Thethi, mrekullia mes bjeshkëve
Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse...
Thethi
Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
Një bukuri natyrore të veçantë të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojes, krijojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.
Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit te Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.
Ky vend piktoresk vizitohet pothuajse çdo ditë nga turiste vendas e të huaj. Thethi mund të quhet: - Turizëm në çdo Stinë.
Ujëvara e Thethit
Ujëvara ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujëvarë të Evropës
Përveç të plazheve të jashtëzakonshme, mundësitë për aventuristët për të parë vende të jashtëzakonshme, e vendeve historike e kulturore, turistët në Shqipërisë mund të shohin e përjetojnë bukuritë e një ujëvare të mahnitshme, raporton albinfo.ch.
Kjo është Ujëvara e Grunasit në Theth. Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti.
Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të lartë së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin.
Ujëvara e Thethit ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujëvarë të Evropës.
Comments (0 posted)
Post your comment