerise shqiptare. U gezova per ftesen per kafe dhe me vajti mendja tek kritika qe i kisha bere. U ulem ne nje tavoline dhe gjuha na vajti atje ku dhembi na dhimbte, tek politika. 

- E keqja e Buall Mavrise, Pjero, eshte se mban rreth vetes njerez medioker, qe ti kete nen vete, dhe njerez me cene, qe kane nga nje te kaluar te dyshimt, dhe kur fillojne qe i levizin bishtin, u hap dosjet, - dhe Blendi me permendi nja dy-tre emra. 

 Kete gje qe Blendi e kish kuptuar tani, Ligori e kish kuptuar para nja 20 vjeteve dhe me kish folur per kete sindrom qysh ne 1994, sapo isha kthyer nga Gjermania. Buall Mavria, nuk ishte se kish ndryshuar, thjesht i ishte pershtatur situatave te reja, ishte bere pak me modern, me shakaxhi, me i interesuar per ekonomine, per infrastrukturen, per hallet e popullit, por prap kish ngelur ai, modeli i vjeter i biografive, nuk hiqte dor kollaj nga ky sindrom i ngjitur qysh ne kohe te socializmit. Dukej sikur kishte ndryshuar, por kjo ishte siperfaqesore, se ne brendesi ishte po ai model i vjeter, bolsheviku qe mirrej me njerzit, biografite e tyre dhe jo me idete dhe vizionet e njerzeve. 

Ne fund te bisedes me Blendin, nje bisede e kendeshme nga te dy palet, ku i fola dhe per sistemin e bonove te ushqimit qe praktikohet edhe ne perendim, i thashe se nese ishte dakort, mund te benim nje interviste ne studio. Ishte dakord dhe ma la te hapur deren kurdo qe te kisha kohe. 

 Nje dite tjeter, kalova aty, dhe Blendi sapo kishte ikur. I telefonova dhe me tha te prisja aty, se do vinte per çerek ore. Verdallosja neper hollin e Rognerit, ku çerek oreshi kaloi, me dha mundesi te shkoja tek firma e organizimit te panaireve qe ishte aty, Klik Expo. 

- Me falni, dini gje ku e ka zyren kjo Klik Expo qe shkruan ketu - pyeta nje si roje aty. Me shpjegoi se duhej ti dilja nga anesorja e hotelit, ne kat te dyte. U ngjita aty ku me drejtuan. Disa specialiste austriake po punonin. Ndigjohej gjermanisht ngado. Trokita tek dera e tyre. Dy burra fytyr-habitur u drejtuan nga mua.

- Me falni, jam nje emigrant qe rri ne Antwerpen apo Anvers siç i thone ketu, dhe do te kisha deshire qe vendi yne, apo ndonje firme turistike shqiptare te paraqitej ne ekspoziten e Antwerpenit, e cila e organizon çdo janar panairin per turizmin, - dhe i tregova sitin e tyre dhe se si mund te paraqiteshin qofte edhe me nje stende, ku te shperndanin flet-palosjet e firmave turistike pritese shqiptare, siç vepronin vende si Kroacia dhe Turqia. 

- Oh ti rrofsh qe interesohesh per kete pune, - u çliruan ata, duke e kthyer habitjen e fillimit ne buzeqeshje, dhe me treguan se firma e tyre ishte per brenda Shqiperise, kontaktonte me firmat qe ishin te interesuara per reklamimin e produktit te tyre dhe ata organizonin panairin ne Shqiperi. Me thane se per kete problem mund te dhe duhej te kishte interes ministria e Turizmit. 

- Mos eshte ajo ndertesa tek Lidhja e Shkrimtarve, - mu kujtua nje tabele qe kisha pare kur kisha kaluar andej. 

- Po ajo aty, - dhe me ftuan per kafe. 

- Jo faleminderit, por kam nje takim tani ketu, do t'ju jepja une kafe, - veçse kur ra zilja e telefonit tim. Blendi sapo kish ardhur dhe po me kerkonte. I thashe se jam 50 metra larg dhe se erdha. U ndava nga ata te dy te Kliko-Expo dhe u takova me Blendin, i cili morri per nga tavolinat. Habine time ma shojti duke thene se intervisten do ta jepja ne oborrin e Rognerit, pasi aty ishte me bukur, sipas Blendit. Pranova dhe si qingji pas deles ndiqja ate. 

- Kamera do vij aty, - pyeta duke pare nga kopshti. Blendi tundi koken dhe seç tha diçka qe nuk e morra vesh. 

- Ketu eshte bukur mendoj, ti mund te ulesh aty, ose ketu me mire, - me tregoi nje bordure guri e bere shum bukur ku une u ula, - intervista eshte 10 minuta fiks, dhe ti do i pergjigjesh pytjeve te mia shkurt, per te fituar edhe kohe. 

- Po 10 minuta sikur jane pak, ç'mund te them une per kaq pak minuta Blendo, vetem te flas per librin athere, - mendova se per te parashtruar pikat e mia politike, do t'me duhej me shum minutazh, dhe po shihja i habitur se pse s'po dukej kameramani. 

- Per librin, s'ka problem, per librin flasim. 

- Po e ke lexuar apo nisur te pakten, qe te me besh ndonje pyetje konkrete. 

- Jo nuk e kam lexuar, - dhe nga xhepi ai nxorri nje si ajpod, - do ta hedhim ne jutubo. 

 Ngela si i ngrire. Me qindra mendime po me vinin ne koke. Thash nje here te çohem, por mu duk si jo burrerore, si frikacari. I dhashe kurajo vetes, duke e ngushelluar veten se kisha pare edhe me keq, se kisha kaluar situata shum me te veshtira dhe se do ta kaloja me sukses edhe kete. Intervista filloi duke qene jo i çliruar, isha ca i tensionuar nga brenda dhe po luftoja te dukesha sa me mire ne interviste, megjithse nuk po me pelqente. Kur u ndame me Blendin, gjith diten desha ti telefonoja e ti thoja te mos ta nxirrte ne Joutube, por mendime te kunderta me vinin ne koke. Ishte nje siklet i brendeshem. Nga nje ane isha kurioz te dija si do reagonin komentatoret nga kjo interviste e sforcuar, por nga ana tjeter nuk isha tip qe doja te dukesha, biles edhe kur libri do dilte ne treg,  studio dhe shtypshkronja me pyeten per te vendosur foton time ne kopertine, siç e vendosnin te gjithe, por une nuk kisha deshire. Me pelqente te isha ca ne hije per punet e mia, pavarsisht se te tjeret ketu tek Peshku kishin tjeter pershtypje, ngaqe isha bere brek e bythe bashke me ta. Megjithate, intervista ia vlejti, se tregoi edhe psikollogjine dhe mentalitetin e secilit komentator, si dhe kendveshtrimin e tyre. Qe mund te behej me mire, kjo s'ka pik dyshimi, por varet nga tema, minutazhi, etj. 

