Home | VIP | Lukas Papademos

Lukas Papademos

image
Ish Zv/Presidenti i ECB-së, Lukas Papademos, do të jetë Kryeministri i ri i Greqisë. 

Lukas Papademos, u lind më 1947 në Athinë. Pas përfundimit të Kolegjit të Athinës vazhdoi studimet e larta në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts-it (MIT) në SHBA, ku u doktorua për ekonomi. Në periudhën 1975 - 1984 ishte pedagog i ekonomisë në Columbia University, dhe njëkohësisht punoi si ekspert ekonomik i Bankës federale (Federal Reserve Bank) të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1988 u zgjodh pedagog i shkencave ekonomike në Universitetin e Athinës. Me kthimin në Greqi, u emërua anëtar i këshillit të ekspertëve të ministrisë së ekonomisë kombëtare (1985 - 1988 dhe 1991 -1994). U emërua zëvendësguvernator i Bankës së Greqisë në dhjetor 1993 dhe guvernator i saj më 1994. Të njëjtin vit u emërua anëtar i këshillit të Institutit Financiar Europian dhe ishte kryetar i nënkomisionit të politikës monetare dhe i komisionit të guvernatorëve të bankave qendrore të Komunitetit Europian.

Nga viti 2002 deri 2010 ishte zëvendësguvernator i Bankës Qendrore Europiane dhe pas largimi u emërua këshilltar pa pagesë i kryeministrit Jorgos Papandreu. Që nga viti 2006 është anëtar i Akademisë së Athinës. Puna kërkimore dhe vepra e tij janë përqendruar në çështje të teorisë dhe politikës së makroekonomisë, si strukturimi dhe funksionimi i tregjeve financiare, problemi i falimentimeve, eficenca e mjeteve të politikave monetare dhe ekonomia politike në Bashkimin Europian.


Ish zv/presidenti i ECB-së, Lukas Papademos, do të jetë kryeministri i ri i Greqisë. 64-vjeçari u paraqit dje në selinë e presidentit grek, ku zhvillohen bisedimet për qeverinë kalimtare. Vendi që lindi demokracinë vështirësohet të pranojë konsensusin politik. Treleri politik për shpalljen e kryeministrit të qeverisë së bashkëpunimit, që filloi katër ditë më parë, me marrëveshjen e së dielës midis pozitës socialiste dhe opozitës së djathtë, mbrëmjen e së mërkurës përftoi edhe anën e tij (tragji)komike. Mbledhja e krerëve partiakë e programuar për në orën 19:00 ku do të finalizohej edhe emri i kryeministrit të ri, u anulua pas largimit episodik të kreut të nacionalistëve Jorgos Karaxhaferis, që kishte mbërritur i treti pas kryeministrit në dorëheqje Papandreu.

Më parë, i kishte drejtuar për këtë mesazh kombit dhe kreut  të konservatorëve Samaras. Përzgjedhja e emrit të kryeparlamentarit Filipos Pecalnikos, pasi u spekulua  publikisht edhe me dy emra të tjerë, të përfaqësuesit të Greqisë në FMN Panajotis Rumelotis dhe kryetarit  të Gjykatës Evropiane Vasilis Skuris, ngjalli reagime të mëdha edhe në mesin e socialistëve që i faturojnë idenë e  mbajtjes së referendumit që kompromentoi botërisht imazhin e Greqisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00