Saranda
Saranda ofron shumë, prandaj ne e kemi përfshirë atë si një ndalesë në ...
Fama e Sarandës vazhdon të rritet dhe qyteti i bardhë, i përkufizuar kështu për shkak të ngjyrës shumë të qartë të plazheve të tij dhe ndërtesave që lidhin gjirin, është vendosur midis destinacioneve të para të Mesdheut për pushimet verore të 2018.
Kështu e nis shkrimin e saj Sara Perico, themeluese e portalit të informacionit turistik mbi Shqipërinë “Vado in Albania”.
Nuk është hera e parë që unë flas për Sarandën dhe hijeshinë e saj; në muajt e fundit kam botuar disa artikuj. Por, ajo për çfarë dua të flas sot është ajo që ju mund të bëni dhe të shihni në Sarandë edhe nëse jeni duke kaluar.
Në të vërtetë ka një rritje të madhe turistësh që vendosin të vizitojnë Sarandën për një ose dy ditë, nëse jeni ndër ata që do të kalojnë vetëm disa ditë në Sarandë apo edhe orë, ju do të jeni të lumtur të dini se qyteti ofron një numër aktivitetesh dhe atraksione që mund të kënaqin çdo nevojë; kultura dhe historia, qetësia dhe argëtimi, aventura dhe sporti, shtigje natyrore.
Për të pushuar mund të gjeni shumë plazhe me rërë dhe guralecë, të pajisur me kuvertë të rehatshme prej druri të mbuluara me një dyshek të butë dhe ombrellë karakteristike prej druri, tipike për të gjithë vijën bregdetare. Baret afër plazhit do të jenë ideale për një pije të ftohtë dhe pak strehë gjatë orëve më të nxehta.
Ju mund të hani drekë me peshk të freskët dhe sallatë sezonale në një nga restorantet e shumta pranë plazhit dhe në mbrëmje, pas darkës në një restorant në qendër do të filloni argëtimin mes koktejeve në buzë detit, muzikës dhe klubeve të natës.
Nëse jeni tërhequr nga historia, arti dhe kultura, ju sugjeroj të vizitoni: rrënojat e sinagogës hebraike të vendosura në qendër të qytetit, pranë bashkisë së qytetit, që dëshmojnë për praninë, në shekullin e V të një bashkësie të madhe dhe të pasur hebraike.
Gjatë shekullit pasues Sinagoga u shndërrua në një bazilikë, por përfundoi duke u shkatërruar nga një tërmet dhe pushtime skllevërish. Falë gërmimeve arkeologjike të filluara gjatë periudhës komuniste dhe të vazhduara nga Instituti i Arkeologjisë hebraike dhe Akademisë Shqiptare të Shkencave, u gjet mozaiku që përshkruante simbolet më të vjetra çifute si shandani prej hekuri me shtatë krahë, brirët e dashit, etj.
Rrënojat e manastirit të 40 shenjtorëve- U ndërtuan në shekullin e gjashtë për nder të 40 dëshmorëve të vrarë në Sebaste të Armenisë, sepse refuzuan të braktisnin besimin e tyre të krishterë dhe të ktheheshin në fenë islame, u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Manastiri është i vendosur në lindje të qytetit, në një kodër rreth 4 km nga qendra.
Madje edhe dashamirësit e natyrës dhe aktiviteteve në natyrë do të jenë të kënaqur, nëse e gjeni veten në këtë kategori, më pak se 20 km nga Saranda do të gjeni Delvinën, një qytet i vogël që ndodhet në mes të një zone kodrinore.
Nga këtu ka disa shtigje të zhytura në natyrë që do t’ju udhëheqin për të zbuluar manastiret e lashta, barakat e vjetra që datojnë në periudhën komuniste dhe mbetjet e kështjellës së lashtë të Delvinës.
Ju mund të arrini Delvinën me makinë me qira ose duke marrë pjesë në ekskursione të organizuara që nisin drejtpërdrejt nga Saranda.
Jo larg Sarandës, duke qëndruar në bregdet, është Parku Kombëtar i Butrintit dhe vendi i tij arkeologjik ku historia e lashtë, arkeologjia dhe bukuritë natyrore janë të përziera.
Qyteti i Butrintit ishte i banuar në parahistori dhe gjatë suksesit të dominimeve dhe luftërave ishte në duart e romakëve, ilirëve, grekëve, bizantinëve, venecianëve dhe ruajti rëndësi të madhe falë pozicionit të tij strategjik në ngushticën e Korfuzit.
Sot, përveç përfshirjes në mesin e vendeve të UNESCO-s, është gjithashtu një nga atraksionet kryesore turistike në zonë.
Parkun arkeoologjik të Butrintit mund ta vizitoni çdo ditë me një biletë hyrëse prej 700 lekësh (rreth 6 euro).
Duke ngjitur në majë të kodrës do të arrini kështjellën veneciane të restauruar gjatë periudhës fashiste që tani strehon një muze. Prej këtu ju mund të shihni një pamje të bukur me pamje nga liqeni i Butrintit dhe Parku Kombëtar.
Siç mund ta shihni, Saranda ofron shumë, prandaj ne e kemi përfshirë atë si një ndalesë në disa nga turnetë tona si turneu më i mirë i Shqipërisë./ATA
Comments (0 posted)
Post your comment