 Kisha deshire te takoja nje nga femrat e Peshkut, dhe duke patur edhe parasysh sugjerimin e Bradit ne prill se Alidea mund te me ndihmonte ne misionin tim politik, i  shkruajta asaj tek posta ketu per nje takim te mundshem, thjesht per kafe. Me ktheu pergjigje po me pyetje se, pse e kerkonte takimin me te, apo ngaqe me kish dale nami si maskilist, ngaqe nuk i begenisja femrat. I ktheva pergjigje se, po   prandaj kerkoj te rregulloj biografine. Kjo pergjigje e imja sikur e zbuti pak dhe me caktoi nje dite, qe me duhej patjeter per te thyer akullin dhe paragjykimin qe ishte ngritur rreth meje. E dija qe biografia e keqe me ndiqte ngado, si muti pas kepuce, sepse isha koshient qe e kisha prishur me te gjithe, me Ramizistet, me Hoxhistet, me Berishistet, me Edistet, me ter soj e sorrollop qe benin politikat e vendit, politika qe e kishin lene vendin tone kaq mbrapa. Me shkruajti qe te takoheshim tek blloku ne X lokal. Duke e ditur se disa lokale ne Tirane , nuk mbanin pije vendi, per shkak se shum shqiptarve iu rendonin pordhet me shume se bagazhi mendor, e pyeta se, ky lokal a kishte pije vendi. Me tha se jo, dhe me caktoi nje lokal tjeter, po aty afer. 

 I rruar dhe i krruar, ne 4 pa çerek isha tek blloku ne kerkim te lokalit. Kerko e kerko, por nuk po e gjeja, pyeta nja dy veta, por s'dinin gje. Ku te dinin te shkretet, ata vete ishin te ardhur, dhe ne venalinjt kerkonim nga ata. Pika qe s'na binte. Ora po shenonte 4 e 2 minuta, gje e pazakonte per mua te mos isha korrekt, e veç kur Alidea telefonoi. I thashe se po vij verdall bllokut por nuk po e gjej lokalin. Ma shpjegoi, dhe pune 150-200 metra isha aty. 

Alidea kishte dale ne trotuar dhe po me priste te mos humbja. Buzeqeshja e saj raevizohej ne fytyre. Dukej trupi i saj, as e shendosh e as e dobet, nje vajze tipike shqiptare, me nje fytyre tamam aktiviste. Dukej sikur ishte prere per aktiviste. I dhame doren njeri-tjetrit, dhe u ulem. Porositem nga nje birre te madhe. Hapja e bisedes ishte si hapjet qe perdoren ne restoran per hapje oreksi. Nga puna, familja, pijet, u kalua tek menyja kryesore, aktivitetet, ku Alidea po me fliste per misionin e saj per sensibilizimin e njerzeve per te mos votuar, vota blanko. 

- Ne fakt nja 30% e njerzeve jane akoma te pavendosur dhe nuk mendojne akoma se kujt do t'ja japin voten, - kapa shishen e birres i pavendosur. 

- 47% , jo 30% - me korrigjoi ajo, duke e kapur shishen me vendosmeri, duke me lene te kuptoj se ajo fliste me shifra, gje per te cilen me erdhi mire, por qe prap seç dyshoja ne keto shifrat shqiptare. 

- Ouu, megjithse ne ditet e fundit, votuesit e pavendosur do reduktohen. 

- Sidoqofte, ne bejme punen tone, sado te jete % e votes se bardhe, apo atyre qe nuk votojne apo atyre qe i zhgaravisin te tera partite, kjo % do te jete nje shuplake per keta politikane, do te thote qe nje pjese e ketij populli nuk i do fare. 

- Ne fakt kjo % perkthehet ne nje faktor politik, se edhe sikur 10% te jete mosvotimi apo vota e bardhe, ju automatikisht ktheheni ne nje faktor politik. 

- Per ne nuk ka rendesi % megjithse mund te dalim ne % te madhe, rendesi ka ti tregojme ketyre qe na drejtojne, ketyre qe duan te vijne ne pushtet, se ju nuk perfaqesoni shpresat dhe aspiratat e ketij populli, se keta jane per xhepat e tyre dhe jo per xhepat e popullit. 

  Dhe Alidea po me tregonte se si po punonin, nepermjet rrjeteve te internetit. I thashe qe te dilnin ne tv per sensibilizimin e kauzes se tyre, por kjo nuk ishte e lehte. I thashe qe te punonin edhe me trakte, pamfleta, dhe i tregova se dikur edhe une e shoket e mij keshtu punonim. Edhe kete opsion e kishin ne plan, por nuk kishin gje konkrete. Porositem birrat e dyta dhe ca kikirika per ti shoqeruar. E pyeta per librin, nese e kish lexuar. 

- Pjer, pse kujton se eshte kaq i domosdoshem leximi i atij libri, a nuk duket sikur po i jep pak rendesi si shume, lerja lexuesit .... , - e kuptova qe per librin tim kishte ndigjuar nga te tjeret, dhe po e ndigjoja me vemendje.  

- Ke te drejte, por une thjesht i kam bere publicitet vetem tek Peshku, pasi aty njihemi te tere nga mendimet, - po kapsitja syte si nje vajze e kapur mat. 

- Pastaj, ti kujton se keta nuk i dine ato teorite a tezat qe ti thua apo ke shprehur ne liber, ka ketu me dhjetra profesore, per te mos thene me qindra, me specializime, me mastera, qe kane lexuar filozofe te ndryshem, ç'a ke lexuar ti nga keta filozofet, - dhe me permendi nja dy-tre emra ajo. 

- Keta nuk i kam lexuar, se jane botuar tani, kam lexuar dy-tre te shekujve te kaluar, - nuk doja ti thoja per Marksin dhe Engelsin, se ne Shqiperi krijohej direkt paragjykimi, dhe i permenda filozofet me te cilet Marksi ishte marre, -  Hegelin, Fojerbahun, Shtainerin, biles edhe socializmin qe kaluam, qe keta profesoret e masterat qe ti thua qe kujtojne se ishte socializmi i Marksit, ne fakt nuk ishte socializmi i tij por socializmi i Shtainerit, socializmi shteteror i tij. Si ka mundesi qe gjith keta profesora nuk e zbuluan qe socializmi jon nuk i ishte i Marksit por i Shtainerit. A nuk eshte kjo nje risi, meqe me fole per risit, - vazhdoja te flisja, pasi motoret me ishin ndezur mire, ndonse me vonese. Fillova ti flisja per investimet nepermjet obligacioneve te CO2, si realizohen duke permendur shembuj te vegjel ne fillim dhe kjo gje ishte diçka e re per te, pastaj i tregova se si realizohen investimet nepermjet aseteve, duke sjell shembujt e investimeve ne porte apo objekte te medhaja, edhe kjo gje ishte nje risi per te, gje qe e beri te ekzaltohej duke me thene se pse nuk hapja nje faqe te time personale. I thashe se nga kompjutri jam dobet, se isha model i vjeter. Por ajo ngulte kembe ne te sajat duke qeshur, se une qe dija keto gjera duhej te dija patjeter dhe drejtimin e nje faqeje. Nga fundi i bisedes, nderkoh qe kishim mbi nje ore qe bisedonim, erdhi pasta, te pakten per mua. Morra vesh qe ajo punonte ne nje firme qe mirrej me organizimin e konferencave. I thashe se i kam qejf keto konferencat, sidomos ato ekonomike dhe nese do t'ishte e mundur te me gjente ndonje vend per mua si i ftuar a si degjues. Edhe kjo gje ishte nje gje e re per te. Ajo nuk e dinte qe une ndryshoja nga shqiptaret e tjere qe e harxhonin kohen klubeve. I shpjegova qe kisha marre pjese ne nja 2-3 konferenca me ekonomiste, brokers, investitor dhe bankiere . Nxorri telefonin dhe morri direkt ne telefon nje shoqen e saj, ku i kerkoi se ç'konferenca kish kete jave. 

