Home | Travel | Plazhi i Gulpiyuri-t

Plazhi i Gulpiyuri-t

image
Plazhi i Gulpiyuri-t është një qoshkë  e bukur e bregdetit, afër qytetit të Llanes, në veri të Spanjës, i cili të mahnit me ujin e pastër, rërën e bardhë e të imët dhe qetësinë e jashtëzakonshme...

 

 

 

 

 

 

 

Plazhi i Gulpiyuri-t është një qoshkë  e bukur e bregdetit, afër qytetit të Llanes, në veri të Spanjës, i cili të mahnit me ujin e pastër, rërën e bardhë e të imët dhe qetësinë e jashtëzakonshme të një ‘ishulli’ të çuditshëm.

 

 

Çuditërisht, në sipërfaqen e vogël të ujit, që duket sikur ka ngecur në atë vend, krijohen edhe valë, njësoj si në një det të hapur, çka e bën edhe më magjike eksperiencën që mund të përjetohet, edhe pse temperaturat e ujit mund te jenë të ftohta.

 

 

Miniplazhi ushqehet me ujë të kripur nga Gjiri i Biscay- it, në detin Cantabrian. Gjatë miliona vjetëve, valët kanë gërryer një seri tunelesh nën shkëmbinjtë që e lidhin këtë parajsë të vogël tokësore me plazhin. Pavarësisht se vendi është i fshehur dhe i vështirë për t’u gjetur, ai është kthyer tashmë në një Mekë për turistët e huaj.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0