Asgjë e re për aeroplanin e zhdukur
Boeingu 777, gjatë fluturimit midis Kuala Lumpurit dhe Pekinit, është zhdukur më 8 Mars me 239 udhëtarë, nga të cilët dy të tretat ishin kinezë.
Autoritetet australiane kanë thënë se as aeroplani amerikan P-8 Poseidon, që është më i avancuari për patrulla detare, nuk arriti të gjejë mbetjet që kishte shënjuar aeroplani kinez që po merr pjesë në gjetjen e Boeingut 777 të Malajzisë.
Aeroplani kinez Ilyushin Il-76 ka hasur në disa objekte që janë dukur të dyshimta, në pjesën jugore të Oqeanit Indian. Por Ministria e Jashtme kineze ka thënë se nuk mund të vërtetojë nëse kjo ka lidhje me aeroplanin e zhdukur të Malajzisë.
Edhe nga sateliti francez është thënë se janë gjetur disa gjurmë në Oqeanin Indian, por jashtë zonës ku po bëhen hetimet.
Boeingu 777, gjatë fluturimit midis Kuala Lumpurit dhe Pekinit, është zhdukur më 8 Mars me 239 udhëtarë, nga të cilët dy të tretat ishin kinezë.
Comments (0 posted)
Post your comment