Home | Travel | Bukuresht...

Bukuresht...

image
Bukureshti është qyteteti që të magjeps...

 

Nga  Baki Ymeri

 

 

 Në kuadrin e artikullit “Ç’detyrojmë Rumanisë” (Shqipëri e Re, nr. 119/1923), Gjergj Bubani thekson: “Të rahur dhe të shtyrë nga tërë anët, me sy të prera prej dhembjes, vojtje dhe urije, të hikur natën me drojtje prej vatrave tyre, ose, prej burgjeve të sulltanit kuq, të parët “nacionalistë” Shqipëtarë gjetnë në Rumani një vënt prehje dhe një popull mik, vëlla që ua kuptonte dhembjen. Bukureshti, kryeqyteti i bukur i këtij shteti, në historinë e lëvizjes kombëtare të Rilindjes Shqiptare, është një emër i shentë dhe i shtrenjtë, se aty u ndes flaga e parë e Shqipëtarismës, e përmbajtur deri sot dhe e përhapur në të katër çipet e botës. Dhe gjith ay, Bukureshti, është qyteti që ngaj i ndyeri Plak Ismail Kemali, me një tufë enthisuasmante nacionalistësh shkoj për në Vlorë, për të ngritur flamurin e Lirisë dhe për të prokllamuar vetqeverimin e Shqipërisë”.

Bukureshti për mua është qyteti më i bukur në botë, thot dr. Vehbi Bexheti nga Maqedonia, profesor universitar, ish/drejtor i Agjencionit republikan të Informatave. Babai i tij jetoi në Bukuresht në periudhën kur lëvizja shqiptare vazhdonte traditën patriotike të rilindësve tanë (1930/1940). Hamdi Bexheti banonte në rrugën Calea Rahovei. Tejmatanë saj banonte Asdreni, të cilin e patën përkrahur edhe shqiptarët e Maqedonisë, duke filluar që nga i jati i poetit Abdylazis Islami, e deri te Sinan Kadriu, ky i fundit duke e nderuar Asdrenin përmes pjesëmarrjes në varrim. Zonja Marieta Vasilescu, kunata e një shqiptari me prejardhje nga Tetova, përmendte emra tetovarësh me karroca ëmbëlsirash, me kësula të bardha, me besnikërinë dhe sinqeritetin e arnautëve të asaj kohe. Marietën e ka njohur edhe aktorja shqiptare, Shpresa Bërdëllima. Ishte motra më e vogël e mamasë sime që na fliste me admirim për shpirtbardhësinë karakteristike të shqiptarëve të asaj kohe, për sensin e humorit dhe optimizmin që i karakterizonte. 

Godina të shumta të kësaj metropole, ndër të cilat edhe ajo e hotelit Continental ku u mbajt mbledhja historike për përcaktimin e fatit të Shqipërisë, kanë një arkitekturë fantastike. Bulevardet e gjera, të drejta e të bukura, lulishtet dhe liqenjtë e panumërt, intelektualët, libraritë, institucionet e kulturës, busti i Ismail Qemalit para hotelit Grand Continental, Ambasada e Shqipërisë, Kisha Luterana ku gjendet varri i Mbretit të Parë të Shqipërisë (Wilhelm de Wied), Teatri Kombëtar, Akademia e Shkencave, Shtëpia e Operas, Pallati Mbretëror ku gjendet një pikturë e madhërishme e princeshës rumune me origjinë shqiptare Elena Gjika (Dora d’Istria), Konzervatoriumi i Muzikës, Pallati i Parlamentit, Muzeu i Fshatit (Muzeul Satului), Lulishtja Çishmixhiu me bustin e Viktor Eftimiut, hoteli Atene Palace ku ka buajtur Ahmet Zogu para ikjes së tij për në Angli, kisha mesjetare Bucur (Bukur), hoteli Bulevard ku ka buajtur aktori i famshëm Aleksandër Mojsiu, busti i Naim Frashërit në parkun Herastrëu, varrezat shqiptare, ish kisha shqiptare e Bukureshtit, shtëpia ku banonte Asdreni, redaksia e revistës “Shqiptari” etj. 