- Te premten Pjero, tek Hotel Tirana, tek 15-kaçi, ka nje konferenc ku merr pjese dhe Buall Mavria, - qeshi ajo, nderkoh qe mua me erdhi mire qe emri i ri i kryeministrit qe i kisha vene me kohe, kish fituar qytetarine nder komentatoret e sajtit te diaspores Peshkut. Me Alidean u ndame si miq, si miq te vjeter, kishim 1 ore e 45 minuta qe kishim biseduar, ku shumicen e kohes e kish perdorur ajo, pasi une isha nje degjues i vemendeshem, jo thjesht per te lene pershtypje te mire per te rregulluar biografine te femrat, por ishte ne natyren time te mos ta nderprisja folsin vend e pa vend, siç vepronin ne Shqiperi ku te gjithe flisnin njekohesisht.  Me erdhi keq qe parate per birrat i kish paguar Alidea. Kur u ktheva nga banjo dhe po nxirrja leket, ajo me tha se pagesa ishte kryer. 

 Te premten, para se te nisesha tek hotel Tirana, kontrrollova posten tek Peshku, ku Alidea me njoftonte se konferenca me Buall Mavrine ishte shtyre. Megjithate vajta kot te shoh dhe hotelin. Ne kat te dyte, po beheshin pregatitje per nje konference nga ambasada e Kosoves. Buall Mavria kishte shkuar ne Korçe ne nje bashkbizedim me gazetaret. Isha mprefur per ti bere vetem nje pyetje sapo te me jepej rasti; " Z. Kryeminister, ju si qeveri, kujt ia keni dhene te drejten e administrimit te obligacioneve te CO2, dhe nese po, a keni evidenca se sa para jane gjeneruar nga keto obligacione per investime, sa eshte xhiroja qe vihet ne levizje nga keto obligacione".  Isha i sigurte se Buall Mavria, nuk dinte asgje per keto. Nuk ishte thjesht puna per ta kapur mat , se per ta kapur mat kisha pyetje shum me te renda, por puna ishte ti hapja mavrise nje dritare me shume ne drejtim te ekonomise shqiptare. 

      

                                                                    Pjesa e trete 

Me Graven e kishim lene nje dite per kafe, por ai me permendi dhe Alidemsin i cili kish deshire te ishte me ne. Nuk mund ta refuzoja, me erdhi turp. U lidhem dhe me te dhe e lame nje paradite te takoheshim . Grava na çoi tek nje lokal afer lulishtes 1 Maji, nje lokal plot, si tip qebaptore. Alidemsi kish marre nje shishe 1,5 litershe me vere nga e vetja. U ulem tek tavolinat jashte, pensionistet ulur ne stola, dukej sikur kenaqeshin vetem me aromen e mishrave te pjekur. Xhepi nuk ua lejonte te uleshin ne lokal. Mosha perberse e klienteve te lokalit, luhatej nga 25-30 vjeç deri ne 40-50 vjeç. Mund te perbente ndonje perjashtim jashte ketyre moshave, tek-tuk ndonje klient. Me duhej te fotografoja me pjesen dixhitale te mendjes ter klientet qe ndodheshin prane tavolines tone, nderkoh qe Alidemsi filloi direkt te me fliste per deshtimin tim ne intervisten me Blendin. 

- ....  je treguar tamam si ato vajzat 15 vjeçe, nuk e di, nuk e di, te jesh kaq naiv, - nderkoh qe une akoma s'kisha mbaruar me dixhitalizimin e ter ambjentit pereth, - deshtim, e kupton, deshtim, me ta fut dhe Blendi keshtu, joo une s'do kisha pranuar ... - zgjati goten ai drejt Graves qe po i mbushte. 

- Ke te drejte, pjeserisht, - zgjata duart drejt shishes qe po dridhej nga duart e Graves, i cili ndoshta ishte i emocionuar, - lene, s'ka gje, piksepari une kujtoja se intervista ishte ne studio ... 

- E sheh pra, si ta hudhi, - me nderpreu Alidemsi, nderprerje qe ishte ne çdo fraze thuajse. Ata porositen mish te pjekur, ndersa une tru, gje qe shkaktoi te qeshura tek te dy, nderkoh qe u justifikova se me mish isha deri ne fyt, ndersa truri sikur mungonte ne perendim. 

- Piksedyti, intervisten ia kisha kerkuar une, keshtu qe Blendi nuk ka ndonje faj, ai ashtu e mendoi .... 

- Po ç'a mendoi, kjo eshte mosprefosionalizem, amatorizem, - vazhdonte Alidemsi ne te tijen. Gati 20 minuta po iknin me kete "deshtimin" tim, ku une u thoja se nuk ishte per tu bere kaq tragjike, dhe se ishte si nje testim per te gjithe. Mendja me imagjinonte nje interviste ne tv ne mbremje, vetem ose se bashku me disa analiste te vendit, por kjo mu dukte nje enderr e larget. 

- Ndoshta do ishte me mire te mos flisja fare per librin, por per Ligorin, disidencen e tij, udhetimin me te drejt Belgjikes, azilin e tij, hospitalizimin e tij e kthimin e tij ne atdhe, mund te dilte diçka me interesante per publikun e Peshkut, - toka gotat me Graven dhe Alidemsin. 

- Mua me erdhi inat me - permendi njerin nga komentatoret Grava, - dhe i ktheva pergjigje, nuk e di a e pe ....

- Po po, i kam lexuar te gjitha, te pakten deri afer mesnate se te nesermen u hoq e gjith intervista, dhe d.... - por me nderpreu Alidemsi, i cili dukej sikur ishte karikuar me teper se ç'duhej. Ndrrova muhabetin tek politika e zgjedhjeve. 

- Si u katandis keshtu kjo AKZ, qe mund te thuash se ishte shpresa e shum njerzeve. 

- Keta jane veglat e Saliut, - mu pergjegj Grava, - dukeshin keta qysh ne fillim, duan te marrin votat e socialisteve. 

- Keta, sikur te mos kishte ikur dhe ky krahu i djathte i Kreshnikut, ky koloneli .... 

- Myslym Pashaj, - me plotesoi Alidemsi, i cili donte te vazhdonte te fliste, por e nderpreva me dore. 

- Po ky Pashaj, po te mos largohej ky, kjo parti kishte per ti marre nja 10% te ... 

- Joo, ç'a thua, me kete ligj qe kan bere keta, partite e vogla as puthen fare, - dhe te dy po me shpjegonin se partite e vogla ishin te djegura me sistemin qe kishin bere. 

- Me kete parti kisha bere ca plane, - u perkula tek çanta dhe nxorra pikat qe kisha bere per nje Shtet Social, nje flete me 29 pika, - grava i ka lexuar deri tek pika e 17 se aq kisha bere ne ate kohe, - dhe ia zgjata Alidemsit si me i etur per politik. Filloi ti lexonte. 

- Si do t'u japesh parate e firmave piramidale njerezve. 

- E ke aty me 4 keste, 25% lek e 25% bono, ku mund te blejne produkte shqiptare, ushqime apo dhe materiale ndertimi .... - doja te vazhdoja po Alidemsi u hodh sikur ta kish pickuar grenxa. Filloi te me kundershtonte se kjo do prishte tregun, dhe ju pergjigja se perkundrazi kjo i jepte nje shtyse tregut, e se metoda te tilla aplikoheshin edhe ne perendim. 

