Niko Peleshi
Niko Peleshi, i lindur në Korçë më 11 Nëntor 1970.Ai ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Elektronike.
Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, ka dhënë dorëheqjen pas emërimit të tij nga kryesocialisti Edi Rama si zv/kryeministër në qeverinë e re të mazhorancës së majtë. Duke iu drejtuar këshilltarëve të Bashkisë Korçë, ai deklaroi se vendimi ka qenë i vështirë, por sfida që ka pranuar për të qenë pjesë e ekipit të qeverisë "Rama" është më e madhe. Në fjalën e tij, Peleshi ka falenderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin gjatë punës së tij si kryebashkiak, pavarësisht përkatësive politike.
Niko Peleshi, i lindur në Korçë më 11 Nëntor 1970, është zgjedhur për një mandat të dytë si Kryetar i Bashkisë së Korçës në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Niko Peleshi ka përfunduar studimet e larta për inxhinieri elektronike. Ka punuar fillimisht si sipërmarrës në sektorin e pasurive të patundshme e më pas, gjatë Luftës së Kosovës, për UNHCR. Ai ka drejtuar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Korçës deri në emërimin si Prefekt i Qarkut Korçë në vitin 2004. Në vitin 2007 zgjidhet për herë të parë Kryetar i Bashkisë së Korçës. Niko Peleshi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Comments (0 posted)
Post your comment