Singapor...
Singapori pritet që të parakalojë Britaninë e Madhe në vitin 2020, duke u shndërruar në qendrën e dytë më të madhe financiare ishullore pas Zvicrës, ndërsa balanca e pasurisë së planetit zhvendoset më në Lindje.
Miliarderët kinezë, të cilët kanë parë një rritje të madhe të pasurive të tyre në dhjetëvjeçarin e fundit, zgjedhin që të depozitojnë të ardhurat në shtetin ishullor, i cili dallohet për ruajtjen e privatësisë, si edhe për ligjet e forta, e ekonominë e balancuar që ka.
Singapori pritet që të parakalojë Britaninë e Madhe në vitin 2020, duke u shndërruar në qendrën e dytë më të madhe financiare ishullore pas Zvicrës, ndërsa balanca e pasurisë së planetit zhvendoset më në Lindje.
Miliarderët kinezë, të cilët kanë parë një rritje të madhe të pasurive të tyre në dhjetëvjeçarin e fundit, zgjedhin që të depozitojnë të ardhurat në shtetin ishullor, i cili dallohet për ruajtjen e privatësisë, si edhe për ligjet e forta, e ekonominë e balancuar që ka.
Sipas raportit të Grupit të Konsultimit në Boston “Global Wealth 2016”, industria financiare ishullore e Britanisë së Madhe me vlerë 1.3 trilionë dollarë do të tejkalohet nga Singapori në katër vitet e ardhshme.
BCG vlerëson se të ardhurat të cilat do të depozitohen në Singapor do të rriten me 1.7 trilionë dollarë në 2020, krahasuar me 1.6 trilionë dollarë në Britani.
Në total, pasuria private e cila u depozitua në këto qendra “offshore” u rrit me 3 për qind në 2015, në rreth 10 trilionë dollarë, edhe pse ngelet për t’u parë nëse këto zbulime të bëra publike nga rrjedhja e letrave të Panamasë këtë vit do të pengojnë një rritje të mëtejshme.
Oreksi në vendet e zhvilluara për qendrat financiare ka rënë tashmë.
Pasuria e zotëruar nga miliarderët në qendrat financiare në Amerikën e Veriut, Europën Perëndimore dhe Japoni ra me 3 për qind në 2015.
Në total, pasuria në të gjithë botën u rrit me një përqindje më të ulët krahasuar me vitin e kaluar, duke iu referuar raportit.
“Performanca totale e tregjeve përgjatë botës ka pasur një motivues”, tha Anna Zakrzewski, një nga autoret e raportit të “BCG-së”. “Ne gjithashtu kemi parë një ngadalësim në termat e zhvillimit ekonomik, që gjithashtu udhëheq këtë pasurim të ri”.
Pavarësisht kësaj, në Britani, ka një sektor, në të cilin vështirë që Singapori t’ua kalojë. Çmimet e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të frikshme, si në asnjë vend tjetër të botës. Janë rreth 1 milion banesa, të cilat kapin vlerën rreth 700 mijë paund duke përfshirë këtu fitimet e pronarëve, me një rritje me 12 për qind të çmimit, nga viti i kaluar.
Ndërkohë që janë rreth 2 milionë banesa që vlejnë më shumë se 1 milionë sterlina (bashkë me fitimet e pronarëve).
Ajo që të bën përshtypje është fakti që çmimet e larta të pronave në Londër kanë bërë që shumë familje punëtore të konsiderohen si milionere.
Kostoja e një banese të përbërë nga tri dhoma është rritur me 86 për qind në 10 vitet e fundit, me një mesatare prej 550 mijë sterlinash, sipas grupit këshillimor të pasurive të paluajtshme “JLL”.
Në 30 vitet e fundit, vlera është shtuar me 475 për qind.
Analistët ia faturojnë rritjen e pasurive të londinezëve nga shitjet nga pasuritë e paluajtshme.
“Milionerët e shkathët kanë tendencën që të parapëlqejnë më shumë kompanitë private”, tha Sebastian Dovey, bashkëthemelues i Scorpio Partnership, një firmë konsulente e menaxhimit të pasurisë. “Ata investojnë në pasuritë e paluajtshme dhe kanë përfituar nga në rritje e madhe dhe kanë shtuar fitimet. E kjo tendencë nuk ka për të përfunduar. do të vazhdojë të jetë në rritje edhe për disa kohë”.
Comments (0 posted)
Post your comment