- Po ku do i gjesh leket, ku ka mo leke, keta s'po japin rrogat, arka o boshatis fare. 

- Ti ke hallin e lekeve, eshte menduar edhe per ato, prandaj eshte bere ajo ndarje me 4 keste, dy me para dhe dy keste me bono, apo letra me vlere, - u krijua nje si peshjellim pas fjales se fundit, duke te i bere te dy te ironizonin çeshtjen ne fjale. Kisha bere gjith ate pune, llogaritje per kete çeshtje, dhe ja tani te dilte nje njeri jo i fushes ekonomike, dhe ta hidhte poshte me nje te rene te lapsit. Ishte si ti hidhja poshte Alidemsit, nje çeshtje ushtarake, gje per te cilen ai ishte i pregatitur. I shpjegova me pak fjale, çeshtjen e paketave, te cilen jo vetem ai por dhe shum ekonomiste as ia kishin haberin, regjistrimin e ter aseteve te PBB/GDP, disa/njecke % e ketyre qe do sakrifikoheshin per momentin dhe plotesimin e tyre menjehere nga shpenzimet, xhiroja/omzeti qe do viheshin ne levizje nga bonot dhe parate qe do u jepeshin kreditorve. 

- Po kjo pika e dyte, ç'eshte kjo, a e di ti se Shqiperia ka nenshkruar konventen per mbrojtjen e te drejtave te femijve, kush te le ty te ngresh shkolla riedukimi per ta, kush je ti, je ne vehte. 

- Po sa familje ka qe kane probleme me femijet adoleshente, ekziston tashme kjo plage, diçka duhet bere per kete problem, se jane shum familje qe kerkojne ndihme nga shteti. 

- Shih, ky do me na kthy ne kohen e Enverit, - qeshi Alidemsi duke iu drejtuar Graves. 

- Po ca gjera nuk ishin keq athere, - dhe kete po e thoja une qe kisha qene kundershtar i atij sistemi. 

- Po jo me vertet ca gjera ishin mire, - nderhyri Grava. 

- Po kjo bie ne kundershtim me konventat e sotme mer bab, kush te le ty te ngresh qendra a shkolla riedukimi, - tundi doren mbi flete Alidemsi. 

- Po Turqia qe ka te tilla, po .... 

- Po Turqia nuk ka nenshkruar konventa te tilla me Europen, - fliste Alidemsi papushim, duke mos me lene te mbaroja mendimin tim, - pi pi, - dhe e mbushi goten time plot. I kerkova te vazhdonte te lexonte me tej. 

- Kompesim, eee, - vazhdonte lexonte ai - po disa nga keto qe ti ke shkruar jane bere ketu, kane filluar. 

- Mundet ndonje, megjithse keto pikat kam kohe qe i kam shkruar. 

- Na se s'kam nerva te lexoj gjith keto, - me zgjati fleten ai. 

- Deri ne ç'pike e lexove, - ia zgjata Graves . 

- Deri tek pika e 8, 9 , kot lodhesh me keto, nuk je ne brendesi te politikes shqiptare. 

- Nuk lodhem jo, mos u bej merak, nuk kam ndermend te lodhem, jam nisur thjesht nga mendimi i mire per te bere diçka per kete vend. 

- Degjo, - nderpreu Grava Alidemsin, i cili sapo donte te fliste, - ky eshte nisur nga e mira dhe ka vite qe perpiqet per kete pune, se ia kam lexuar dhe librin, ka teza interesante, ka gjera qe jane shum te mira per ekonomine shqiptare, biles sikur te zbatoheshin, jo te gjitha, se e kam thene gjithmon kete, se sikur te zbatoheshin vetem nje pjese e tyre, ne do ishim ku e ku me mire. 

- Po mire se nuk jam kundra, por ka pika nga keto qe lexova qe nuk realizohen, pastaj si do ti prezantosh keto, keshtu me sandale, me bluze, pa nje kostum, ç'eshte kjo veshje, ka te beje prezantimi, - vazhdonte Alidemsi megjithse i thashe se per mua eshte e kapercyer ky koncepti i veshjes.  

- Ajo eshte tjeter çeshtje pastaj, - vazhdonin te flisnin ata te dy, nderkoh qe une po shijoja veren me tru. Te bindje shqiptaret me fjale, me argumenta, po me dukej nje pune mese e veshtire. E kisha menduar te kollajte ne fillim, por jo, ishte krejt e kunderta. Tani po e kuptoja se pse E. Hoxha, perdorte forcen tek shqiptaret, per realizimin e ideve te tija. Ishte gabim,  mundet,  por e domosdoshme per ca raste,  se ne shqiptaret nuk ishim si evropiano-verioret, te bindur, te futur ne rresht, jo , ne dalim nga rreshti, prishim rregullin,  mendimi i tjetrit  na duket kot, i presim drut shkurt dhe jo gjat. 

- Pi, pi, - me mbushnin goten time, ndose e tyrja hecte me ngadale. Dikush i ra telefonit te Graves, dhe u ndigjua emri i Arben Malajt. 

- E e, u tregua maskara, vajti e çoi uj ne mullirin e atij, - uli zerin Grava, duke pare nga nje person qe ishte ulur ne tavolinen afer me tonen, qe kish mese dy ore aty me 2 birra. 

- Po ç'a te bente tjeter, - nderhyra kur Grava mbylli telefonin, - kur Rama nuk e futi ne lista, natyrisht qe do dilte si i pavarur. 

- Po ka nje koaligjilitet, dhe nese ti je antar ne nje parti, do ndigjosh koaligjitetin, perndryshe behet anarshi, - futi telefonin ne xhep Grava. Koaligjiteti, nuk ishte keq, por tek shqiptaret shihej gjithmon sipas interesit te tyre, kendveshtrimit te secilit dhe jo sipas interesit te pergjithshem apo sipas kendveshtrimit te tjetrit. Ishte prishur rregulli i koaligjitetit. 

 Anarshia politike, ne fakt kish filluar, nuk merrej vesh se i kujt kish qene ky politikan, dhe me ke po behej, kish nje ndrrim pozicionesh, vetem levizje politikanesh nga nje ekip ne ekipin tjeter, por jo levizje idesh dhe vizionesh. Flitej per markato politikanesh, si ajo e futbollistave. Biles Grava mendonte se K. Islami ishte kollona e peste e Berishes, i paguar me kohe. Po me vinte keq qe ne kete rast nuk isha drejtor i burses, per t'ua llogaritur xhiron e kesaj merkatoje politikanesh, per te çliruar/gjeneruar disa te ardhura per investime  qe mund te perdoreshin per zgjedhjet, KQZ, etj. 

 Per krizen boterore, folem goxha, por Alidemsi nderhynte si "ekspert" , duke me bere qe te vija buzen ne gaz. Edhe kur fola per çeshtjen e parase qe ne konceptet e reja ekonomike tashme mirrej si pakete me vehte, ai nderhyri; 

- Qysh kur paraja u morr, u pa, si pakete me vehte, filloi kriza, qysh aty filloi kriza, - ngriti goten ai, pa ditur seç fliste. Dyshova mos e kish zene vera, por jo, une kisha pire 3 here me shume se ai. Fillova ti shpjegoj se, ky koncept i ri nuk solli krizen, perkundrazi ndikonte ne zbutjen e tij, disa % te vogel, se vete marrja e tij si pakete me vehte, shihej edhe si faktor financiar i barabarte me paketat e tjera, edhe si njesi ekonomike fizike, vlera e prodhimit te cilit matej me vleren/koston e vjeter te prodhimit, dhe diferenca ndermjet tyre, shenohej si fitim nga banka qendrore, fitim qe dilte si paket me vehte per çdo lloj investimi a pagese. Kete mendim, ai ma la pergjysem me nderhyrjet e tija, sa dhe Graves i ra ne sy dhe nderhynte me ndonje mendim a pyetje me konkrete, per te rregulluar karikimin tej mase te Alidemsit. 