Këto e shumë të tjera janë qendra historike me impresione të paharruara që i joshin bashkatdhetarët tanë të vijnë e ta vizitojnë, sa herë që t’u jepet rasti. Jo më kot, këtë vatër të atdhedashurisë shqiptare, Lasgush Poradeci e konsideronte si qytetin që mban emrin më bujar të të folurit shqip. Me mbresa të paharruara janë kthyer nga Bukureshti në Shqipëri, Zvicër, Amerikë, Kosovë, Norvegji, Belgjikë e Tetovë, Paulino Pali, Thanas Gjika, Ukë dhe Sali Bashota, Xhemil Bytyçi, Lulzim Tafa, Jeton Kelmendi, Fadil Sulejmani, Arian Miluka, Margareta Xhepa, Senad Abdyli, Miradie Maliqi, Muharrem Idrizi, Alush Kamberi, Sami Piraj, Kurtesh Devaja me ekipin e TV. të Kosovës, Xhever Ymeri, Shpresa Bërdëllima, Bekim dhe Dashmir Halili, Valmira Sejdiu, Mumin Ramadani, Neki Lulaj, Mediar Leka, Gani Pllana, dhjetra poetë dhe poetesha nga Kosova, si Flora Brovina, Natasha Lako, Basri Çapriqi, Albina Idrizi, Ibrahim Kadriu, Gentiana Muhaxhiri, Smajl Smaka, Jeta Beqiri etj.

Në Bukuresht jetojnë miq të panumërt të shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, nga të cilët po i përmendim filoshqiptarët Grigore Brënkush, Këtëlina Vëtëshesku, Tiberius Puiu dhe Gjergj Bukura. Bukureshti i pret në vizitë këngëtaren Alida Hysku, vëllezërit Hamza dhe Eshref Merxhani, zotërinjtë Vehbi Bexheti, Sadulla Zendeli Daja, Merxhan Kurtishi, Ahmet Bella, Shemun Abdili, Idaver Fanda, Sefer Abdija, Eduard M. Dilo, Ramiz Kuqi, Remzi Basha, Dedë Preqi, Bexhet Jagodini etj. Gjatë rrugëve e bulevardeve, impresionon fizionomia e ngjashme e rumunëve me shqiptarët. Kryeqendra e sotme e Rumanisë është e shtrirë në perëndim të Fushës së Baraganit, në pjesën jugore të vendit. Bukureshti është fryt i simbiozës mes Lindjes dhe Perëndimit. Ka rreth 2.300.000 banorë, prej të cilëvet, mbi 90% të nacionalitetit rumun, pas të cilëvet vijnë romët, hungarezët, gjermanët, hebrenjtë, bullgarët, grekët, shqiptarët. 

Numri i shqiptarëve sipas statistikës së kohë, para 150 vitesh sillej rreth 4 mijë, para 80 vitesh rreth 40 mijë (jozyrtarisht), ndërsa sot, sipas regjistrimit të fundit, rreth 500 vetë. Një qytet i vjetër, që daton që nga koha e Mesjetës, ku gërshetohet e bukura me të shëmtuarën, luksi me varfërinë, pasanikët me lëmoshtarët, automjetet luksoze me qenjtë e rrugëve. Në bazë të legjendës, emri i tij ndërlidhet me emrin e banorit të parë: bariu Bukur. Jo larg shtëpisë së lashtë të familjes korçare të Sherban Tabakut, përgjatë brigjeve të Dumbovicës, gjendet edhe sot e kësaj dite, kisha e parë e kësaj metropole, emri i së cilës ndërlidhet me emrin e bariut të sipërpërmendur: Biserica Bukur (Kisha Bukur).

