Martin Schulz
Posti i Presidentit të Parlamentit Europian tradicionalisht ndahet mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Schulz është anëtar i këtij Parlamenti prej vitit 1994.
Sipas një lajmi të bërë publik vetëm pak minuta më parë nga mediat ndërkombëtare, mësohet se pas votimit të bërë sot, është zgjedhur Presidenti i ri i Parlamentit Europian. Nga të njejtat burime, mësohet se Presidenti i ri do të jetë gjermani Martin Shultz. Shultz ka qenë udhëheqës i grupit parlamentar të social-demokratëve në Gjermani. Shultz është zgjedhur President për gjysmën e mbetur të legjislaturës. President i Parlamentit Europian ishte konservatori, Jerzy Buzek. Ka qenë Buzek ai që ka bërë publik rezultatin, ai ka raportuar në Strasburg se në votim kanë marrë pjesë 699 parlamentarë, nga të cilat 29 kanë qenë të pavlefshme dhe 670 të vlefshme. Martin Shultz është zgjedhur me 387 vota, 142 nga konservatorja, Nirj Deva dhe 141 nga liberal-demokratja, Diana Wallisalla Wallis. Kandidatët e tyre për këtë post do të kenë edhe liberalët dhe partitë skeptike ndaj Bashkimit Europian. Posti i Presidentit të Parlamentit Europian tradicionalisht ndahet mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Schulz është anëtar i këtij Parlamenti prej vitit 1994.
Comments (0 posted)
Post your comment