 

Bizedes, pjatave dhe veres ku shumicen e piva une, po i vinte fundi. U çuam dhe u ndame me Graven, nderkoh qe me Alidemsin beme nje cop rruge nga Ekspozita deri tek Brryli. I rikaluam dhe nje here muhabetet politike, dhe ai i vinte rendesi; 1) paraqitjes se jashtme te njeriut, gje per te cilen e kundershtoja duke i sjell shembuj nga thjeshtesia e perendimorve,  dhe 2) afirmimit te njeriut atje ku jetonte. Ketu kishte nje far te drejte, por ai nuk e dinte se Europa ishte shum me konservatore se USA dhe Kanadaja kundrejt emigranteve, gje per te cilen ishte e veshtire ta bindje.  U ndava me te dhe morra rrugen Bardhyl. Tek ambulanca iraniane, seç ishte nje lokal qoftesh qe leshonte aromen ngacmuese qysh tej. Flegrat e hundes, urdheruan kembet drejt deres. Zura nje tavoline dhe porosita ca qofte dhe birra. Koka po me rendohej. I fryre si kacek, terhoqa zvar kembet deri ne Allias. Uj s'kishte, lashe çezmen hapur dhe dy bluza per tu shplare vete kur te vinte ujti. U shtriva pak me mendimin per tu shplodhur, por me zuri gjumi. Disa te trokitura te forta, te cilat me kujtuan kohen e socializmit kur polici trokiste ne deren tone, me çuan nga gjumi. Isha si i trullosur. Pashe se ujti kish marre dhene ne ter korridorin dhe po futej tek salloni. Ishte bllokuar vrima e kullimit te ujtit nga coprat e çimentos. Hapa deren dhe nderkoh morra nje kove dhe nje bluze te vjeter dhe po mblidhja ujtin. Dy goca po uleritnin me te madhe, nderkoh qe nje tjeter, erdhi me fshese dhe po me ndihmonte ta disiplinonim ujtin drejt banjos, vrimes kulluese. 

- Qetesohu goce, - po i thoja njeres prej atyre qe po ulerinte. Mbasi u hoq ujti im, vajta pashe shtepine e tyre, ku ne korridor dukej nje njolle dhe nje vije qe kish shkuar deri poshte. Me vone erdhi nje burre, njeriu i tyre, i cili pa shtepine time, nje karakatine qe kerkonte investime te medha per te ardhur ne gjendje te banueshme. I erdhi keq ose per gjendjen e shtepise ose per gjendjen time, ose per te dyja bashke. Ishte e çuditeshme. Neve emigranteve na vinte keq per shqiptaret qe jetonin ne Shqiperi, dhe kjo ishte normale, por qe shqiptarve ne Shqiperi tu vinte keq per ne emigrantet, kjo ishte nje gje e re per mua, qe e zbulova kete vit.  

Per çudi, letra me pikat per nje Shtet Social, me kish humbur, gje qe e vura re ne mengjez, para se te dilja. Shyqyr qe gjerat e rendesishme, i kopjoja ne 3 vende, 1 ne leter, 1 ne kompjuter, dhe 1 ne USB .   

 

                                                                              Pjesa e katert 

Bradit i kisha shkruar edhe tek posta ketu edhe ne telefon se kisha deshire ta takoja, dhe po prisja te caktonim nje date te re, pasi edhe nje dite qe ai do vinte ne Durres, une isha i zene me dritaren e plakes. I kisha thene ne telefon, se kur te lirohej nga punet  te me telefononte, por nuk u be i gjalle. Per miqte gjithmon behem merak, por kur e pashe qe çoku futej nganjehere tek faqja e diaspores ketu, mendova se do kete pune dhe ia lashe atij te telefononte kur te ishte i lire. Topi ishte ne fushen e tij. Me erdhi keq qe nuk e takova, pasi kisha marre nja ca dhurata per te. Nje shishe ne forme kame, thike, me konjak te vjeter, dhurat nga nje peco-groso qe shkonte vit per vit thuajse ne Davos, dhe konferenca te tjera. Atij i kisha dhene nje mendim te vyer, ku ai kish bere nja 1 milion e 300 mij euro, ndersa si shperblim e respekt kisha marre kete shishen qe kushtonte nja 2000 euro. Kisha 3 hapse shishesh, nga 1 per çdo shtepi qe ai kishte, 1 me figuren e gamiles, 1 ne formen e peshkut, dhe 1 ne formen e fuçise se veres. Bera gabim qe ate ne forme peshku nuk ia dhashe Blendit, dhe gamilen t'ia çoja me poste Bradit. 

 Vendosa te shkoj ne Kukes, me kete rast shikoja dhe autostraden e re. U nisa nga Durrsi ne mengjez. Deri afer Milotit, e njihja rrugen pasi kisha qene ne Shkoder dhe anasjelltas. Sapo autobuzi iu fut asaj rruge, po vereja rrugen me vemendje te madhe per te mos me shpetuar asigje. Ishte nje rruge e gjere, por jo autostrade. Kisha udhetuar afro 1 ore dhe nuk dukej shenj autostrade. Autobuzi, ndaloi ne nje lokal, ku siç dukej ishte pike ku ndalonin te tere autobuzet dhe mikrobuzet. Nje grua e re me pyeti per autostraden, se ku ishte ajo, e i thashe se dhe une po udhetoja per her te pare kendej (po te perjashtoja udhetimin nga rruga e vjeter para 20 vjeteve)  dhe isha per vete i çuditur se ku eshte autostrada. Mendova se mos ishte nje mashtrim viziual, sa per vota, apo mos ndoshta ishte e regjistruar ne burse si autostrade, si objekt, duke e fryre artificialisht vleren e saj, per te gjeneruar te ardhura per investime, por jo, e dija se shqiptaret e mij nuk merrnin vesh nga te fshehtat e burses, nuk merrnin vesh nga spekullimet e ndryshme, ata ishin trung ne kete drejtim. Morra ne telefon urgjent njerin nga çunat e halles ne Kukes dhe e pyeta se ku qenka ajo autostrada e famshme qe e kisha pare ne foto dhe per te cilen kuksianet flisnin me krenari. Me pyeti se ku jam, i tregova se ku jam, dhe me tha se per pak kilometra fillon autostrada. Dhe me ne fund ajo u duk, megjithse e parandjeva nja 1-2 km larg nga kodrat pa shtepi. Ishte vertet autostrad moderne, tynel modern por autostrad e shkurter. Ajo ndarja e Shqiperise ne dysh qe Lubonja kish thene ne nje artikull te tij, tani kuptohej qe ishte e nxituar. Aty s'kish ndonje ndarje, se jo vetem qe s'kish fshatra, por edhe autostrada ishte bere ne faqe shkembore nga ku nuk kish pune njeri ne ato ane. Lere qe s'kishe ku te beje ndonje dalje-hyrje, se ishte humbnere e mal ne 80-90% te saj. 