 

Me dashurinë dhe krenarinë për vendin e të parëve

 

Në Bukuresht jeton sot e kësaj dite kryeveterani i veteranërisë së sotme shqiptare, Dr. Xhelku Maksuti i cili e meriton një përmendore jo vetëm në zemër të Kërçovës. Këtu jeton edhe Mami Lule, e mbesa e Sejfulla Malishovës (Lame Kodra), me origjinë nga Gjirokastra, e lindur më 17 korrik 1932 në qytetin Braila. Është bijë emigrantësh shqiptarë që kanë ardhur në Rumani më 1930. Braila është qyteti i Naum Veqilharxhit, autorit të Abetares së parë në gjuhën shqipe, ndërsa mami Lule sot banon në një lagjë të bukur të Bukureshtit, në zonën Baba Novak, në afërsi të parkut Aleksandru Joan Kuza, sundimtar i madh i Rumanisë në kohën e të cilit u krijua ushtria dhe policia rumune. Deri në kohën e tij rendin në Rumani e mbanin arnautët (shqiptarët) dhe pandurët. Aleksandru Joan Kuza ra nga pushteti si pasojë e intrigave politike të spiunes serbe Maria Obrenoviç. 

Edhe pse është qytet fushor, me do pllaje që nuk arrijnë lartësinë më të madhe se 100 m, Bukureshti ka një relief të këndshëm, me kodrina e lëshime të lehta. Lumi Dumbovica, të cilës i thurrte vargje edhe Asdreni, i bie mespërmes, ndërsa liqenjtë e shumtë, të krijuar përreth qytetit nga lumi Colentina, janë shndërruar në një ilaç mirëbërës për zbutjen e vapave përvëlimtare të verës. Në Rrugën Mashina de Paine (Makina e Bukës) të lagjes Colentina, banonte para një çerek shekulli, Rexhep Asllani i Kotlinës së Kaçanikut, shqiptari që pat marrë pjesë në betejat e Bajram Currit për një Shqipëri Reale. Në një numër të Shqiptarit që filloi të dale falë inisiativës së dr. Xhelku Maksutit, ballafaqohemi me një fotografi të Rexhepit me veshje kombëtare, me koburen dhe orën e dorës që ia kishte dhuruar baca Bajram, Plaku i pavdekshëm Bjeshkëve kreshnike të Dragobisë. Një orë dore ia kish dhënë Bajram Curi në kohën e tij, edhe Mehmet Ismailit nga Shipkovica e Tetovës. Në Bukuresht jetonte deri para disa vitesh Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i Dhimitrit që e kishte lutur historianin e famshëm, Nicolae Iorga, të shkruajë një artikull për Shqipërinë. Në vend të një artikulli, N. Jorga shkroi një libër të tërë, në gjuhën frenge, të cilën e botoi në vitin 1919, në Bukuresht: Breve histoire de l’Albanie et du peuple albanais. 

Bukureshti është qyteteti që të magjeps, që në shikim të parë. Në qendrën e vjetër të tij, janë edhe sot e kësaj dite rrugët ku pat banuar treshi që e kalli flakën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kët metropolë: Gjorgji Gjeçua, Eftim Marko dhe Visar Dodani. Kujtime të bukura për Bukureshtin e dikurshëm kishte edhe xha Nasi, shqiptar i kulluar me origjinë korçare, dashamir i arumunëve dhe hebrenjve. Në një libër që ia ka dhuruar dr. Ismet Dërmaku, lexojmë: “Zotëri Nasi Kristeskut, veteran dhe patriot shqiptar i dëshmuar, në shenjë miqësie dhe respekti” (Bukuresht, 1997). Xha Nasi ishte shqiptari që ruante thesarët e Rilindjes Shqiptare, bukureshtari që përmes intervenimeve të tij e ka bërë të njohur Shqipërinë në një revistë të famshme amerikane, atdhetar i rritur me dashurinë dhe krenarinë për vendin e të parëve, mërgimtari që nga malli ndaj shqipes i shkonte Dhimitër Polenës në vizitë, dhe kur delte të kthehet për në shtëpi, Polena e përcjellte deri te porta e shtëpise, kurse Nasi ia kthente përcjelljen deri te porta e Polenës, dhe kështu deri në mesnatë e përcillnin njëri-tjetrin nga malli për të kuvenduar në gjuhën e perëndive. A nuk është kjo një nga dëshmitë e atdhetarizmit, se shqiptarët pas hebrenjve janë populli më i zgjedhur i Zotit!

