Në Parkun Arkeologjik të Apollonisë
Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Si qytet u themelua në fillim të shekullit të 7 para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Qyteti e mori emrin për nder të perëndisë Apolon.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili këtë sezon vere po tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e turistë të huaj.
Megjithëse është piku i sezonit të plazhit, përsëri Apolonia mbetet në qendër të vëmendjes. Rihapja e muzeut arkeologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit në parkun kombëtar të Apollonisë janë disa nga faktorët që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve.
Por dhe peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Si qytet u themelua në fillim të shekullit të 7 para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Qyteti e mori emrin për nder të perëndisë Apolon.
Comments (0 posted)
Post your comment