 Halla dhe burri i saj, te dy rreth te 80-tave mbaheshin, ajo me qumesht dhe ai me raki qysh me mengjez. Keshtu i mbaja mend qyshkuri. Ishte nje rast i mire per studim nga dietologet. Kush do fitonte, rakia apo qumshti. Kuksi ishte po ai i dikurshmi, veç rruget e trotuaret ishin prishur nga kanalet qe hapeshin per firmat e ndryshme. Pune shqiptaresh, shtro rruge, asfalto, dhe hap kanal per ujsjellsin, mbulo prap e pastaj hap kanal per internetin, perseri mbulo e hap prape per elektrikun. Nese doje te shihje nje pasqyre se si mund ta besh nje pune sa me keq, kjo ishte Shqiperia ime. Aty ishte nje rast i mire per studentet perendimore, te shihnin punen e budallenjve, duke filluar nga politikanet e deri tek pastrimi, gje qe mund t'ju vlente ketyre studenteve si nje eksperience ne jete. Bera disa vizita aty, vajta tek te gjithe. Halla kish bere nje tabore, sa dhe Lymi çuni i madh i tyre me thosh per ta; Na qelluan prinderit budallenj, pa shkolle, nuk dinin pune tjeter veç ate te seksit.  Beni, me i hedhuri nga ata dhe me materialisti u ankua per vellain, Papin, qe nuk para dergonte me para. 

- Eh, ç'a te te thom, gjith bota krenohen kur kane nje vella ne Europe, une meçifem, me vjen turp, se do me thone, Ti me vella ne Europe dhe jeton keshtu, ç'ar ti boj Papit une, te gjithe kane blere e bere vila, ai mezi bleu nje ne periferi te Tiranes, ka 13-14 vjet jashte dhe s'ka nje makine, e çoj une me kte rrangallen time anej-knej, eshte bo per gjynof, n'ven ti vij atij keq per jetesen ton, na vjen ne keq per jeten e atij, gjyhna, osht bo per gjyhno. 

 Ne Kukes qellova tek ndeshja e fundit e kampionati shqiptar. Kuksi-Skenderbeu. Drejt e ne stadium, i sapo rregulluar, plot me tifoze. Korçaret ishin aty afer nesh, tek pjesa perball tribunes. Ekipi i Kuksit ishte plot me lojtar te blere, por edhe ekipet e tjera, siç morra vesh, nuk kishin ngelur mbrapa. Merkatoja e futbollistave, lulzonte si ne asnje vend tjeter te botes, me nje ndryshim se vlera e lojtarve, shit-blerjet, ishin ne vlera te vogla, pune nen gjysem miloni euro per lojtar. Kishte shit-blerje per 100 mij euro, 50 mij, 200 mij, 300 mij euro, por jo me lart se gjysem milioni per lojtar. Treg i vogel, si vet vendi, por gjene mire, xhiroja totale luhatej me miliona euro ne vit ne kete markato dhe kampionat. Ndeshja nuk ishte keq, luhej per prestigj me teper. Ne duatrokisnim duke shoqeruar thirjet e tifozve. Policia ishte ne lartesine e duhur. Mbyllja e ndeshjes dhe kampionatit njekohesisht ishte e bukur. Shijova nje eveniment, qe kisha vite pa e pare. Emigracioni me kish shkeputur nga kampionati shqiptar, biles per mua dhe shum njerez, ishte suprize qe Kuksi te fitonte kampionat. Ishte diçka e rralle. Kuksianet i gezoheshin tashme pjesmarrjes se tyre ne kampionatet europiane. 

 

 Kisha deshire te shkoja edhe ne teater, pasi ne Tirane kish filluar te fuksiononte teatri, ku bileta ishte 200 leke = 1,40 euro, por nuk e di se si po me iknin ditet e fundit, sikur rreshqisnin. Ne plazh çoku dilja ndonje ore me Papin, i cili s'me ndahej. I shkreti, kish gjetur me ne fund nje njeri te bute ne ate vend te eger, dhe ai isha une. Me mu i shkonte muhabeti. Te tjeret i dukeshin si te eger. Kuptohet, vinte nga perendimi, atje ku njerzit jane me te bute, me pelte, dhe ishte bere si ambjenti ku jetonte. Kjo gje ndodhte me ter emigrantet e vjeter. 

  Duke qene se ne raste te veçanta, veja ne veprim sensoret organike te mij per te zbuluar diçka, a per tu bere i "padukshem"  si rasti kur kisha kaluar ne doganen e Vlores pa u pare dhe pa u dokumentuar, vendosa nje dite te shoh se kush sherbim i fshehte i huaj ishte me aktivi ne Tirane. Dikur aty nga fundi i socializmit, kisha bere nje veprim te tille ku sensoret me kishin çuar andej nga rruga e Elbasanit. Aty me rezultonte se jugosllavet kishin njeriun e tyre, ekonomist, me fije te shtrira edhe tek te tjere, te tjere qe ndonje rezultonte i vetedijshem per veprimtarine kundra dhe ndonje i pavetedijshem per lidhjet e ekonomistit me jugosllavet. Per ta percaktuar me mire, e kisha bere dy-tre here ate rruge, duke i dale nga rrugica e studenteve e duke u ngjitur lart,  duke i dale nga uzina traktori e poshte,  si dhe nga fusha e AliDemit e deri siper, dhe sensoret me kishin çuar deri afer mehalles se tij. Biles para se te percaktoja mehallen e tij dhe ate vete,  sensori me kish çuar tek nje qe doli shoku i vellait, ai qe u prishte sinjalet e radiove policave. Ky ishte thjesht nje i krisur, i pademshem per ekonomine shqiptare, por qe gomeret drejtues te asaj kohe e kishin klasifikuar si te rrezikshem. I rrezikshmi i vertete, ishte ky ekonomisti qe kisha zbuluar une, por ngaqe; 1) isha kundershtar i regjimit te asaj kohe,  dhe  2) nuk isha punonjes i shtetit shqiptar apo i inkuadruar ne ndonje strukture te tyre, nuk kisha ndonje interes per ndjekjen e kesaj çeshtje, kjo ishte me teper nje lloj "sporti" , nje risi per mua, diçka qe kishte te bente me nje fushe te panjohur edhe per mua vete. Mirpo tashme isha bere "mjeshter" i kesaj fushe metafizike, asaj qe nuk shihej me sy, por me sensore organike.  M'dukej sikur kisha shqisa, me teper se njerzit e zakonshem.  Ne nja dy raste kryesore (perveç rasteve te vogla) , kisha qelluar qe te isha i pranishem  duke pire kafe apo duke kaluar aty, aty ku ish zhvilluar pas disa oresh nje luftim ndermjet policise apo bandes (si rasti i atij Dritanit ne Durres)  dhe nje rast kur po pija kafe vetem perball Cirkut, dhe nga darka policia seç kish kapur nje grup te madh aty. Si duket kishin qene nen survejim, dhe nuk ishte çudi qe dhe fytyra ime te ishte inkuadruar ne keto paraaksione. 

- Shyqyr qe shpetove koken, - do m'kish thon  ija , - qe nuk e dinte se sensoret me lajmeronin ne kohe per çdo gje, pa e kuptuar as une vete. 