 

 Në kuadrin e artikullit “Ç’detyrojmë Rumanisë” (Shqipëri e Re, nr. 119/1923), Gjergj Bubani thekson: “Të rahur dhe të shtyrë nga tërë anët, me sy të prera prej dhembjes, vojtje dhe urije, të hikur natën me drojtje prej vatrave tyre, ose, prej burgjeve të sulltanit kuq, të parët “nacionalistë” Shqipëtarë gjetnë në Rumani një vënt prehje dhe një popull mik, vëlla që ua kuptonte dhembjen. Bukureshti, kryeqyteti i bukur i këtij shteti, në historinë e lëvizjes kombëtare të Rilindjes Shqiptare, është një emër i shentë dhe i shtrenjtë, se aty u ndes flaga e parë e Shqipëtarismës, e përmbajtur deri sot dhe e përhapur në të katër çipet e botës. Dhe gjith ay, Bukureshti, është qyteti që ngaj i ndyeri Plak Ismail Kemali, me një tufë enthisuasmante nacionalistësh shkoj për në Vlorë, për të ngritur flamurin e Lirisë dhe për të prokllamuar vetqeverimin e Shqipërisë”.

Bukureshti për mua është qyteti më i bukur në botë, thot dr. Vehbi Bexheti nga Maqedonia, profesor universitar, ish/drejtor i Agjencionit republikan të Informatave. Babai i tij jetoi në Bukuresht në periudhën kur lëvizja shqiptare vazhdonte traditën patriotike të rilindësve tanë (1930/1940). Hamdi Bexheti banonte në rrugën Calea Rahovei. Tejmatanë saj banonte Asdreni, të cilin e patën përkrahur edhe shqiptarët e Maqedonisë, duke filluar që nga i jati i poetit Abdylazis Islami, e deri te Sinan Kadriu, ky i fundit duke e nderuar Asdrenin përmes pjesëmarrjes në varrim. Zonja Marieta Vasilescu, kunata e një shqiptari me prejardhje nga Tetova, përmendte emra tetovarësh me karroca ëmbëlsirash, me kësula të bardha, me besnikërinë dhe sinqeritetin e arnautëve të asaj kohe. Marietën e ka njohur edhe aktorja shqiptare, Shpresa Bërdëllima. Ishte motra më e vogël e mamasë sime që na fliste me admirim për shpirtbardhësinë karakteristike të shqiptarëve të asaj kohe, për sensin e humorit dhe optimizmin që i karakterizonte. 

Godina të shumta të kësaj metropole, ndër të cilat edhe ajo e hotelit Continental ku u mbajt mbledhja historike për përcaktimin e fatit të Shqipërisë, kanë një arkitekturë fantastike. Bulevardet e gjera, të drejta e të bukura, lulishtet dhe liqenjtë e panumërt, intelektualët, libraritë, institucionet e kulturës, busti i Ismail Qemalit para hotelit Grand Continental, Ambasada e Shqipërisë, Kisha Luterana ku gjendet varri i Mbretit të Parë të Shqipërisë (Wilhelm de Wied), Teatri Kombëtar, Akademia e Shkencave, Shtëpia e Operas, Pallati Mbretëror ku gjendet një pikturë e madhërishme e princeshës rumune me origjinë shqiptare Elena Gjika (Dora d’Istria), Konzervatoriumi i Muzikës, Pallati i Parlamentit, Muzeu i Fshatit (Muzeul Satului), Lulishtja Çishmixhiu me bustin e Viktor Eftimiut, hoteli Atene Palace ku ka buajtur Ahmet Zogu para ikjes së tij për në Angli, kisha mesjetare Bucur (Bukur), hoteli Bulevard ku ka buajtur aktori i famshëm Aleksandër Mojsiu, busti i Naim Frashërit në parkun Herastrëu, varrezat shqiptare, ish kisha shqiptare e Bukureshtit, shtëpia ku banonte Asdreni, redaksia e revistës “Shqiptari” etj. 

