Home | Travel | Pogradeci, perlë e Shqipërisë

Pogradeci, perlë e Shqipërisë

image
Pogradeci është qyteti turistik buzë Liqenit të mrekullueshëm të Ohrit.

 

 

 

 

Pogradeci është qytet në Shqipërinë Juglindore.Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtët kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit. Prania me Maqedoninë dhe ndikimi i saj në gjuhën dhe kulturën tonë, bëri që Pogradeci do të shkruej "Pogda grada", që do të thote "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire.

Pogradeci është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri në vitet '90 qyteti pothuajse trefishohej gjatë verës), peshkimit, e përpunim drurit, pijeve etj.

Pogradeci ndodhet rreth 129 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 15 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të Liqenit).
Aeroporti më i afert është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjes hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec.

Pogradeci eshte qyteti i Artit, Kultures dhe Tradites se pasur shqiptare. Eshte qyteti i shkrimtareve te medhenj si Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Pogradeci eshte qyteti i piktoreve te mirenjohur Taso, Lako, Zeka e te tjere. 
Pogradeci me nje tradite te pasur ne artizanat perfaqesohet sot denjesisht nga artistet e gdhendjes ne dru Icka , Basho e shume te tere.
Pogradeci eshte qyteti ku praktikohen shume lloje sportesh, duke filluar nga futbolli, minifutbolli, basketbolli, boksi, beach-volley dhe sportet e ujit.

Pogradeci ka nje tradite shume te pasur folklori, me larmi kostumesh popullore dhe kenge e valle melodioze te frymezuara se tepermi nga bukurite natyrore te kesaj zone.
Pogradeci kohet e fundit eshte bere i njohur per "Festivalin Nderkombetar te Teatrit te Kukullave". Kjo tradite fillimisht nisi si nje iniciative kombetare, por me pas u shnderrua ne nje Festival Ballkanik e me pas me pjesemarrjen e trupave nga vende te ndryshme te botes mori permasa nderkombetare.
Kukullat si Tomi e Xherri, Borebardha dhe Xinxifilo, sjellin gezim e kenaqesi tek femijet ne te gjithe boten.
Gjate gjithe vitit Pogradeci me mundesite e shumta per argetim behet qyteti me i preferuar ne Shqiperi per pushime dhe qetesi. Kjo eshte arsyeja qe vizitoret presin me padurim te rikthehen perseri.

Ky qytet "palcerisht shqiptar" - sic thote Lasgushi i madh, "i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut", eshte i bukur jo vetem prej natyre (vendosja prane syrit te kalter te Liqenit te Ohrit), por eshte edhe nje qytet i lashte e me tradita te hershme kulturore, artistike.
Pogradeci eshte qyteti i luleve, i veres, i peshkut te rralle Koranit qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter, qyteti ku endrrat behen realitet .
Pogradeci eshte qyteti ku natyra nuk ka kursyer asgje, per te arritur te perkryeren, qyteti ku njerezit me mikpritjen e ciltersine e tyre nuk te lene te largohesh pa marre me vete dashurine e mallin per t`u rikthyer perseri.
Pellgu i Pogradecit eshte i mbyllur nga malet perreth dhe me liqenin e tij perben nje zone mikroklimatike te veçante. Kjo zone ka mbi 2.400 ore me diell gjate vitit, pra mbi 300 dite ne vit.
Flora dhe fauna e liqenit jane shume te pasura dhe e bejne kete liqen unikal ne Ballkan dhe Evrope. Pogradeci eshte nje nga qendrat turistike me te rendesishme te Shqiperise.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00