 Nejse kesaj rradhe si "mjeshter" tashme, vendosa te shoh se kush prapaskenaxhi ishte me aktivi.  Trupin e kisha lene te lire, kembet shkonin nga drejtonte njeri sensor. Kalova andej nga dikur (1997) CIA, strehonte djemte e vete, (e kisha zbuluar rastesisht) , por ata ishin zhvendosur diku me poshte, por dhe aty qetesi, qetesi absolute sikur ata flinin gjume. Lashe pazarin dhe morra drejt qendres. Sensori kapte dhe shihte nen nje rreze prej 1 km ter ata qe punonin me te huajt. Me kalonin lloj-lloj individesh, institucione qe kishin pune me te huajt, por ishin ne rregull me legjislacionin. Pjesa e mendjes dixhitale, perpunonte per 1 sekonde, me shume te dhena seç mund te perpunonte ShISh per ter diten. Kembet per çudi me ndaluan tek makina e kuqe e Bradit. E kish parkuar mbrapa pallatit te Kultures. Thashe ti telefonoj, por topin ia kisha lene atij. Vertet ai punonte me te huajt, me nje vend mik i Shqiperise, dhe e dija qe ishte ne rregull me te tera letrat, veç u habita se pse duhej te ndaloja ketu. Ahh, u kujtova, do te doja thjesht ta pyesja per rrogen se me duket sikur me kish genjyer, se rroga e tij (nuk ka rendesi shifra) ishte jo vetem me e madhe se e vete parlamentarve te EU por dhe me e madhe se e vete kryetarve te komisioneve , si Michel Luis qe e kish rrogen 6400 euro, apo Karel De Gucht, apo Olli Rein, rroga qe arrinin deri ne 8600 euro. Per nje njeri si mua, qe mirresha me shifrat, rrogat, levizjet e parave, bonuseve, etj, ajo qe Bradi me kish thene me rezultonte e ekzagjeruar, ndonse ne nje shkrimin tim te meparshem, e kisha moderuar disi rrogen e tij. E lashe makinen e tij, dhe vazhdova rrugen me tej drej qendres duke marre nga bulevardi e drejt e nga kryeministria. Rraha disa rruge, dhe perfundimi ishte i çuditshem, gati i papritshem. Sherbimi me aktiv, apo vendi me aktiv, gati-gati me agresiv ne vendin tone te memedhemjes, ishte Greqia, njerzit e saj. Ishin stacionuar si ne vendin e tyre, sa aktiv aq dhe te deshperuar, sa ofensiv aq dhe te fshehte, sa te eger aq dhe dashur, te disponueshem ne disa institucione, sa humanitar aq dhe te dhjere ne punen e tyre.  Nejse kjo mua si njeri i parendesishem per ate vend, si njeri i denigruar dhe diskreminuar per ate vend, aq me bente, nuk ishte puna ime, tek mua ngelte thjesht si plage; Dhimbja shpirterore.  

 

  Perversiteti politik, shfaqej tashme hapur, sa njerzit ishin merzitur me gjith mend me politiken shqiptare. Biles Meta kish dalur hapur tashme per votimin e tre ligjeve, ate qe Rama kish muaj e muaj qe e kish bllokuar. "Shih kur t'ja fusi Meta Rames" , thonin njerzit duke ngritur versione te reja, numri i se cilave  i kish kaluar 12. Ca thonin se do kishte çarje tek e majta para zgjedhjeve, ca thonin se do kish çarje pas zgjedhjeve, ca thonin se PD do shkermoqej, ca te tjere thonin se pas zgjedhjeve do kishim referendum per Monarkine, por ne kete rast mbreti do ishte Berisha, ca thonin Leka i ri, e lloj-lloj versionesh te ndryshme.  Ajo qe me çuditi ishte nje pergjigje e Buall Mavrise ndaj pyetjes se nje gazetari per ndjekjen e ngjarjeve, ku kryeministri iu pergjegj se, po i ndiqte ngjarjet jo vetem nga kanalet institucionale, qeveritare por edhe vete ndiqte tv ku shihte 3-4 ore tv. Pra Buall Mavria shihte veten e tija, 3 ore, pasi tv jepnin, pasqyronin me shume aktivitetet e tija politike. Si duket ishte i dashuruar me veten e tija. Ajo qe me vrau, deshperoi me shume ne jeten politike te vendit, ishte largimi i kolonelit Pashaj nga AKZ. Kjo gje ma zbeu dhe mua entuziazmin qe kisha per kete parti. Nuk e kuptova se pse duhej larguar ai, figura kryesore e entuziazmit te nje pjese te votuesve, votues qe luhateshin aty tek 10-20% , ndersa tani AKZ rrezikohej a futej apo nuk futej ne parlament. 

  Tek dyqani i kushuririt, ku kisha punuar me perpara, gjeta nje çik kohe dhe vajta. Ai kish instaluar nje web-kamer qe lidhej me kompjutrin. 

- Oo, qenkeni modernizuar, - i thashe, - qenkeni bere si ne perendim. 

- Modernizohen hajdutat, modernizohemi edhe neve, - qeshem te dy. Dhe me shpjegoi se kish nje renie ne shitje, nje mbledhje dore nga njerzit. Kriza kish bere te veten, plus qe leku ishte akumuluar ne pak duar, tek qeveritaret dhe peco-groset e biznesit. 

  Ne Shqiperi, ishte e çuditeshme, se tregu ishte plot, te tera produktet qe tregu perendimor i kishte, ndodheshin aty, veç levizja e tyre hecte ngadale, shum ngadale. Bankat, nga ana tjeter, ishin plot, kishin likuidete, ndiqja me vemendje çdo deklarate te BQ dhe bankave te tjera, biles edhe shumat qe dispononin, pavarsisht se keto mbaheshin te fshehura per publikun.  Mirpo nga ana tjeter, dhe ketu kish nje kontradikte si vete Shqiperia dhe shqiptaret, nuk kish treg ku te hidheshin keto para, nuk kish projekte te qarta, sa bankieret detyroheshin te nxirrnin shuma te medha ne tregjet e huaja, duke perfituar nga to nje fitim shum te ulet 1-2 %  apo dhe te humbnin 1-2% te vleres se tyre. Qeveria nga ana e saj, me gjith pompozitetin e fryre, ishte e paafte. Edhe ato investime qe kryeshin aty, ishin sipas sistemit te vjeter ekonomik qe perdornin japonezet para L2B, bankat jepnin para per projektet e infrastruktures qe bente qeveria, duke futur ne loje bonot e thesarit,  metode sa e vjeter aq dhe jo shum efikase. Buall Mavria, megjithse i ishte mbushur mendja se ishte i sukseshem, nuk kish ndermend te ikte andej, mirpo ai as nuk i hapte driten jeshile metodave te reja ekonomike. Nga ana tjeter, socialistet, e kishin dhjere me kete koalicionin e ngjales, mirpo dhe keta, perveç kesaj nuk kishin ndonje drite jeshile per llojet e investimeve dhe metodat e reja ekonomike. Keta shiheshin nga populli, thjesht si pretendues te pushtetit, por jo te permisimit te gjendjes. Ne kete kaos, ne kete mish-mash politik, ç'mund te beja une. Kisha bere plane, kisha bere llogaritje, kisha angazhuar disa nga intelektualet e Peshkut ketu, si Emigrant, Art Changend, Bredharak, Belul, qe fatkeqesisht nuk i kishin mundesite te vinin ne maj ne Shqiperi, por e keqja nuk qendronte tek mos ardhja e tyre, se kisha nderment te angazhoja dhe te tjere si i Pakapshmi, dhe ndonje ne Shqiperi, por po e ndjeja dhe shihja se rruga e drejte, rruga e sakte, rruga e qarte per prosperimin e Shqiperise, jo vetem qe nuk pinte uje tek shqiptaret, por do t'sfumohej nga akrobacinat e politikes shqiptare, akrobacina qe na lane pa mend jo vetem ne shqiptarve por edhe te huajt. Persa kohe, nje popull, zgjedhesit, nuk jane te pregatitur per ndryshime, ata do t'vazhdojne te jene te kenaqur (qofte dhe nga e keqja) me gjendjen ekzistuese. Nje shprehje e mençur gjermane thote;  çdo popull, meriton qeverine qe do.  Por ketu, do thone disa, nuk flitet per deshire, por per manipulim, vjedhje te votes nga pushteti. Ne rregull, por kur ti si opozite, nuk na angazhon per te mbrojtur kete vote, ç'mund te bejme ne me shume. Ti si opozite je e zene me shume me listat, me futje-nxjerrje, me karkulime dhe llogaritje postesh, dhe jo me idete qe hidhen ne treg. Ne, nuk kerkojm vend ne lista, as pushtet, ate merreni juve, ju po beni karkulime per to,  ne duam vetem qe te ndigjohet zeri jon, kaq. Mos eshte gje e veshtire. 

