Home | Travel | San Marino

San Marino

image
San Marino është qytet-shtet, që përbëhet nga nëntë vendbanime (njësi administrative), me popullsi rreth 30 mijë banorë,dhe një sipëfaqe prej 61 km katrorësh. 







Republika e San Marinos e njohur edhe si Republika e Qetë e San Marinos(italisht: Repubblica di San Marino, Serenissima Repubblica di San Marino) është një shtet në pjesën jugore të Europës, është plotësisht i rrethuar nga Italia.Republika buzë Adriatikut, në të cilën ndodhet kalaja “La Guaita” është një ndër republikat më të vjetra të rruzullit, me një histori të lashtë. San Marino është qytet-shtet, që përbëhet nga nëntë vendbanime (njësi administrative), me popullsi rreth 30 mijë banorë,dhe një sipëfaqe prej 61 km katrorësh. 

 

Një nga shtetet më të vogla në botë dhe Republika më e vjetër ekzistuese u themelua nga Shën Marinus i Arbas. Ai ishte një gurgdhendës nga ishulli Rab (Arb, Arban), fshati Lopë, i Ilirisë, sot shumë pranë Kroacisë.

Shën Marinusi ishte i pakënaqur nga autoriteti papnor dhe shkoi në Monte Titano për të jetuar në vetmi. Pronari i zonës, një njeri i pasur nga nga Rimini i dhuroi tokën komunitetit të vogël të malit Titano, i cili bëri thirrje në kujtim të themeluesit ta quaj “Toka e Shën Marinos”.

Sipas legjendës, Marinus vdiq në dimrin e vitit 366 dhe fjalët e tij të fundit ishin: ‘Relinquo vos liberos ab utroque homine’ (Ju lë të lirë nga të dy burrat), Perandori dhe Papa, që u bë dhe frymëzimi i Republikës.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00