Home | VIP | Papa Françesku në Tiranë: " Paqe për shpirtin dhe kombin tuaj!"

Papa Françesku në Tiranë: " Paqe për shpirtin dhe kombin tuaj!"

image
Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.

 

 

 

 

 

 

 

Papa Françesku mbërriti mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise dhe drejtues të Kishës Katolike.

 

Më pas ka nisur në altarin e krijuar në sheshin ‘Nënë Tereza’, mesha e shenjtë e drejtuar nga Papa Francesku. Ati i Shenjtë ka drejtuar bekime për kombin shqiptar duke uruar paqe për shpirtin, zemrën, shtëpinë dhe kombin  shqiptar.

 

Papa Francesku risolli në vëmendje vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin komunist ateist dhe mijera klerike qe u bene viktima te këtij regjimi te eger, ndersa inkurajoi shqiptaret qe ringrihen pas çdo rënieje duke iu referuar simbolit te shqiponjws ne flamurin tone kombëtar, qe fluturon lart dhe rikthehet gjithmonë ne folenë e saj. Ati i shenjte kujtoi se shpresa me e madhe per popullin shqiptar eshte rinia.

 

“Kur po vija rruges per ketu pashe shume te rinj. Jeni një popull i ri, shumë i ri. Ku ka rini ka shpresë”, tha Papa Francesku.

 

Ne Meshen e Shenjte, bashkëkremtojnë me Papa Françeskun edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.

 

Në hapësirën para altarit jane vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

 

Rreth ores 13:10 Papa iu drejtua Nunciaturës Apostolike, ku do te kaloje nje dreke me shpuren papnore dhe me pas eshte planifikuar nje takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, bashke me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

 

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant.  Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

 

Papa Francesku pershendet shqiptaret nga bulevardi ‘Deshmoret e Kombit’

 

Ndalesa e pare e Papa Franceskut me te mberritur ne kryeqytet ishte ne Presidence, ku fillimisht u zhvillua ceremonia e mireseardhjes ne oborrin e institucionit. Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e vecante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare .

 

“Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.

 

Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë për vizitën që po zhvillon në Shqipëri,duke e vlerësuar tokën shqiptare, si një tokë të fisme, të heronjve dhe martirëve.

 

Duke theksuar se liria fetare dhe e shprehjes është kushti themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, një vlerë e paçmuar për paqen.

 

“Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, tha Papa.

 

Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.

 

Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesk pershendeti me nje shetitje te shkurter besimtaret qe ndodhen ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodhen tek sheshi “Skenderbej” dhe me pas u kthye ne sheshin “Nene Tereza”, ku do te mbaje meshen e shenjte. Levizja e Papes eshte zhvilluar me makinen e tij karakteristike te hapur.

 

Emocione te forta kane përshkuar te gjitha momentet qe nga mbërritja e Papa Franceskut ne vendin tone, por veçanerisht emocionues ishte momenti i kalimit te Atit te Shenjte me makinen e tij te zbuluar para turmes së madhe të njerëzve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Papa ndaloi disa here makinen e tij per te bekuar disa femije te vegjel.

 

Ati i shenjtë ka marrë edhe titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili pasi e takoi me të mbërritur në sheshin ‘Nënë Tereza’, mes emocionesh të mëdha i dorëzoi Atit të Shenjtë edhe “Çelësin e Tiranës”.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00