Home | VIP | Erdogan njeriu i vitit 2011

Erdogan njeriu i vitit 2011

image
Ky është viti i dytë në të cilin Erdogan ndodhet ndër personat më të votuar në revistën “Time”.
 
 
 
 
 


 


Sipas një lajmi të bërë publik së fundmi, Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan është zgjedhur si personazhi i vitit 2011, nga votuesit dhe lexuesit e revistës prestigjioze amerikane, “Time”. Kryeministri turk është njoftuar nga redaksia e revistës. Por agjencia turke e lajmeve, Anadolu thotë se ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi emri i cili do të zgjidhet si personazh i vitit, do të shpallet nga vetë redaksia, e cila mund të vendosë ndryshe, pavarësisht votimit të lexuesve.
Ky është viti i dytë në të cilin Erdogan ndodhet ndër personat më të votuar në revistën “Time”. Vitin e shkuar, ai ndodhej në krye, si personazhi më i votuar, por pas përhapjes së Wikileaks, ishte Julian Assange ai që e parakaloi, por në fund triumfoi Mark Zuckerberg i Facebook.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00