  

  Per mua si emigrant, per juve si emigrante, besoj se nuk ka rendesi se kush do jete ne pushtet, ky apo ai, Buall Mavria apo Ed Palloshi, Ilir Koktulja (nuk jam dakord me disa qe e quajne KokLope, pasi prish dhe nje rregull te edukates politike, ku nuk duhet te ofendosh me perbuzje, por e shumta ta ironizosh me humor tjetrin) apo Bamir Qoftja, nuk ka rendesi, dikush pelqen kete, nje tjeter do ate, une psh, dua Skender Gjinushin, po-po, mos u habisni, nga ter ajo zahllamahi politike, ky mu dukte me i sakti, qe fliste me argumenta. Ky ka nje njolle si minister i Ramo Derbederit, se ka qene minister, por ju garantoj une se ky ishte me i paster se ter hajdutet aty. Tjeter pune se ne shqiptaret i paragjykojme njerzit. Dhe persa kohe i paragjykojme, u shohim gunen, u shohim forcen e pushtetit dhe jo forcen e argumentit, kemi per te ngelur ne vend numuro. Duhet te fillojme te ndryshojme nga vetja ne fillim, pastaj te fillojme te kerkojme te ndryshojme edhe te tjeret. Kete gje une kam kohe qe kam filluar ta bej, kam ndryshuar, nuk e kam me ate mentalitetin e shqiptarit per pompozitet, ne shqip i thone; dhi e zgjebosur e bishtin perpjet, nuk e kam ate ndjenjen per ti bere gjerat per dukje, biles jam kaq i terhequr ne kete çeshtje sa kam ngelur ne hije. Ndoshta duhej te isha me agresiv, keshtu mund ti detyroja tu terhiqja vemendjen, por sa para ben kjo, sa fajde ben kjo. Ne misionin tim politik, jam futur per te bere diçka te mire per kete vend, e nese ti nuk do, ky me duket se nuk eshte faji im. Boll e veshtire eshte te besh diçka te mire per ate vend, mirpo pse eshte kaq e lehte, kaq e kollajt per te bere diçka te keqe per ate vend, apo ta leme te keqen, zere se ata punojne mire, pse eshte e veshtire te besh diçka te mire per vendin tend. Pse. Ka njeri ti pergjigjet kesaj pyetje. 

 

 Nje çeshtje qe do te doja te realizoja, ishte lidhja me tren te elektrifikuar ndermjet Maqedonise dhe Durrsit, idene e se ciles e kisha hedhur me vite. Te prisje çdo fund jave, me mijra turiste nga Maqedonia, ishte nje impuls per ekonomine shqiptare gjat muajve maj, qershor, korrik, gusht e shtator. Vajta tek drejtoria e Hekurrudhave, rruges qe shkon drejt portit. Pyeta rojen dhe me tha se jane ne mbledhje, megjithate me la te prisja siper. Muri i korridorit permbante disa foto e piktura nga hekurudhat e para. Prita sa prita dhe trokita tek sekretaria. Pyeta se kur mbaronte mbledhja. Me tha dhe pak. Dhe vertet paspak, dolen nja dy veta dhe u futa une. 

- Jam nje emigrant nga Belgjika, nuk do te doja t'ju merrja shum kohe, prandaj po futem drejt e ne teme, - nuk po dija per nje moment se si te prezantohesha, - jam nje emigrant qe do t'doja qe sistemin tone hekurudhor ta shihnim sa me mire, te elektrifikuar, biles nje shtyse per kete problem ma dha ai programi famoz qe u be me 4 punonjes te hekurudhave belge ketu ne Shqiperi, 

- Pse e keni pare ate emision, - sikur u çel drejtori i hekurudhes shqiptare. 

- Po, jo vetem une por e pane me mijra belgj, ishte nje program interesant i bere nga ata, kishte opinione te ndryshme nga ata, disa u vinte keq per prapambetjen e hekurudhave, disa flisnin me perbuzje, ishin dhene pershtypje nga me te ndryshme. 

- Po vertet ne kemi ngelur ca prapa, por gjer me tani ne s'kemi marr asnje investim, per te mos permendur ndonje donacion te vogel, nejse me vjen mire qe belgjit e paskan pare programin mbi ne. 

- Poo, e, vertet eshte ca gjendje e mjerueshme e hekurudhave, une do te doja te shkoja ne Pogradec me tren, por treni shkonte deri ne Elbasan, dhe e lashe fare. 

- Ee, linja po rregullohet, kemi ca avari - dhe ai po me tregonte se si, dhe se se shpejti mund te futej ne pune treni. 

- Me nje fjale, gjendja qenka , terreni doja te thoja, nuk mund ta favorizoje nje linje te elektrifikuar, se ne fakt edhe qe doja te shkoja ne Pogradec, do te doja te shihja ter linjen dhe terrenin derri ne Prrenjas. 

- Elektrifikimi edhe mund te behet se sot nuk ka gje qe s'behet, por eshte ana financiare pengese. 

- Ne aty ne Belgjike, kemi nje firme te specializuar per elektrifikimin e linjes hekurudhore, Infrabel quhet, jane nder specialistet me serioz ne Europe, ata mund ta bejne kete linje shum mire. 

- Nuk kam kundershtim, por eshte ana financiare. 

- Nuk ka thua para per 150 km , sa mund te jete kjo pjese deri ne Durres apo Kavaje, se pjese e vogel eshte. 

- Qeveria, ka ne plan per zgjedhjet e ardhshme, ta zgjidhi qesen per hekurudhen, biles nje nga prioritetet e kryeministrit per keto 4 vitet e ardheshme  eshte hekurudha, ai  shprehu dhe para ca ditesh ne nje takim me neve te hekurudhes, se dhe ne kete gjendje qe jemi nuk shtyhet.

- Normalisht hekurudha ketu behet rentabel, por thuaj qe mund te kete grupe te interesit qe jane kundra, si shoqerite e autobuzave dhe mikrobuzave, por ketyre mund tu lihen linjat e shkurtera, se treni elektrik i shpejte do distanca te medhaja, psh, niset nga Pogradeci apo Prrenjasi dhe ndalon ne Elbasan e pastaj

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0