Këto e shumë të tjera janë qendra historike me impresione të paharruara që i joshin bashkatdhetarët tanë të vijnë e ta vizitojnë, sa herë që t’u jepet rasti. Jo më kot, këtë vatër të atdhedashurisë shqiptare, Lasgush Poradeci e konsideronte si qytetin që mban emrin më bujar të të folurit shqip. Me mbresa të paharruara janë kthyer nga Bukureshti në Shqipëri, Zvicër, Amerikë, Kosovë, Norvegji, Belgjikë e Tetovë, Paulino Pali, Thanas Gjika, Ukë dhe Sali Bashota, Xhemil Bytyçi, Lulzim Tafa, Jeton Kelmendi, Fadil Sulejmani, Arian Miluka, Margareta Xhepa, Senad Abdyli, Miradie Maliqi, Muharrem Idrizi, Alush Kamberi, Sami Piraj, Kurtesh Devaja me ekipin e TV. të Kosovës, Xhever Ymeri, Shpresa Bërdëllima, Bekim dhe Dashmir Halili, Valmira Sejdiu, Mumin Ramadani, Neki Lulaj, Mediar Leka, Gani Pllana, dhjetra poetë dhe poetesha nga Kosova, si Flora Brovina, Natasha Lako, Basri Çapriqi, Albina Idrizi, Ibrahim Kadriu, Gentiana Muhaxhiri, Smajl Smaka, Jeta Beqiri etj.

Në Bukuresht jetojnë miq të panumërt të shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, nga të cilët po i përmendim filoshqiptarët Grigore Brënkush, Këtëlina Vëtëshesku, Tiberius Puiu dhe Gjergj Bukura. Bukureshti i pret në vizitë këngëtaren Alida Hysku, vëllezërit Hamza dhe Eshref Merxhani, zotërinjtë Vehbi Bexheti, Sadulla Zendeli Daja, Merxhan Kurtishi, Ahmet Bella, Shemun Abdili, Idaver Fanda, Sefer Abdija, Eduard M. Dilo, Ramiz Kuqi, Remzi Basha, Dedë Preqi, Bexhet Jagodini etj. Gjatë rrugëve e bulevardeve, impresionon fizionomia e ngjashme e rumunëve me shqiptarët. Kryeqendra e sotme e Rumanisë është e shtrirë në perëndim të Fushës së Baraganit, në pjesën jugore të vendit. Bukureshti është fryt i simbiozës mes Lindjes dhe Perëndimit. Ka rreth 2.300.000 banorë, prej të cilëvet, mbi 90% të nacionalitetit rumun, pas të cilëvet vijnë romët, hungarezët, gjermanët, hebrenjtë, bullgarët, grekët, shqiptarët. 

Numri i shqiptarëve sipas statistikës së kohë, para 150 vitesh sillej rreth 4 mijë, para 80 vitesh rreth 40 mijë (jozyrtarisht), ndërsa sot, sipas regjistrimit të fundit, rreth 500 vetë. Një qytet i vjetër, që daton që nga koha e Mesjetës, ku gërshetohet e bukura me të shëmtuarën, luksi me varfërinë, pasanikët me lëmoshtarët, automjetet luksoze me qenjtë e rrugëve. Në bazë të legjendës, emri i tij ndërlidhet me emrin e banorit të parë: bariu Bukur. Jo larg shtëpisë së lashtë të familjes korçare të Sherban Tabakut, përgjatë brigjeve të Dumbovicës, gjendet edhe sot e kësaj dite, kisha e parë e kësaj metropole, emri i së cilës ndërlidhet me emrin e bariut të sipërpërmendur: Biserica Bukur (Kisha Bukur).

