Augustin Bisaku (1927- 2015)
Augustin Bisaku u lind më 20 Prill të vitit 1927 në Bishtazhin të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në moshën rinore ai u dallua si oficer paraushtarak.
Të Enjten në Bishtazhin të Gjakovës ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, një ndër themeluesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, ish - deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës në legjislaturën 1992-1998, Augustin Bisaku.
Augustin Bisaku u lind më 20 Prill të vitit 1927 në Bishtazhin të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në moshën rinore ai u dallua si oficer paraushtarak. Ndërse në vitet 60-të regjimi sllavo-komunist filloi me arrestimet dhe përndjekjet ndaj tij. Për veprimtarinë atdhetare dhe angazhimin rreth ndërtimit të kishës në fshat nga regjimi i atëhershëm qe shpallur "person i padëshirueshëm". Presionet e vazhdueshme të pushtetit të asaj kohe dhe gjendja e rëndë sociale e detyruan të emigrojë për dy dekata në Gjermani, ku u dekorua si punëtor i zellshëm tek gjigandi prodhues i veturave të Mercedesit, Daimler Benz në Hamburg.
Kthimi në vendlindje e frymëzon Augustinin në fillim të viteve 90 -të tërë qenien e tij ta vëjë në shërbim të çështjes kombëtare, fillimisht me shpalljen Kushtetutes së Republikës së Kosovës në Kaçanik e pastaj si deputet në Kuvendin e Kosovës, ku Presidenti Ibrahim Rugova e kishte ngarkuar në postet drejtuese në sektorin për bujqësi.
Augustin Bisaku u shqua edhe për kontributin e tij në shkollimin e gjeneratave të reja, hapjen e Gjimnazit në Bishtazhin dhe ndihmat e vazhdueshme për minatorët dhe familjet e rrezikuara dhe strehimin e refugjatëve gjatë luftës. Në vitin 1989 ai ishte protagonisti kryesor dhe skenarist në realizimin e filmit me vlera kombëtare "Buzmi".
Ceremonia përkujtimore dhe mortore e Tij zhvillohet më 29 Gusht në Kishën Katolike "Zoja Rruzare" në Bishtazhin.
Comments (0 posted)
Post your comment