 

Me dashurinë dhe krenarinë për vendin e të parëve

 

Në Bukuresht jeton sot e kësaj dite kryeveterani i veteranërisë së sotme shqiptare, Dr. Xhelku Maksuti i cili e meriton një përmendore jo vetëm në zemër të Kërçovës. Këtu jeton edhe Mami Lule, e mbesa e Sejfulla Malishovës (Lame Kodra), me origjinë nga Gjirokastra, e lindur më 17 korrik 1932 në qytetin Braila. Është bijë emigrantësh shqiptarë që kanë ardhur në Rumani më 1930. Braila është qyteti i Naum Veqilharxhit, autorit të Abetares së parë në gjuhën shqipe, ndërsa mami Lule sot banon në një lagjë të bukur të Bukureshtit, në zonën Baba Novak, në afërsi të parkut Aleksandru Joan Kuza, sundimtar i madh i Rumanisë në kohën e të cilit u krijua ushtria dhe policia rumune. Deri në kohën e tij rendin në Rumani e mbanin arnautët (shqiptarët) dhe pandurët. Aleksandru Joan Kuza ra nga pushteti si pasojë e intrigave politike të spiunes serbe Maria Obrenoviç. 

Edhepse është qytet fushor, me do pllaje që nuk arrijnë lartësinë më të madhe se 100 m, Bukureshti ka një relief të këndshëm, me kodrina e lëshime të lehta. Lumi Dumbovica, të cilës i thurrte vargje edhe Asdreni, i bie mespërmes, ndërsa liqenjtë e shumtë, të krijuar përreth qytetit nga lumi Colentina, janë shndërruar në një ilaç mirëbërës për zbutjen e vapave përvëlimtare të verës. Në Rrugën Mashina de Paine (Makina e Bukës) të lagjes Colentina, banonte para një çerek shekulli, Rexhep Asllani i Kotlinës së Kaçanikut, shqiptari që pat marrë pjesë në betejat e Bajram Currit për një Shqipëri Reale. Në një numër të Shqiptarit që filloi të dale falë inisiativës së dr. Xhelku Maksutit, ballafaqohemi me një fotografi të Rexhepit me veshje kombëtare, me koburen dhe orën e dorës që ia kishte dhuruar baca Bajram, Plaku i pavdekshëm Bjeshkëve kreshnike të Dragobisë. Një orë dore ia kish dhënë Bajram Curi në kohën e tij, edhe Mehmet Ismailit nga Shipkovica e Tetovës. Në Bukuresht jetonte deri para disa vitesh Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i Dhimitrit që e kishte lutur historianin e famshëm, Nicolae Iorga, të shkruajë një artikull për Shqipërinë. Në vend të një artikulli, N. Jorga shkroi një libër të tërë, në gjuhën frenge, të cilën e botoi në vitin 1919, në Bukuresht: Breve histoire de l’Albanie et du peuple albanais. 

Bukureshti është qyteteti që të magjeps, që në shikim të parë. Në qendrën e vjetër të tij, janë edhe sot e kësaj dite rrugët ku pat banuar treshi që e kalli flakën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kët metropolë: Gjorgji Gjeçua, Eftim Marko dhe Visar Dodani. Kujtime të bukura për Bukureshtin e dikurshëm kishte edhe xha Nasi, shqiptar i kulluar me origjinë korçare, dashamir i arumunëve dhe hebrenjve. Në një libër që ia ka dhuruar dr. Ismet Dërmaku, lexojmë: “Zotëri Nasi Kristeskut, veteran dhe patriot shqiptar i dëshmuar, në shenjë miqësie dhe respekti” (Bukuresht, 1997). Xha Nasi ishte shqiptari që ruante thesarët e Rilindjes Shqiptare, bukureshtari që përmes intervenimeve të tij e ka bërë të njohur Shqipërinë në një revistë të famshme amerikane, atdhetar i rritur me dashurinë dhe krenarinë për vendin e të parëve, mërgimtari që nga malli ndaj shqipes i shkonte Dhimitër Polenës në vizitë, dhe kur delte të kthehet për në shtëpi, Polena e përcjellte deri te porta e shtëpise, kurse Nasi ia kthente përcjelljen deri te porta e Polenës, dhe kështu deri në mesnatë e përcillnin njëri-tjetrin nga malli për të kuvenduar në gjuhën e perëndive. A nuk është kjo një nga dëshmitë e atdhetarizmit, se shqiptarët pas hebrenjve janë populli më i zgjedhur i Zotit!

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0